SHQIPËRIA SHPRESON NË MARRJEN E TRI PIKËVE.Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka publikuar sot një njoftim në faqen zyrtare rreth incidentit në sfidën Serbi-Shqipëri duke njoftuar se ka pranuar ankesat e palës shqiptare dhe asaj serbe, pas vendimit të Komisionit Disiplinor dhe Apelit të UEFA-s.“Në ankesën e bërë në CAS,

Federata e Futbollit e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë kërkojnë anulimin e vendimeve të UEFA-s ose të iu zbuten dënimet.Të dy procedurat janë hapur dhe do të kryhen në përputhje me Kodin për Arbitrazh Sportiv”, thuhet në njoftimin e CAS.Apeli i UEFA-s konfirmoi dënimet e Disiplinës, ku Shqipëria humbet ndeshjen në tavolinë përballë Serbisë me rezultatin 3-0 dhe gjobitet 100 mijë Euro për dronin, ndërsa Serbisë i zbriten 3 pikë, 100 mijë Euro gjobë dhe 2 ndeshje pa tifozë.Më 14 Tetor në Beograd lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit u dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht, ndërsa në të 41’ e pjesës së parë ndeshja u ndërpre për shkak të hedhjes së një fishekzjarri në fushë, por arbitri Aktinson ishte mjaft kontradiktor në raportimet e dërguara në UEFA duke na penalizuar.Vendimin për ndeshjen Gjykata pritet ta marrë pas disa muajsh, Shqipëria shpreson në marrjen e tri pikëve.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË PRITJE TË TË HUAJVE
Artikulli tjetërTË RINJTË DREJT DROGËS E ALKOLIT