CAS vendos drejtesi. Shqiperia fiton 3 pike ne tavoline ne ndeshjen e nderprere me Serbine ne tetorin e vitit te kaluar ne stadiumin e Beogradit. Pritja 9 mujore e gjithë shqiptarëve por mbi të gjitha e komunitetit të futbollit mori fund. Pasi e ka shtyrë dy herë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri CAS ose Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dha një vendim shumë të rëndësishëm.

Ky eshte nje hap i madh për Kombëtaren drejt kualifikimit në Evropian. Tani Shqipëria ka shkuar ne kuoten e 10 pikeve duke bere qe te jete ne vendin e trete aktualisht por me pike te barabarta me Danimarken. Tashme shanset per nje kaulifikim te kuq e zinjeve jane rritur ndjeshem. Me sytë nga CAS nuk ishte vetëm Shqipëria e Serbia por edhe gjithë skuadrat e grupit I si Portugalia e Danimarka. Në CAS kanë apeluar vendimet e Komisioneve të UEFA-s si FSHF ashtu edhe Federata Serbe. Federata jonë ka qenë e qartë në kërkesën e saj 3 pikët për djemtë e De Biasit të cilët u dhunuan në Beograd. Në seancat dëgjimore me të dyja palët gjyqtarët e Arbitrazhit kanë dëgjuar edhe versionet e palëve të përfshira ku për herë të parë është diskutuar edhe për koret raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e 14 tetorit.

Artikulli paraprakEUROPA LEAGUE, KUALIFIKOHET NË TURIN E DYTË KUKËSI
Artikulli tjetërRisite e ngjasme te Facebook dhe whatsapp