PROJEKTI “JICA” NË BUSHAT, ZBRET NË TERREN

Kjo e mërkurë, ka hapur dritën jeshile për implementimin e plote tashme te projektit "Jica" ne territorin e njësise administrative te Bushatit ne Bashkinë Vau Dejës. Përfaqësuesit japonez te këtij projekti janë takuar me kryetarin e Bashkisë Vau Dejes, te cilët i kane garantuar cilësinë ne zbatimin e projekti pas mbledhjes se te dhënave ne terren.

FSHATI DOBRAÇ I RI NË RREZIK NGA SHTYLLAT ELEKTRIKE

Banoret e fshatit Dobrac i Ri jetojne cdo dite te vitit me friken dhe rrezikun e telave elektrike.Ata ngrejne shqetesimin se Operatori i Sistemit te Shperndarjes se energjise Elektrike nuk i eshte pergjigjur asnjehere pozitivsht thirrjes per nderhyrje ndersa nga ana tjeter kjo kompani kerkon likuidimin e faturave dhe debive te cilat sipas ketyre familjeve ia paguajne rregullisht cdo muaj.

DOGANA E HANIT TË HOTIT, NJË PËRFORMANCË NDRYSHE NË SHËRBIME

Ka njohur realisht nje rritje te konsiderueshme, jo vetëm volumi i punës ne piken doganore te Hanit te Hotit, por edhe cilësia e shërbimit te punonjësve te doganës dhe te policisë se Shtetit, çka ka bere qe këto kohet e fundit te ketë tërësisht një përformance ndryshe nga me pare te punës ne doganën e Hanit te Hotit.

LANDFILLI I BUSHATIT NUK GARANTON MBIJETESË ME 3 EU/TON

Landfilli I Bushatit, nuk do të arrije të mbijetojë nëse, çmimi prej 3 eu/për ton, do te mbese I tille. Nje deklarate e tille, ka ardhur nga Drejtori I Landfillit te Bushatit, Albert Markolaj, gjate takimit me zv.sekretarin e shtetit për politiken e jashtme te Zvicres, Georges Martin.

PËRKUJTOHET KRYENGRITJE ANTIKOMUNISTE E POSTRIBËS

Postriba ka përkujtuar 69 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Europën Juglindore. Në këtë përvjetor të rëndësishëm mori pjesë edhe kryetari i PD Lulëzim Basha i cili vlerësoi kontributin e martirëve që dhanë jetën për demokraci.

TATIMET VIJOJNË AKSIONIN, QKR VONESA PËR BIZNESET

Ende bizneset në qytetin e Shkodrës nuk janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Nga ana tjetër drejtoria rajonale e tatim-taksave ka vazhduar me ditën e dytë të aksionit duke bërë kontrolle në të gjithë qytetin. Një prej inspektorëve thotë se pjesa më e madhe e bizneseve kanë marrë liçensat.

KONFISKOHET BIZNESI PRANË QKR, ISHTE PA LIÇENSË

Aksioni i dites se marte nga grupet e tatimoreve është perqendruar ne qendren e qytetit te Shkodres.Ajo qe bie ne sy eshte prania e informalitetit edhe ne subjektet qe operojne prane institucioneve vendore dhe shteterore .Mesa duket nuk ka dhene frutet e duhura parajmerimet e shumta nga ana e tatimeve ndaj ketij biznesi i eshte konfiskuar I gjithe materiali qe sherbente si bar kafe prej vitesh.

PERFAQESUES TE SHTETIT TE ZVICRES VIZITOJNE BASHKINE SHKODER

Një delegacion nga Zvicra me ne krye ambasadorin e këtij vendi Christof Graf dhe Zv.Sekretari i shtetit për Punët e Jashtme të konfederatës se Zvicres Georges Martin realizuan një vizite kortezie ne ambientet e Bashkisë Shkodër.

HAPËSIRAT PUBLIKE, AS PEMËT DHE LULET NUK SHPËTOJNË

As ata që kanë mbjellur pemë apo kane vendosur vazo me lule në trotuare për t’i zbukuruar nuk do të lejohen që të qëndrojnë dhe duhet që t’i heqin sa më parë. Grupet e rajoneve që po punojnë për lirimin e hapësirave publike kanë urdhëruar disa pronarë pranë ish- 5 heronjve që të lirojnë trotuarin edhe pse kanë investuar për gjelbërimin dhe zbukurimin e asaj pjese.

LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE, DEBATE NË ZONËN E RUSIT

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga bashkia Shkodër vijon pa ndërprerje. Në zonën e Rusit e cila është një prej pikave më problematike rajoni numër 3 bashkë me policinë bashkike kanë nisur lirimin e trotuareve.

BOTA