ARRESTOHEN INSPËKTORËT TATIMORË TË SHKODRËS

Askush nuk e ben publike nga policia e Shjkodres por deshmitare okulare, kane vertetuar per Star Plus, se 4 persona, punonjes te taitimeve jane shoqeruar ne policine e shkodres nen akuzen e shperdorimit te detyres. Burime prane policise se Shkodres nuk e pohojne nje fakt, tille edhe pse ato jane shoqeruar qe prej ores 20 te se enjtes ne ambjentet e polciicsse se Shkodres, nderkohe qe policia e Shkodres nuk ben publike nje rast te tille.

ADEMI TAKIM ME KRYEBASHKIAKUN E USKUDAR NË TURQI

Në një vizitë kortezie kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi priti në një takim kryetarin e bashkisë Uskudar në Turqi Hilmi Turkmen. Gjatë kësaj vizite palët folën për mundësitë e bashkëpunimit. Kryebashkiakja Ademi propozoi që të përcaktohen disa pika konkrete.

MYFTIU I SHKODRËS TAKOHET ME KRYEBASHKIAKEN VOLTANA ADEMI

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, zhvilloi një vizitë kortezie ne ambientet e bashkise shkoder ku eshte takuar me kryetaren e zgjedhur Voltana Ademi, duke i uruar kesaj te fundit mbaresi ne detyren e re si Kryebashkiake.

RESHJET E SHIUT, TRAFIKU NË SHKODËR PROBLEMATIKË NË VEHTE

U rikthyen reshjet, por së bashku me to, edhe trafiku i rënduar në rrugët e qytetit te Shkodres. Kamera e Star Plus TV, ka vëzhguar nga afër qendrën e qytetit te Shkodrës rreth orës 11 të paradites të së enjtes, duke u përballur me një trafik kaotik, dhe të pashpjegueshëm, edhe pse forcat e policisë kane qene pikërisht aty, nuk kanë arritur për disa minuta të zgjidhin kaosin e krijuar.

NISIN RESHJET, PRITEN STUHI QË DO TË PREKIN SHQIPËRINË

Shqipëria pritet të përfshihet nga një stuhi e pazakontë për fillim shtatorit.  Faqja e specializuar për parashikimin e motit accuëeather.com vlerëson se stuhia që pritet të shkaktojë reshje të dendura shiu aq sa për të rrezikuar përmbytje do të përfshijë pellgun e shteteve ballkanike, Italinë dhe Afrikën veriore.

ADEMI PREZANTON ADMINISTRATORIN E BËRDICËS

Aleksandër Pashuku është prezantuar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi si administratori i ri i Bërdicës. Në fjalën e saj kryebashkiakja përmendi disa prej problematikave të asaj zone.Ish-kryetari i komunës Bërdicë Besnik Brahimi u tregua kritik sepse sipas tij nuk është njoftuar.

“DITËT E TURQISË”, PËRFSHIJNË QYTETIN E SHKODRËS

Nën tingujt e muzikës turke, kanë nisur aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Turqisë” organizuar nga institute ynus Emre në qytetin e Shkodres. Pedonalja e Shkodrës, është mbushur me elementë të kulturës turke, ekspozuar nga minibashkitë e Stambollit në Turqi. Halil Ibrahim Izgi, përfaqësues I bashkisë USKUDar, është shprehur se Shkodra është motra jonë, dhe prezenca e bashkisë Uskudar, në këtë panair që hapi siparin me 8 Shtator, dhe që do të zhvillohet per tre dite me radhe është një kënaqësi e veçantë.

DRKK: THIRRJE DONATORËVE PËR RESTAURIMIN E URËS SË BUNËS

Drejtoria rajonale e kulturës Shkodër kërkon një ndërhyrje sa me emergjente ne urën e vjetër të Bunës pasi situata paraqitet vërtet alarmante.Edhe pse drejtorja e këtij institucioni Majlinda Lacaj pranon se është miratuar një projekt për rehabilitimin e saj kjo e fundit e shikon mese te nevojshme ndihmën e disa donatoreve pasi shifra është konsiderueshme e larte.

PROJEKTI “JICA” NË BUSHAT, ZBRET NË TERREN

Kjo e mërkurë, ka hapur dritën jeshile për implementimin e plote tashme te projektit "Jica" ne territorin e njësise administrative te Bushatit ne Bashkinë Vau Dejës. Përfaqësuesit japonez te këtij projekti janë takuar me kryetarin e Bashkisë Vau Dejes, te cilët i kane garantuar cilësinë ne zbatimin e projekti pas mbledhjes se te dhënave ne terren.

FSHATI DOBRAÇ I RI NË RREZIK NGA SHTYLLAT ELEKTRIKE

Banoret e fshatit Dobrac i Ri jetojne cdo dite te vitit me friken dhe rrezikun e telave elektrike.Ata ngrejne shqetesimin se Operatori i Sistemit te Shperndarjes se energjise Elektrike nuk i eshte pergjigjur asnjehere pozitivsht thirrjes per nderhyrje ndersa nga ana tjeter kjo kompani kerkon likuidimin e faturave dhe debive te cilat sipas ketyre familjeve ia paguajne rregullisht cdo muaj.

BOTA