RIATDHESOHEN SHTETASIT SHQIPTARË

Verzelen: ASNJË PERSON NUK DO TË FITOJË AZIL POLITIK APO EKONOMIK.Rreth 38 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen janë kthyer në Rinas për t’u riatdhesuar nga shteti belg.

KEPI: UJËSJELLËSI, HUMBJE TË MËDHA NË RRJET

“25O MLN LEKË TË VJETRA NË VIT ËSHTË BORXHI YNË NDAJ OSHEE”. Ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve vijon të ketë një nivel të lartë të humbjeve.

MENAXHIMI I SHKOLLAVE TË MESME PROFESIONALE

FRESKU: SHKOLLA PYJORE MUND TË KETË NJË STRUKTURIM TË RI DHE DEGË TË REJA.Kalimi i shkollave profesionale në varësi të Ministrisë së Mirëqënies Sociale ka bërë që të nisë zhvillimi i takimeve intensive. Ditët e fundit të gjithë drejtorët e shkollave profesionale kanë patur një mbledhje në Ministri ku është diskutuar për mënyrat se si do të menaxhohen këto shkolla. Rreth takimit flet drejtorja e shkollës pyjore “Kolë Margjini” Zhuljeta Fresku.

PËRFUNDON HYRJA E SHKODRËS

PAS STËRGJATJES TË PUNIMEVE I JEPET FUND ZBATIMIT TË ATIJ PROJEKTI.Në hyrjen e qytetit të Shkodrës përfundojnë punimet që kishin nisur prej kohësh. Pas shtyerje të herë pas hershme të mbylljes së atij projekti dhe debateve të panumërta në rang lokal e qëndror në hyrjen e Shkodrës i është dhënë fund punimeve.

SHEMBET SHTESA NË NJË SHTËPI TË VJETËR

ISHTE E NDËRTUAR PA LEJE, VUÇINI: DO VIJOJMË KËTO AKSIONE. Në një shtëpi të vjetër në rrugën “Edit Durham” në qytetin e Shkodrës është shembur një pjesë e saj nga inspektoriati i ndërtimit në Bashkinë Shkodër. Pranë banesës së vjetër kishte një shtesë të bërë në mënyrë të paligjshme vitet e fundit duke bërë që inspektoriati të vendosë ta prishë.

12 FAMILJEVE OSHEE I NDËRPRET ENERGJINË

SHKAK NJË GJOBË E 2011-ës, BANORËT: E PADREJTË, TË GJEHET FAJTORI. 12 familje në lagjen “Daniel Matlija” të qytetit të Shkodrës kanë mbetur pa energji elektrike sepse OSHEE ka ndërprerë furnizimin me energji për shkak të një gjobe që në vitin 2011. 

GATI RIKONSTRUKSIONI PËR SHKODËR-MES

DEDVUKAJ: NË ATË SEGMENT DO TË KETË NJË INVESTIM SERIOZ, PUNIMET ME CILËSI .Rruga prej 4 kilometër Shkodër – Mes do të rikonstruktohet. Është drejtori i autoritetit rrugor të veriut Nikolin Dedvukaj ai i cili bën të ditur se tashmë aksi Shkodër-Mes do të ketë krejtësisht një tjetër pamje.

VENDORËT, OSHEE NË VAU DEJËS

MARKU: NUK JAM DEBITOR, AKSIONET JANË POLITIKE.Kryetari I Bashkise Vau Dejes, ka qene kryetari I radhes I njesive vendore qe rezulton debitore ne sistemin e OSHEE ne Shkoder. Gjate kesat te diele, perfaqesues te OSHEE, I jane drejtuar Vau Dejesit, per te shkeputur energjine per kryetarin e kesaj njesie vendore.

3 KRYETAR KOMUNASH DEBITOR NDAJ OSHEEE

ME FATURA TË PAPAGUARA XHEVAT MOLLCA, LEKË BIBAJ, RROK DODAJ.3 kryetar të komunave të Qarkut Shkodër rezultojnë debitor ndaj operatorit të shpërndarjes të energjisë elektrike. Kanë mjaftuar vetëm pak ditë që OSHEE të skanojë të gjithë kryetarët e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Shkodër dhe të gjithë Shqipërisë.

AKU NIS KONTROLLET PËR FESTA

ERKOÇI: KRYESISHT TË FOKUSUAR TEK PRODUKTET USHQIMORE DHE RESTORANTET.Në prag të festave të fundvitit autoriteti kombëtar I ushqimit ka nisur kontrollet në të gjitha subjektet. Kryesisht vëmendja është përqendruar tek tregtimi i produkteve ushqimore dhe restoranteve apo edhe mencave të konvikteve e institucioneve të ndryshme.

BOTA