“DOSJET E KOMUNIZMIT TË HAPEN POR JO SIÇ DO RAMA”

NDREGJONI: PARTIA E KRYEMINISTRI KA MANIPULUAR KËTO DOSJE. Hapja e dosjeve të komunizmit duhet bërë pa asnjë ekuivok dhe jo ashtu siç ka dëshirë kryeministri Edi Rama.

TË PËRNDJEKURIT KUNDËR 29 NËNTORIT

UNIONI: NUK ËSHTË FESTA E ÇLIRIMIT POR DITA MË E ZEZË E HISTORISË SHQIPTARE. Unioni mbarëkombëtar i ish-të përndjekurve politik bashkë më shoqatën e ish- të përndjekurve kanë zhvilluar një takim në qytetin e Shkodrës si reagim ndaj festimeve të 29 nëntorit i cilësuar nga qeveria si 70-vjetori i çlirimit që për këtë shtresë nuk është gjë tjetër veçse marrja e pushtetit nga diktatori Enver Hoxha.

“NDAL DHUNËS NDAJ GRAVE”

MARSHIM PAQEJE NË SHKODËR, NË KUADËR TË AKTIVITETEVE SENSIBILIZUESE .Ky aktivitet është zhvilluar ne kuadër te hapjes se fushatës 16 ditore te aktivizimit kundër dhunës me baze gjinore dhe si qellim kryesore te tij kishte ndërgjegjësimin e komunitetit.

S’KA FONDE PËR RRUGËN E KOMANIT

DREJTORI I AUTORITETIT RRUGOR FLET PAS AKSIDENTIT TRAGJIK NË ATË AKS.Dy ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën 3 personave në aksin Koman – Vau Dejës drejtori i Autoritetit Rrugor për Veriun Nikolin Dedvukaj, thotë se qeveria nuk ka patur mundësi që të investojë këtë vit në atë segment.

“5 HERONJTË” PUNIMET NË PËRFUNDIM

DONIKU: BRENDA DY DITËVE SHESHI DO TË JETË GATI PËR INAUGURIMIN. Punimet per ndertimin e sheshit ku eshte vendosur tashme busti i “5 Heronjve te Vigut” po vijojne me intensitet pasi kane mbetur vetem pak dite nga dita e e inaugurimit me rastin e pervjetorit te 70 te çlirimit te atdheut.Punimet jane ne fazat perfundimtare dhe mendohet qe Brenda dy ditesh sheshi te jete gati, nderkohe ne menyre te vazhdueshme punimet po inspektohen nga drejtuesit vendore por gjithashtu nga drejtoret e institucioneve te Shkodres.

ULET ME DYFISH ÇMIMI I SHERBELËS

KRYETARI I SHOQATËS TË FERMERËVE CANAJ: KA RËNIE EDHE NË EKSPORT. Është ulur dyfish çmimi i sherbelës e po ashtu edhe shitjet kanë rënë në një masë të konsiderueshme.

OSHEE UL RITMIN E ARRESTIMEVE

AKSIONET MË SHUMË PËR TË FUTUR FRIKËN SE SA NJË VENDOSMËRI. Plan veprimi kombëtar për ndëshkimin e atyre që abuzojnë me energjinë elektrike duket se më shumë ishte një shfaqje e radhës e qeverisë se sa një vendim serioz për t’i shkuar deri në fund. Të paktën kështu po rezulton për qarkun e Shkodrës. Prej gati një muaji vala e arrestimeve apo shpalljes në kërkim dhe procedimit penal për që abuzonin me energjinë elektrike ka rënë ndjeshëm.

SHKODRA, MBËSHTET PROTESTËTN E PD

ÇOBAJ: KJO ËSHTË NJË PROTESTË EKONOMIKE PËR TË DREJTAT E QYTETARËVE. Qytetaret Shkodranë I janë bashkuar protestës, së iniciuar nga Sindikatat dhe mbështetur nga Partia Demokratike.

ENERGJIA DHE TAKSAT, OPOZITA NË PROTESTË

RRETH 200 MIJE QYTETARË PROTESTË NË SHESHIN SKËNDËRBEJ. Nën thirrjet dhe pankartat “Duam punë dhe dinjitet” mijëra simpatizantë dhe militantë demokratë, të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha, janë bërë pjesë e protestës së kësaj force politike përpara kryeministrisë kundër kushteve ekonomike dhe sociale të qeverisë aktuale.

INVESTITORËT GJERMANË INTERES PËR BUSHATIN

PRODHIMET BUJQËSORE, MUNDËSI PËR EKSPORTIN NË EUROPË. Oberland, nje nga fermat me te medha ne Mynih te Gjermanisë, ka shfaqur interes per investuar dhe bashkëpunuar me fermeret e zonës se Bushatit.

BOTA