ENERGJIA, OSHEE NË AKSION

DREJTUES TË OSHEE APEL ABONENTËVE QË TË PAGUAJNË. Operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike, i shtrirë në të gjithë vendin, ka vijuar edhe sot në ditën e dytë, ku sërish kanë rënë në pranga biznesmenë apo familjarë që kanë kryer lidhje të jashtëligjshme. Ashtu siç pritej në Shkodër, një ndër rrethet më problematike sa i përket vjedhjes së energjisë elektrike, numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni ka qenë më madh. 

BY PASS-i, TAKOHEN LUKA E RADOVANI

PRITET QË NË DITËT NË VIJIM TË GJENDET NJË ZGJIDHJE PËR TA MBROJTUR. By Pass-i i Shkodrës, projekt i dështuar pa nisur mirë duket se mund të ketë një zgjidhje për ta ruajtur nga dëmtimi e shkatërrimi i përditshëm që po i bëhet në shumë pjesë të tij. Këto ditë dy drejtuesit vendor të Shkodrës, Lorenc Luka kryetar i Bashkisë dhe Paulin Radovani, prefekt i qarkut Shkodër kanë thyer akullin politik dhe janë ulur sëbashku për të diskutuar në lidhje me problematikën e madhe të By Pass-it.

BASHKIA E SHKODRËS, BUST PËR BERTOLD

LUKA: SHKODRA I DETYROHET SHUMË KONTIT BERTOLD. Nga kjo e mërkure ne sheshin para Bashkise se Shkodres gjendet busti i kontit autriak Leopold Bertold i cili dha nje kontribut te pacmueshem per mbrojtjen e teresise territoriale te Shkodres gjate viteve 1912-1913 kur u zhvillua Konferenca e Londrës.

ENERGJIA, NISIN ARRESTIMET

OSHEE PO KONTROLLON ME GRUPE TË SHUMTA NË TERREN, 5 SHTETAS NË PRANGA. 5 shtetas janë arrestuar në Shkodër, 1 është shpallur në kërkim dhe 2 po ndiqen në gjëndje të lirë për abuzime me energjinë elektrike.

SPIROPALI KOMENTON “RAPISCAN”

TENDERAT E KALUAR, KANË QENË TË GJITHA NË DËM TË BIZNESIT Është avokatura e shtetit, e cila po merret me mbrojtjen e shtetit shqiptar kundrejt kompanisë Amerikane “Rapiscan”.

DH.A.T, MBLEDH FORUMIN E BIZNESIT

SPIROPALI: DOGANAT SHQIPTARE DO T’JU MBËSHTESIN. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka organizuar ne “Hotel Colosseo” Shkodër, aktivitetin “Forum Biznesi” me komunitetin e biznesit të Rajonit të Shkodrës, ku e ftuar ka qenë edhe Elisa Spiropali, Drejtore e Përgjithshme e Doganave.

LIGJI ANTI DUHAN, ZBATUESHMËRIA NË SHKODËR

GJYLI: DERI TANI SKA PASUR MASA NË VAZHDIM DO NDËRHYJMË. Inspektoriati i higjenes vijon kontrollet në terren për zbatimin e ligjit antiduhan me dy turne duke qene se subjektet po abuzojnë.

KONTROLLI TATIMOR, PUNONJËSIT ABUZOJNË

LERA: VETËM 5 SEKUESTRIME, DO SHTOJMË KONTROLLET. Abuzimet dhe moskorrektësia e punonjësve te drejtorisë rajonale te tatimeve bën qe puna ne terren për pajisjen me kasa fiskale te mos jete eficente dhe rezultatet e sekuestrimeve te jene te ulëta.

TRE BORËPASTRUESE PËR ZONAT MALORE

DANI: TË MJAFTUESHME PËR TË MBAJTUR NËN KONTROLL SITUATËN.

“3 VJET BURG KUSH VJEDH ENERGJINË”

KRYEMINISTRI RAMA PREZANTON STRATEGJINË PËR MBROJTJEN E ENERGJISË. Duke filluar nga sot kushdo që vjedh energjinë elektrike nuk do të ndëshkohet me gjobë, por do të dënohet me 3 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorët parashikohet dënim me 5 vite.

BOTA