“3 VJET BURG KUSH VJEDH ENERGJINË”
KRYEMINISTRI RAMA PREZANTON STRATEGJINË PËR MBROJTJEN E ENERGJISË. Duke filluar nga sot kushdo që vjedh energjinë elektrike nuk do të ndëshkohet me gjobë, por do të dënohet me 3 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorët parashikohet dënim me 5 vite.
ENERGJIA. SI ËSHTË SITUATA NË SHKODËR
SIPAS TË DHËNAVE NGA MINISTRIA, HUMBJET JANË 37 %. Koha kur qyteti i Shkodrës renditej në vendin e fundit përsa i takon faturimit të energjisë elektrike, duket se i ka ardhur fundi. Referuar statistikave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bëhet me dije se në qytetin e Shkodrës, niveli i arkëtimeve është rreth 60 % përqind, ndërkohë që pas aksioneve të OSHEE-së, janë ulur edhe humbjet në rrjet, të cilat përcaktohen në 37 %.
KRAJA: BLLOKIMI I KANALEVE, SHKATËRRUESE PËR BUJQËSINË
DREJTORI RAJONAL I BUJQËSISË FLET PËR MASAT NË RAST TË PËRMBYTJEVE.
SKANDON AFATI PËR ABUZUESIT E ENERGJISË
NGA KJO E HËNË DO TË NISIN AKSIONET NË TË GJITHË VENDIN .
PAULIN RADOVANI NË KRYE TË BASHKISË SHKODËR?!
PREFEKTI MOHON KANDIDIMIN, POR NUK PËRJASHTON ASGJË.“Nëse nuk mbetet kush tjetër për Shkodrën, pranoj të kandidoj për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë. Punë duam të gjithë, por s’kam mbetur për bukë goje për të marrë një rrogë në Bashki”.
AKTI NORMATIV, ZGJIDH NDIHMËN EKONOMIKE
PREFEKTI RADOVANI PREMTON ZGJIDHJE, “5 HERONJT” NË KOMUNËN RRETHINA.Ndihma ekonomike e cila prej 11 mujash është e bllokuar për komunën e Shalës mund të gjejë një zgjidhje me një akt-normativ që prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani pret të miratohet nga kryeministri Rama.
VIJOJNË AKSIONË PËR NDËRTIMET PA LEJE
KËTË RADHË INSPEKTORIATI PRISH 5 OBJEKTE NË LAGJEN “MARK LULA”. 5 objekte pa leje në qytetin e Shkodrës janë prishur nga inspektoriati i ndërtimeve në Bashkinë Shkodër. Në vazhdën e aksioneve ky inspektoriat kësaj here është fokusuar në lagjen “Mar Lula”.
BSPSH KUNDËR RRITJES TË ÇMIMIT TË ENERGJISË
KALAJA: NË RAST SE QEVERIA MERR KËTË HAP DO ZHVILLOJMË PROTESTA.Rritja e çmimit të energjisë elektrike që po tenton të bëjë qeveria shqiptare sipas “Bashkimit të Pavarur të Sindikatave” është e padrejtë.
OSSHE, LË FUSHË ARRËSIN PA ENERGJI
QAFA: NDËRPRERJA E ENERGJISË ËSHTË TËRËSISHT POLITIKE. Operatori I Shperndarjes se Energjise Elektrike ne rrethin e Pukes I nderpret energjine elektrike bashkise se Fushe Arrezit per shkak te debive te akumuluara nder vite.
MINISTRIA E FINANCAVE TË AUSTRISË NË SHKODËR
TAKIM KONSULTUES PËR HARTIMIN E BUXHETIT TË BASHKISË. Përfaqësueses të ministrisë së financave të Shqipërie dhe Austrisë ne bashkëpunim me bankën botërore kanë realizuar ketë të premte në Bashkinë e Shkodrës një takim konsultues sa I takon hartimit të buxheteve në nivel të njësive vendore.