RAMA DO TË SHKOJË NË BEOGRAD

KRYEMINISTRI PËR REUTERS, NUK DO TË NDIKOHEM NGA TENSIONET.

RAMA NË BEOGRAD, AMBASADA E KONFIRMON

AMBASADORI SHQIPTAR, ILIR BOÇKA BËN PUBLIKE MASAT E MARRA.Ne Beograd te gjithe pop resin kryeministrin Rama.

NISIN AKSIONET PËR NDËRTIMET PA LEJE

NË RRUGËN “ISUF SOKOLI” INSPEKTORIATI I BASHKISË SHEMB 4 OBJEKTE.Inspektoriati i ndërtimit në Bashkinë Shkodër ka ndërmarrë një aksion për prishjen e disa ndërtimeve pa leje në rrugën “Isuf Sokoli”. Për 4 objektet të ndërtuara vitet e fundit në trotuare poshtë pallateve vendimi është marrë nga Bashkia e Shkodrës.

NËNSHKODRA, MENAXHIM PËRMBYTJEVE

DANI: PARAMETRA EUROPIANË PËR PËRBALLIMIN E PËRMBYTJEVE. Prefektura shkoder si perfaqesuese e qarkut me te rrezikuar nga permbytjet ka qene vemendja e ketij projekti. Specialisti I emergjencave civile Pellumb Dani tregoi per starplus per planet e menaxhimit te permbytjeve te komunave te nenshkodres. 

GJYLI: USHQIMET NË TREGJE PËRGJEGJËSI E AKU

SHEFI I HIGJENËS TEK SHËNDETI PUBLIK FLET PËR TREGUN E RUSIT DHE ZDRALES. “Tregjet e fruta-perimeve të Rusit dhe Zdrales na vrasin të gjithëve”.

VELIPOJË, SEZONI TURISTIK U MBYLL ME SUKSES

UJKA: KEMI REALIZUAR PRITSHMËRITË E TË ARDHURAVE. 

PËRMBYTJET, PLAN RAJONAL MENAXHIMI

SPAHIU: QEVERIA SHQIPTARE E MBËSHTET KËTË PROJEKT.Ka vijuar dita e dyte e takimit rajonal te punes per projektin e menaxhimit te rrezikut te permbytjeve ne pjesen e poshtme te drinit e bunes me prezantimin e sistemit te paralajmerimit te hershem. Sekretariati teknik I keshillit kombetar te ujrave eshte nje structure e re e krijuar se fundmi nga qeveria prandaj perfaqesuesi I ketij sekretariati tregoi per mbeshtetjen e qeverise ndaj ketij projekti.

SIMBOLET KOMBËTARE, PËRLESHEN NXËNËSIT

SITUATË E TENSIONUAR NË TUZ, PLAGOSEN LEHTË 6 NXËNËS. Gjashtë vetë morën plagë gjatë një përleshjeje në Tuz, e cila është shkaktuar nga ndeshje të ndërprerë e futbollit në mes të Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd. 

SERBËT, SULMOJNË FAQEN E UNIVERSITETIT

LËSHOHET NJE FOTO ME MBISHKRIMIN “KOSOVA ËSHTË SERBI”. Faqja zyrtare e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" unishk.edu.al,  është sulmuar nga Hacker-at serbë. Grupi i hakerëve serbe kane sulmuar faqen zyrtare te universitetit te shkodres, “luigj gurakuqi” unishk.edu.al, Aty ata kanë lënë një mesazh për vendosjen e shenjës së tyre në faqe, duke postuar dy foto, ate te bogdanovic duke djegur flamurin shqiptar ne itali ne vitin 2010 por edhe mbishkrimet kosova eshte serbi.

SULMOHET AMBASADA SHQIPTARE NË PODGORICË

FATMIRËSISHT NUK KA TË LËNDUAR VËTËM DËME MATERIALE. Ambasada jonë shqiptare në Podgoricë është sulmuar dhe qëlluar me gurë rreth orës 09:30 të se enjtes ndërsa 3 persona janë arrestuar për incidentin.Ministria Jonë e Punëve të Jashtme është vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe i ka dërguar notë protestë qeverisë malazeze.

BOTA