MËSUESIT E RINJ ME KONKURS

MAS: ARSIMTARËT JASHTË PROFILIT EDHE JASHTË SISTEMIT. Mësuesit që punojnë jashtë profilit apo nuk kanë arsimin përkatës nuk do të jenë më pjesë e sistemit. Specialiste te ministrise se arsimit kane argumentuar se nuk eshte e udhes që një i diplomuar për Agronomi apo Juridik të japë lëndën e Gjeografisë dhe Historisë, sikundër është konstatuar.

BY-PASSI, BASHKIA RREZIKON GJOBËN

TËRTHORJA: PO VERIFIKOHEN TË GJITHA NJËSITË QË NUK ZBATOJNË LIGJIN. Bashkia Shkodër mund të gjobitet për të dytën herë. Drejtori i inspektoriatit shtetëror të mjedisit Edmond Tërthorja thotë se për dëmtimin e By Pass-it të Shkodrës avokati i popullit i ka dërguar një letër ku i bën thirrje për të marrë masat e duhura.

“NJË DITË PAS VIZITËS SË KRYEMINISTRIT”

BANORËT NË ISH BLLOKUN E PALLATEVE VAU DEJËS SHPRESOJNË. Rruga në ish-bllokun e pallateve Vau Dejës në qytetin e Shkodrës sipas banorëve ka qenë krejtësisht e amortizuar. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama inspektoi punimet aty duke bërë edhe një debat me banorët të cilët shpresojnë që me investimin që po bëhet situata të ndryshojë. 

RAMA INSPEKTON VELIPOJËN

KRYEMINISTRI PREMTON RRUGËN PLAZH – SHKODËR, POR EDHE LEGALIZIMIN. Qeveria shqiptare shumë shpejt pritet të nisë procesin e legalizimit për shtëpitë e dyta.

RAMA KËRKON PROJEKT PËR STADIUMIN

KRYEMINISTRI TAKOHET ME ISH PRESIDENTIN FUSHAJ DHE BIZNESMENË TË TJERË. Ashtu si Elbasani edhe Shkodra mund të ketë një stadium modern. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar stadiumin “Loro Borici”. Në prezencën e të gjithëve kryeministri ka kërkuar nga deputeti Agron Çela dhe biznesmeni Valter Fushaj të paraqesin një projekt në mënyrë që qeveria ta financojë. 

DLDP, BUSHATI PRET KOMITETIN KOORDINUES

GRAFF: SHËRBIMI NDAJ QYTETARËVE OBJEKTIVI YNË.Komuna e Bushatit, ka qene mikpritesja e radhes e komitetit koordinues te DLDP-se ne Shkoder. Prezent ne kete takim koordinues mes 20 perfaqesuesve te njesive vendore ka qene edhe ambasadori i zvicres ne Shqiperi, Christoph Graf. Ne fjalen e hapjes si i zoti i shtepise, kryetari i komunes Bushat Zef Hila evidentoi vlerat e komunes se Bushatit por edhe projektet dhe bashkepunimet me DLDP dhe Qeverine e Zvicres.Christoph Graf, Abmasadori i zvicres ne Shqiperi, gjate fjales se tij deklaroi se pikerisht keto takime behen me qellim qe ne se bashku me projektet tona te jemi me afer komunitetit. 

RAMA, NGA VELIPOJA NË RRETHINA

AXHENDA 1 DITORE E KRYEMINISTRIT SHQIPTAR NË QARKUN E SHKODRËS. Ashtu sic ishte paralasjmeruar me heret nga Star Plus, kryeministriu Rama ka zbarkuar gjate kesaj te premte ne qarkun e Shkodres. I shoqeruar nga deputete dhe drejtues te qarkut te Shkodres, Rama ka nisur turin e takimeve te tij, ne plazhin e velipojes.

SA I NJOHIM RREGULLAT E QARKULLIM RRUGOR

SHKODRANËT: KRYESISHT I RESPEKTOJMË, POR SHOFERËT ECIN ME SHPEJTËSI. Duket se ne teori te gjithë jemi të gatshëm qe të respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor por ama sa e bëjmë ne ketë? Kamera e Star Plus ka fokusuar sot disa nga rrugët kryesore te qytetit te Shkodrës, ku duket qarte qe as këmbësoret e as shoferet nuk I zbatojnë këto rregulla.

AMBASADORI ZVICERAN NË LANDFILLIN E BUSHATIT

HILA: KY INVESTIM TASHMË KA MARRË NJË PAMJE KREJT TJETËR. Ambasadori zviceran ne SHqiperi, Christof Graff, ka zhvilluar viziten e tij te pare zyrtare jashte kryeqytetit ne Komunen e Bushatit.

SEMAFORËT, NJË PROJEKT NË TENTATIVË

SHKODËR, SHKON DËM INVESTIMI PREJ 15 MILION LEKËSH. Projekti i vitit 2003 per permiresimin e sinjalistikes vertikale ne qytetin e shkodres me vendosjen e semaforeve ne kryqezimet kryesore te qytetit mund te themi se eshte nje deshtim. Ky investim prej 15 milion lekesh ka mbetur ne tentative pasi ajo qe duket sot pas rreth 10 vitesh jane thjesht disa semafore jofunksionale e te demtuar.

BOTA