APELI LIRON KRYEKOMUNARIN E GRUEMIRËS

LIROHET EDHE ISH-DREJTORI I HIPOTEKËS NË MALËSINË E MADHE.Kryetari i Komunës Gruemirë lirohet nga burgu pas vendimit të gjykatës së apelit të Shkodrës. Po ashtu është liruar edhe ish-drejtori i hipotekës në Malësinë e Madhe, Asim Burgaj. Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë të gjykatës së shkallës së parë të rrethit Shkodër, ku nga “arrest me burg” është vendosur ndryshim në “detyrim me paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë Shqipërisë.

ENERGJIA, SHKARKOHET KREU I ARSIMIT NË M.MADHE

VLASH LINADI ISHTE DEBITOR I ENERGJISË, MAS APEL DREJTUESVE .Ministria e Arsimit ka shkarkuar Drejtorin e Arsimit në Malësinë e Madhe Vlash Linadi, pasi ka rezultuar debitor i energjisë elektrike.Sipas Ministrisë së Arsimit, pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga Drejtoria e Arsimit Rajonal Shkodër dhe ballafaqimit të tyre me të dhënat e derguara nga OSHEE, rezulton se drejtori i Zyrës Arsimore të Malësisë së madhe, është debitor në masën 130,490 lekë ndaj operatorit të shitjes së energjisë elektrike.

DEBATE MES PREFEKTIT E BANORËVE TË “STADIUMIT”

PREFEKTI: PRO STADIUMIT, BASHKIA T’JU DALË ZOT, BANORËT: DUAM SQARIME ZYRTARE.Banorët që rrezikojnë tu shemben shtëpitë përreth stadiumit “Loro Boriçi” kanë arritur që të takohen me prefektin e Qarkut Shkodër Paulin Radovani i cili i ka bërë me dije se stadiumi duhet të rikonstruktohet por mundësisht me sa më pak shembje shtëpish.

VUKSANI: NJË FADROMË NUK MJAFTON PËR SHALËN

KRYEKOMUNARI: PRITET DIMËR I VËSHTIRË, TË QËNDROJNË NË GATISHMËRI.“Vetëm një fadromë nuk është e mjaftueshme në sezonin dimëror për Komunën Shalë”. Kështu shprehet kryetari i komunës Shalë Balë Vuksani.

BEJKO: DO TË VIJOJ TË MBËSHTES RILINDJEN

ISH ZV MINISTRIA E MJEDISIT, REAGON NE RRJETET SOCIALE PAS SHKARKIMIT TË SAJ.Vetem dy dite pas shakrimit zyrtar te saj per mos pagesen energjise elektrike ne banesen e saj te dyte ne plazhin e Velipojes, ka reaguar me nje postim ne rrjetet sociale, ish zv ministria e Mjedisit Diana Bejko.

ZJARRËFIKËSET: KUJDES ME FISHEKZJARRET

NË PRAG TË FESTAVE INSPEKTORI MUÇMERAJ BËN APEL PËR QYTETARËT.Reparti i zjarrëfikësve që nga dita e nesërme do t’i nënshtrohet kontrolleve intensive në të gjitha subjektet për lëndët plasëse, kryesisht fishekzjarret.

RRITJA E CILËSISË SË UNIVERSITETEVE

INSTITUCIONET PUBLIKE DHE ERASMUS + , TAKIM INFORMUES NE SHKODËR. Forcimi I rolit te qendrave per sigurimin e brendshem te cilesise ne Institucionet e Arsimit te Larte, ka qene ne fokusin e nje conference te zhvilluar ne rektoratin e universitetit te Shkodres.

BANORËT E STADIUMIT PROTESTË TEK PREFEKTURA

“NUK NA PRET RADOVANI, NUK KEMI ASNJË INFORMACION PËR ATË PROJEKT”.Banorët që rrezikohen t’ju shemben shtëpitë për shkak të rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi” kanë protestuar sepse prej ditësh prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani nuk ka mundur që t’i presë në zyrën e tij. 

AKUZA NE MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK

KESHILLTARI EROGEN VASO AKUZON PWR UJESJELLESIN E NDIHMEN EKONOMIKE.As mbledhja e radhës e këshillit të Bashkisë nuk ka kaluar pa akuza. Antari Erogen Vaso akuzoi për ndërmarrjen e ujësjellësit dhe mënyrën se si jepet ndihma ekonomike.

QEVERIA SHPËRBLIM PËR DISA KATEGORI

DO TË PËRFITOJNË, MJEKËT, MËSUESIT DHE PENSIONISTËT. Qeveria ka vendosur që të jap shpërblim për fundvit për disa kategori: mësuesit dhe mjekët e dalluar, fëmijët e policëve të rënë në detyrë, veteranët dhe pensionistët. Fondi për këtë kap vlerën e 1.8 milion dollarë.

BOTA