KANALET KULLUESE, AKSIONI VIJON NË ASHTË

BANORËT TË KËNAQUR ME KËTË INVESTIM, PREMTOJNË MBROJTJE .Pas nisjes se punimeve disa dite me pare për pastrimin e kanaleve kulluese ne Komunën e Bushatit, ndalesa e radhës ka qene ne fshatin Ashte te kësaj komune.

“NUK ËSHTË KJO DEMOKRACIA QË KËRKUAM”

DËSHMITARI I 13 DHJETORIT 1990: AS DËNIMIN ME BURG S’MA NJOHIN.Torturat ishin nga më të ndryshmet në ditët e dhjetorit të 1990-ës. Paulin Noshi është një prej dëshmitarëve që mori pjesë në 13 dhjetorin e 1990-ës kur Shkodra rrëzoi bustin e diktatorit komunist Enver Hoxha duke rrezikuar edhe vdekjen si shkak i plumbave të policisë së asaj kohe.

PËRKUJTOHET 13 DHJETORI I 1990-ës

SHKODRA QYTETI KU PËR HERË TË PARË U RRËZUA BUSTI I ENVER HOXHËS .Shkodra do të bëhej qyteti i parë në Shqipëri ku një bust i diktatorit Enver Hoxha do të rrëzohej. 13 dhjetori i 1990-ës ishte dita kur një grup shkodranësh mposhtën frikën e kohës dhe e rrëzuan bustin.

KRERËT E NJËSIVE VENDORE NË SITËN E OSHEE

OSHEE E DETYRUAR QË TË JAPË TË DHËNAT PËR AKSIONET EDHE POLICISË. Të gjithë kryetarët e njësive vendore të Qarkut të Shkodrës por edhe në të gjithë Shqipërinë nuk do t’i shpëtojnë masave të rrepta që prejn kohësh ka ndërmarrë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

PËRUROHET KOMPLEKSI ISLAM “SARA DHE SHEHD”

INVESTIM I BËRË NGA DISA BAMIRËS NGA SHTETI I KUVAJTIT.Kompleksi islam “Sara dhe Shehd”, mes të cilave edhe xhamia e dy vajzave janë inaguruar pas përfundimit të punimeve.

BASHKIA E SHKODRËS MEMORANDIUM ME DRENASIN

OMI: KJO MARRËVESHJE DO TË SJELLË ZHVILLIMIN E TË DY QYTETEVE. Bashkia e Shkodrës ka firmosur një memorandium bashkëpunimi me Komunën e Drenasit të Kosovës. Nënkryetari i Bashkisë Ahmet Omi priti një pjesë të drejtuesve dhe administratës së komunës së Drenasit për të prezantuar strategjinë e zhvillimit të Bashkisë Shkodër. 

RRITET NUMRI I VEPRAVE PENALE

GJYKATA E APELIT: 60 MASA SIGURIMI NË HARKUN KOHOR NËNTOR-DHJETOR. Gjate muajit nentor dhe fillimit te muajit dhjetor Gjykata e Apelit  ne Shkoder ka gjykuar 60 masa sigurimi personal, kancelaria e gjykates ka treguar per mediat se kjo periudhe rezulton me nje numer te madh veprash penale. Vetem gjate ketij harku kohor jane gjykuar 60 ceshtje penale nga te cilat 36 prej tyre kane marre masen e sigurise “arrest me burg” ndersa te tjerat jane vleresuar me masen e sigurise “arrest ne shtepi”.

“MARK LULA”, GJITHÇKA NË DORË TË “DAR”

SHEFI I ARSIMIT NË BASHKI VUKA: JEMI GATI, “DAR” TË GJEJË MËSUESIT E NXËNËSIT. Bashkia e Shkodrës ka në dorëzim objektin e shkollës së re “Mar Lula”.

RRUGA E SANATORIUMIT NË ERRËSIRË

OMI: NUK KEMI DIJENI SE ATJE NUK KA NDRIÇIM, DO MARRIM MASA.Që nga moment i rikonstruksionit rruga dytësore “Doktor Lito” në qytetin e Shkodrës nuk është e ndriçuar. Gjatë orëve të mbrëmjes rruga ndriçohet vetëm nga ndonjë llampë sporadike e ndonjë dyqani në atë zonë.

RRUGA E “DIVIZIONIT” E AMORTIZUAR

KA GROPA TË MËDHA DHE MBETURINA, QYTETARËT KËRKOJNË TË RIKONSTRUKTOHET.Rruga e njohur si rruga e divizionit në qytetin e Shkodrës është jashtë çdo parametri normal. Edhe pse bën pjesë në rrugët dytësore të qytetit të Shkodrës prej më shumë se 20 vitesh ai aks atje është lënë krejtësisht në harresë.

BOTA