spot_img

DIXHITALIZIMI I FONDIT TË MUZEUT “OSO KUKA”

MINISTRJA HARITO DHE HOMOLOGU LAZOVIC FIRMOSIN MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT. Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administraten Publike Milena Harito dhe Zv/kryeministri e njeheresh Ministri i Telekomunikacionit ne Mal te Zi Vujica Lazović kane firmosur kete te premte ne Shkoder marreveshjen e bashkepunimit per promovimin e turizmit nepermjet internetit duke filluar me dixhitalizimin e fondit te Muzeut Historik te Shkodres.

GJAKMARRJA, AVOKATI I POPULLIT NË SHKODËR

DISKUTIME PËR MEMORANDUMIN E BASHKËPUNIMIT KUNDËR GJAKMARRJES. Avokati i popullit Igli Totozani kete te enjte ka mbledhur ne nje tjeter takim institucionet kryesore te Shkodres per te diskutuar ne lidhje me veprimet konkrete qe duhet te ndermerren per te parandaluar dhe minimizuar fenomenin e gjakmarrjes ne veri te shqiperise.

PARKIMET PËR TURISTËT TË PAMJAFTUESHME

MBYLLET ZYRA E INFORMACIONIT, VIZITORËT E HUAJ NUK KANË NJË PIKË ORIENTIMI. Edhe pse një prej qyteteve më të vizituara nga turistët në Shqipëri, Shkodra vijon të mbetet problematike sa i takon parkimit të mjeteve motorike për vizitorët e huaj.

“PASTROHET” POLICIA PYJORE DHE INSPEKTORIATI I MJEDISIT

NË VEND TË BASHKISË SHKODËR PASTRIMIN E BËN KOMUNA RRETHINA. Mbeturinat që ndodheshin pranë inspektoriatit të mjedisit dhe policisë pyjore kanë nisur që të pastrohen. Në fakt duhej të ishte Bashkia Shkodër ajo që duhet ta pastrojë këtë pjesë sepse bën pjesë në vijën e verdhë të qytetit të Shkodrës. Pavarësisht se është territor i Bashkisë, ky aksion për pastrimin e mbeturinave është ndërmarrë nga Komuna Rrethina kudo në rrugën nacionale Shkodër-Podgoricë.

INSPEKTORIATI PYJOR: ZBATOHET ME PËRPIKMËRI MORATORIUMI

MEHJA HEDH POSHTË PRETENDIMET E SHOQATËS PËR GJUETI TË PALIGJSHME. Moratoriumi për gjuetinë e paligjshme po zbatohet me përpikmëri. Ndryshe nga shoqata e gjuetarëve e cila ka ankesa dhe pretendime për mos zbatimin e këtij memorandiumi, inspektorët e policisë pyjore mohojnë të ketë gjueti të paligjshme sidomos në pikat që gjithmonë janë njohur si më problematiket. Inspektori Qemal Mehja thotë se vazhdon të zbatohet sezoni kundër gjuetisë së jashtëligjshme. Inspektori i policisë pyjore tregon se në këtë periudhë janë shtuar kontrollet për ndalimin e gjuetisë së paligjshme me qëllim zbatimin e moratoriumit.

PROBLEME ME KONSTITUIMIN E KZAZ 4

DREJTORIA E SHKOLLËS “XHELADIN FISHTA” NUK KA AUTORIZIM NGA DAR. Konstituimin e KZAZ-ve është shoqëruar me probleme në qytetin e Shkodrës. KZAZ numër 4 që ndodhet e vendosur tek shkolla “Xheladin Fishta” nuk ka mundur që të konstituohet.

KISHA KATOLIKE MESAZH PËR ZGJEDHJET E 21 QERSHORIT

TË MOS VOTOHEN DHE KANDIDOHEN NJËRËZ ME TË SHKUAR KRIMINALE DHE TË KORRUPTUAR. Ditën e sotme Kisha Katolike ka nxjerrë një qarkore ku ka dhënë një mesazh për zgjedhjet vendore të 21 qeshorit 2015.

AZILI, 200 SHTETAS SHQIPTARË DËBOHEN NGA FRANCA

SHQIPTARËT ISHIN STREHUAR NË NJË NDËRTESË USHTARAKE NË LION TË FRANCËS. Mbi 200 persona, kryesisht shqiptarë, mes tyre edhe 80 fëmijë janë dëbuar mëngjesin e sotëm, 14  prill.

KETI BAZHDARI ME SHOQËRINË CIVILE

BAZHDARI: SHOQËRIA CIVILE DO TË JETË BAZA E PROGRAMIT DREJTUES. Ne kuader te hartimit te programit te qeverisjes lokale per Bashkine e Shkodres, kandidatja per kryetare bashkie e koalicionit te majte zonja Keti Bazhdari, ka organizuar nje work shoqp me grupet e interesit,

TAKIM ME TË RINJTË PËR SIGURINË RRUGORE

U ORGANIZUA NGA DREJTORIA E POLICISË SHKODËR DHE MISIONI “PAMECA”. Siguria publike dhe rregullat e qarkullimit rrugor kanë qenë në qendër të një takim të zhvilluar mes drejtorisë së policisë të qarkut Shkodër, misionit Pameca dhe të rinjve të shkollave të mesme.

BOTA