SULMOHET AMBASADA SHQIPTARE NË PODGORICË

FATMIRËSISHT NUK KA TË LËNDUAR VËTËM DËME MATERIALE. Ambasada jonë shqiptare në Podgoricë është sulmuar dhe qëlluar me gurë rreth orës 09:30 të se enjtes ndërsa 3 persona janë arrestuar për incidentin.Ministria Jonë e Punëve të Jashtme është vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe i ka dërguar notë protestë qeverisë malazeze.

VELIPOJA DREJT KRIJIMIT TË MASTER PLANIT

MINISTIRA E TURIZMIT ZHVILLON TAKIM ME BIZNESIN NË PLAZH. Agjensia  Kombëtare e Bregdetit dhe ajo e menaxhimit të territorit kanë zhvilluar në Komunën e  Velipojës një takim me drejtuesit të pushteit vendor dhe përfaqësues të biznesit, në kuadër të planifikimit dhe menaxhimit që do ti bëhet këtij plazhi për sezonin e ardhshëm turistik. Për më shumë rreth këtij takimi ka folur kryetari i komunës Pashko Ujka.

NDEROHEN SHKODRANËT E KOMBËTARES

KËSHILLI I QARKUT JEP “QYTETAR NDERI” PËR BALAJ, HYSAJ, SALIHI E VAJUSHI.Heroizmi i djemve shkodran në mbrojtjen e flamurit kuqezi që u valvit përmbi Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri është shpërblyer me një titull të akorduar nga Këshilli i Qarkut Shkodër.

“NEVOJAT E TREGUT TE PUNES”

Një tryezë e përbashkët mbi nevojat e tregut të punës në Shkodër është organizuar me drejtuesit vendor dhe përfaqësues të biznesit të cilët kërkojnë që në disa raste të hiqet tatimi mbi fitimin.

PREZANTOHEN PLANET E MENAXHIMIT TË PËRMBYTJEVE

MEKSI: PAS TAKIMEVE ME EKSPERTË PREZANTOJMË REZULTATET E PUNËS.

BYPASSI, NUK MBROHET NGA BASHKIA

KUÇI: INSPEKTORIATI I MJEDISIT TË MARRË MASA PËR ABUZUESIT. Ruajtja dhe mbrojtja e By Pass-it të Shkodrës nuk është përgjegjësi e Bashkisë por e firmës që ka marrë përsipër punimet. Deklarata vjen nga përgjegjësi i shërbimeve publike në Bashki Fatbardh Kuçi pas paralajmërimit nga inspektoriati i mjedisit se Bashkia mund të gjobitet.

HOFFMAN NË DEGËN E GJERMANISTIKËS

AMBASADORI THIRRJE TË RINJVE QË TË MESOJNË GJUHËN GJERMANE  

AKU: TREGJET DUHET TË MBYLLEN

ERKOÇI: TREGJET NUK PLOTËSOJNË ASNJË NGA KUSHTET MINIMALE. Autoriteti Kombëtar i ushqimit në Shkodër i ka dhënë një përgjigje problemit të ngritur nga “Star Plus Televizion” për situatën e rëndë që ndodhet në dy tregjet zyrtare të fruta-perimeve në Shkodër, atë të Rusit dhe Zdrales. Inspektori Hilmi Erkoçi thotë se të dy ato tregje Bashkia e Shkodrës duhet ti mbyllë sepse nuk plotësojnë asnjë kusht.

HOFFMAN NGA SHKODRA: RREZIKONI VIZAT

AMBASADORI GJERMAN TAKOHET ME KRYETARIN E BASHKISË LORENC LUKA.Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffmann ka folur nga Shkodra mbi çështjen e azilkërkuesve.

ANA E MALIT, ASNJË MASË ANTI-PËRMBYTJE

MOLLCA: TË VETMET MASA NGA BANORËT,  JANË NGRITUR GRUPET E PUNËS .Keto pamje mund te perseriten serish ne Komunen Ana e Mality ne rast te reshjeve gjate sezionit te dimirit,

BOTA