GJERMANI, 400 MIJË DRITA PËR FESTA
SHTËPIA E ZBUKURUAR NDODHET NË QYTETIN CALLE NË GJERMANI. Një shtëpi e zbukuruar me 400 mijë drita në qytetin Calle të Gjermanisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve.
PRESIDENTI TURK, NUK KA ANSHMËRI NË HETIME
ERDOGAN DEKLARON SE PROÇESI NDAJ KUNDËRSHTARËVE ËSHTË I DREJTË.Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar se procesi ndaj kundërshtarëve të tij është “i pastër dhe ligjor”.Ndërkohë që këtë proces e ka kritikuar ashpër Bashkimi Evropian.
SHBA, DY POLICË EKZEKUTOHEN
DY POLICËT U GODITËN ME ARMË NË KOKË, EKZEKUTORI VRAU VETEN.Dy policë të Neë Yorkut janë qëlluar për vdekje ndërsa ishin duke patrulluar me makinën e tyre në lagjen e Bruklinit.Policia tha se dy efektivët u goditën me armë në kokë nga një person i armatosur i cili më pas vrau veten.
FMN: S’KA MARRËVESHJE ME UKRAINËN PËR NDIHMA
GUEORGUIEV: UKRAINA PO PËRGATITET PËR NJË PROGRAM REFORMIMI TË EKONOMISË.Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) theksoi se kishte zhvilluar diskutime produktive me autoritetet ukrainase në Kiev,
SULMI I PARË NË GAZA PAS ARMËPUSHIMIT
AVIONËT E IZRAELIT SULMOJNË NJË OBJEKT NE HAMAS.Avionët e Izraelit kanë bombarduar një objekt në Gaza, sulmi i parë që prej shpalljes së armëpushimit në gusht. Sulmi ajror është kryer në një objekt të Hamasit, ndërsa ka ardhur si përgjigje ndaj një rakete lëshuar më herët nga Gaza, -është shprehur ushtria izraelite.
NJË BUSH PËR PRESIDENT NË SHBA
DJALI I PRESIDENTIT PRITET TË KANDIDOJË PËR SHTËPINË E BARDHË. Xheb Bush, djali i Presidentit amerikan Xhorxh Bush ka vendosur “të shqyrtojë mundësinë për të kandiduar për President në zgjedhjet e vitit 2016.
PAKISTAN, VRITEN 126 PERSONA, 84 FËMIJË
TALEBANËT VIJOJNË SULMET NDAJ PERSONAVE TË PAFAJSHËM.Nga sulmi i talebanëve në një shkollë ushtarake në Pakistan kanë mbetur të paktën 126 të vrarë, mes tyre 84 fëmijë, dhe 122 të plagosur. Ndërkohë qindra të tjerë janë ende të mbajtur peng prej tyre në qytetin Peshavar, në veriperëndim të Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin.
OBAMA: DO T’JU SHKATËRROJMË
PRESIDENTI AMERIKAN KËRCËNON ISIS, SULMET PRITEN SË SHPEJTI.Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shfrytëzuar një vizitë të pushimeve sezonale në një bazë ushtarake amerikane për të lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj militantëve të Shtetit Islamik.
SULMET TERRORISTE GODASIN AUSTRALINË
NJË PERSON KA MARRË PENG 35 PERSONA NË SIDNEI. Një sulm i mundshëm terrorist ka tronditur sot Australinë. Nën kërkcënimin e armëve, një person ende i paidentifikuar ka marrë peng rreth 35 persona në një kafene në Sidnei të Australisë.
LIMA, ARRIHET MARRËVESHJA PËR KLIMËN
PËRCAKTOHET MËNYRA E TRAJTIMIT TË NDRYSHIMIT TË KLIMËS.Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë arritur një marrëveshje mbi mënyrën se si duhet trajtuar ndryshimi i klimës. Delegatët kanë miratuar një strukturë bazë mbi të cilën do të përcaktohen angazhimet kombëtare, e që do të shpalosen në një samit të vitit të ardhshëm.