TORTURAT E CIA, BUSH E DINTE

ISH ZV/PRESIDENTI I SHBA DEKLAROI SE GJITHÇKA ISHTE NË DIJENI.Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara George W Bush ishte “plotësisht i informuar” mbi teknikat e marrjes në pyetje të CIA-s të dënuara në një raport të Senatit për brutalitetin e tyre.

HONG KONGU, NIS OPERACIONIN “ANTI DEMOKRACI”

PROTESTUESIT PREJ DY MUAJSH PROTESTOJNE PWR  ZGJEDHJET E LIRA.Autoritetet në Hong Kong nisën pastrimin e barrikadave në kampin kryesor të protestës, pas më shumë se dy muaj demonstrata për demokraci.Ata paralajmëruan protestuesit të largohen para fillimit të operacionit, por disa prej tyre rezistojnë dhe zotohen se nuk do të lëvizin që aty.

SJELLJET E CIA-s, REAGON OBAMA

PRESIDENTI I SHBA, DEKLARON SE KETO TURTURA NUK DO TE PËRSËRITEN. Presidenti Barack Obama deklaroi se SHBA nuk do të përdorin më teknika të tilla të rënda të marrjes në pyetje, pas publikimit të raportit mbi operacionet e CIA-s pas sulmeve të 11 shtatorit.

FILIPINE, 21 VIKTIMA NGA TAJFUNI

SHTETET E PËRFSHIRA NË FRIKË PËR NJË TJËTËR GODITJE.Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi tajfuni Hagupit depërtoi në Filipinet qendrore duke sjellë erërat dhe rrëketë e shiut me një shpejtësi deri në 200 km/orë. Ndërkaq, qindra mijëra filipinas janë kthyer në shtëpitë e shkatërruara nga tajfuni.

ITALI, PROTESTA KUNDËR REFORMAVE

PROTESTUESIT DHE POLICIA KONFRONTOHEN PARA PALLATETIT TË OPERAS “LA SCALA”.Protestuesit italianë u përleshën me forcat speciale të policies, pranë Pallatit të Operas “La Scala”, teksa sezoni artistik ka ngritur siparin në Milano.Protestat janë organizuar rregullisht që në natën e parë të hapjes së sezonit të “La Scalas”.

SHBA, VIJOJNË PROTESTAT

QINDRA PROTESTUES KËRKOJNË TË NDALET BRUTALITETI POLICOR .Qindra persona në SHBA kanë bllokuar rrugët duke protestuar në mënyrë paqësore për vendosjen e drejtësisë dhe dhënien fund të asaj që ata e quajnë “brutalitet policor”.

SHBA, MES PROTESTAVE

QINDRA DEMOSTRUES MBLIDHEN NË PROTESTË KUNDËR POLICISË. Qindra demonstrues janë mbledhur jashtë zyrave të mëdha qeveritare në Ëashington duke protestuar kundër vendimit të Jurisë së Madhe për mosndëshkimin e vrasjes së adoleshentit me ngjyrë, Eric Garner nga një oficer policie.

ITALI, VOTËBESOHET RENZI

SENATI ITALIAN I JEP TË DREJTËN ATIJ TË HARTOJË REFORMAT NË PUNËSIM. Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi fitoi një votëbesim në Senatin italian gjatë së mërkurës, i cili i jep atij pushtetin të hartojë reformat e punësimit me synimin për ta bërë ekonominë “vazhdimisht të ngadalësuar” më kompetitive.

ÇEÇENI, OPERACION ANTI – TERRORIST

AKSIONI PAS SULMEVE TË SEPARATISTËVE NDAJ NJË PATRULLE POLICIE. Një operacion anti-terrorist po zhvillohet në kryeqytetin çeçen të Groznit pas një sulmi të separatistëve kundrejt një patrulle policie në orët e para të mëgnejsit të sotëm.

FOND I RI KUNDËR EBOLËS

OBAMA NGA KONGRESI: NUK MUND TË HEQIM VËMËNDJEN NGA KY PROBLEM. Një fond i ri për të luftuar avancimin e virusit ët ebolës. Kjo është kërkesa e Presidentit Barak Obama në kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

BOTA