SHQIPËRIA PRITET TË MARRË EUROBOND, PARASHIKOHET TË JETË NË VLERËN 400-500 MLN EURO

Qeveria shqiptare pritet të dalë në tregun ndërkombëtar për të marrë 400-500 milion euro borxh. Ky fakt është parashikuar në strategjinë afatmesme të borxhit për vitet 2016-2018, ku parashikohet rikthimi i skemës së eurobondit. Një pjesë e mirë e huasë do të përdoret për të zëvendësuar kreditë ekzistuese, që janë marrë me interesa të larta, si dhe një pjesë për të rinovuar borxhin që maturohet gjatë vitit 2018.

QEVERIA VENDOS TË MOS E RRISË ÇMIMIN E ENERGJISË

Qeveria shqiptare i thotë jo rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët fundorë për vitin e ardhshëm. Një vendim që Këshilli i Ministrave ka miratuar në datën 8 Dhjetor të këtij viti, ku shprehet qartë se miratimi i programeve ekonomike dhe çmimeve për kompanitë e këtij tregu, duhet të marrë parasysh impaktin që do të ketë në çmimin final të konsumatorëve. Në këtë rast, nisur nga kriza që përjetoi këtë vit kompania e prodhimit KESH, ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike, i lejonte korporatës që të vendoste çmimin me të cilin ia shet OSHEE energjinë për furnizimin e klientëve të saj të ishte sipas kostos reale të prodhimit, duke u përjashtuar nga tregu i rregulluar.

AKSIONI KUNDER INFORMALITET, MBYLLEN 541 BIZNESE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e javës së nëntë të aksionit anti informalitet. Tatimet kanë bërë të ditur edhe disa nga rezultatet kryesore të aksionit si dhe ecurinë e procesit të faljes fiskale, i cili do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.

BANKA E SHQIPËRISË DO TË EMETOJË KARTMONEDHËN 10 MIJË LEKËSHE

Banka e Shqipërisë do të emetojë së shpejti në treg një kartmonedhë 10 mijë lekëshe.

SI SHPALLEN EMERGJENCAT? VENDIMI I QEVERISË “NANO”; SHTETI PAGUAN PËR TË GJITHA

Pa u tërhequr uji nga të gjitha shtëpitë dhe tokat e përmbytura, politika po debaton se si duhet trajtuar kjo situatë. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës, por qeveria refuzon në mënyrë të prerë.

EKONOMIA SHQIPTARE NË ITALI, MBI 250 MIJË TË PUNËSUAR

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i huaj në forcën puntore të Italisë. Instituti italian i Sigurimeve Shoqërore raportoi se aktualisht në Itali janë 250 mijë shqiptarë të punësuar në mënyrë të rregullt, të cilët paguajnë taksa dhe sigurimet shoqërore.

TRI MONEDHA TË REJA NË TREG PËR PËRVJETORIN E VDEKJES SË SKËNDERBEUT

Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg tri monedha të reja në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

BORXHI I UJËSJELLËSVE, 65 MILIONË EURO FATURA NDAJ OSHEE

Sektori publik është përfshirë nga një zinxhir borxhesh të këqija, i cili ka prekur thuajse të gjitha ndërmarrjet shtetërore në nivel qëndror dhe lokal.

FMN:EKONOMIA SHQIPTARE PO FORCOHET, POR KUJDES TVSH-NË

FMN: Ekonomia shqiptare po forcohet, por kujdes TVSH-në

INFORMALITETI,NESËR FILLON AKSIONI AHMETAJ MBLEDH ADMINISTRATËN

Një ditë para fillimit të aksionit kundër formalitetit ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mbledhur administratën fiskale dhe është shprehur se ky aksion nuk është për të mbushur buxhetin e shtetit por për të edukuar tatimpaguesit në zbatimin e ligjit.

BOTA