RRITET EKONOMIA NE EUROZONE

Ekonomia e Eurozonës ka shënuar një rritje prej 0.6% në 3 muajt e parë të këtij viti, një përqindje që ka tejkaluar parashikimet e ekspertëve.

FMN JEP KESTIN E RADHES PER SHQIPERINE

Bordi i drejtorëve Ekzekutiv të FMN-së miratoi rishikimin e pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes me Shqipërinë duke i hapur rrugë disbursimit të këstit prej 72.4 milionë eurosh.

RAPORTI, INFRASTRUKTURA KTHEHET PRIORITET I RRITJES EKONOMIKE

Në dy vitet e ardhshme shtimi i investimeve në infrastrukturë përcaktohet si një reformë kyçe për ecurinë ekonomike të vendit edhe pse dy vitet e fundit qeveria nuk ka nisur asnjë projekt të ri.

MINISTRIA E FINANCAVE: PAGESAT NGA THESARI, PËR 10 DITË MANUALISHT

Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë nuk do të jetë funksional nga data 19 deri më 28 shkurt.

FORBES, SHQIPËRIA E FUNDIT NË RAJON PËR BIZNES

Përkeqësohen dukshëm barrierat për biznesin. Shqipëria renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain. E para në rajon, Maqedonia.

RRITET PAPUNËSIA ME 0.2 PIKË PËRQINDJE

Instituti i Statistikave raportoi se papunësia u rrit me 0.2 pikë përqindje në tremujorin e tretë të vitit. Më konkretisht, sipas Instat-it, nga 17.3% që ishte në fund të qershorit, niveli i papunësisë u rrit në 17.5% në tremujorin e tretë.

BIZNESET, NGA SOT MASAT E REJA PËR EVAZIONIN FISKAL

Duke nisur nga sot, administrata tatimore do të ketë në dorë masat e reja të penaliteteve për bizneset që kryejnë evazion fiskal. Në disa prej subjekteve tregtare madje është publikuar edhe një afishe ku theksohet “se në bazë të ligjit për proçedrat tatimore juve si blerës ju lind e drejta të mos paguani për vlerën a mallit apo shërbimit nëse nuk pajiseni me kuponin tatimor”.

EKONIMIA SHQIPTARE PREK RREZIKUN, BORXHI 1 TRILION LEK

KY REKORD HISTORIC, REFEROHET NGA STATISTIKAT E MINISTRISË SË FINANCAVE Për herë të parë në histori, borxhi publik i Shqipërisë kalon nivelin e 1 trilion lekëve. Shifra, e vështirë për t’u përfytyruar nga qytetari i thjeshtë, është e barabartë me 1 mijë miliardë lekë të reja (shifër me 12 zero) ose 10 mijë miliardë lekë të vjetra.

FUNDI I 2014-ës, SHTRËNGOHET KREDIDHËNIA PËR BIZNESIN

BANKA E SHQIPËRISË KONSTATON SE NDAJ BIZNESIT KA PASUR TKURRJE, RRITJE PER INDIVIDËT. Shtrëngohet kredidhënia për biznesin gjatë tremujorit të katërt të 2014 ndërkohë që të njëjtat prirje parashikohen edhe për tremujorin e parë të 2015.

LIRIA EKONOMIKE, SHQIPËRIA SHËNON RËNIE

SIPAS RAPORTIT BËHET ME DIJE SE KJO RËNIE NGA DOBËSIMI I LIRISË NË BIZNES . Liria ekonomike në vendin tonë ka pësuar rënie në krahasim me një vit më parë. Kjo konstatohet në raportin vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, botuar nga Fondacioni Heritage.

BOTA