JEPET MASA E SIGURISË PËR PUNONJËSIT E TATIMEVE

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 9 punonjësit e drejtorisë rajonale të tatim-taksave të cilët u arrestuan duke u akuzuar për mospërmbushje të detyrimeve ligjore. Kështu nga 9 punonjës për 3 prej tyre është vendosur “arrest në burg me afat”, 2 janë liruar me garanci pasurore me nga 5 mijë euro, dy të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie në kushte spitalore” ndërsa për dy të tjerë ende nuk është dhënë vendimi.

GJYKATA VENDOS PËR EKSTRADIM PËR TAULANT MURATIN

Shtetasi Taulant Murati që u arrestua një ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit ka dalë përpara gjykatës së Shkodrës. Me një seancë të zhvilluar jashtë radhe dhe me një urgjencë, gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi që të ekstradojë drejt gjermanisë 23 vjeçarin.

AKSIDENTI NË HYRJE TË SHKODRËS, 1 I VDEKUR

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur ne hyrje te qytetit te Shkodrës. Automjeti tip Ford Fiesta me targa AA 694 KJ ka shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik. Një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e madhe ka bërë që automjeti tip Ford të përplas 4 shtetas të cilët ishin në anë të rrugës duke pritur autobusin e qytetit.

DYSHOHEN PËR VJEDHJE, ARRESTOHEN DY SHTETAS

2 persona të dyshuar për vjedhje kanë rënë në prangat e policisë. Valentin Sokoli 21 vjeç, banues në Shkodër i dënuar më parë për vjedhje dhe Valdon Sokoli, 23 vjeç, po ashtu banues në Shkodër dhe i dënuar më parë për vjedhje në komunikatën e policisë bëhet e ditur se këta dy shtetas janë arrestuar në flagrancë. Sipas policisë së Shkodrës arrestimi i këtyre shtatasve u bë pasi nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases

ARRESTOHET NË MURIQAN KOSOVARI, KËRKOHEJ NË GJERMANI

Një shtetas kosovar i kërkuar në Gjermani për akuzën e “Vjedhjes me dhunë” është ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Policia informoi mëngjesin e 18 korrikut 2015:

ZYRTARËT E TATIMEVE, SHTYHET MASA E ARRESTIT

Ishte parashikuar për ditën e shtune, qe te jepej masa e arrestit për 9 zyrtaret e drejtorie se tatimeve ne Shkodër, por gjithçka është shtyre për një date tjetër. Shkak është bëre mungesa e provave te mjaftueshme ne gjykate te paraqitura nga prokuroria e Shkodrës. Burime pranë trupi gjykues bëjnë me dije se provat kane qene te përgjithshme për te gjithë zyrtaret ndërkohe qe jo te gjithë kane bere te njëjtën vepër penale.

POLICIA E SHKODRËS, VIJONË OPERACIONET ANTI KANABIS

Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, ku për një nga këto raste u bë shpallja në kërkim e shtetasve me inicialet : 

VRASJA E ÇEKËVE, FILLIMISHT U QËLLUAN NË MAKINË

Vrasësi i turistëve çekë qëlloi fillimisht makinën në xham, kur doli për t’i grabitur dhe më pas hipi brenda mjetit, ku edhe i qëlloi të dy për vdekje, vetëm pasi kishin përshkruar një copë rrugë. Ky është versioni që ka dalë nga ekspertiza e detajuar që i është bërë mjetit tip “Nissan”, sipas së cilës rrëzohet shpjegimi i 20-vjeçarit Sokol Mjacaj. Ky i fundit, në dëshminë e tij, ka thënë se u kishte dalë përpara me armë në dorë, por nuk e kishte zbrazur. Sipas Mjacajt, i qëlloi sepse donin t’u merrnin kallashnikovin dhe pasi i vrau, doli jashtë për të qëlluar në xhamat e makinës.

ARRESTIMI I ZYRTARËVE TË TATIMEVE, JA ÇFARË THA PROKURORIA

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme nga Prokuroria Shkodër ka rezultuar se punonjësit e Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, në mospërmbushje të rregullt të detyrës nuk marrin masat administrative të duhuara ndaj subjekteve tregtare, të cilat ushtrojnë aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjet tatimore.Gjatë periudhës analizuese rezulton se punonjësit e Drejtorisë Rajonale Shkodër sipas urdhërave të punës kanë qenë të angazhuar me shërbim për kontrollin e subjekteve tregtare, nëse ata ushtrojnë aktivitet tregtar në përputhje me legjislacionin tatimore në fuqi.

OPERACIONI “EVAZIONI” NDALOHEN DISA PUNONJËS TATIMESH

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit Ekonomik e Financiar dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekononik e Financiar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në kuadër të operacionit “Evazioni”, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur ndalimin e shtetasve:

BOTA