TATIMET, ARRESTOHEN DISA PERSONA PER KORRUPSION

Gjatë një aksioni të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Shkodër, janë vënë në pranga nëntë persona. Ndërsa janë shoqëruar mbi 10 të tjerë. Nga dyshimet...

TËRHIQEN NGA MORGU, TRUPAT E TURISTËVE ÇEK

Trupat e dy turistëve çekë, Mihal Svato dhe Ana Kosinova, të vrarë mbrëmjen e 3 korrikut në Prekal të Dukagjinit, u tërhoqën dje në mesditë nga përfaqësues të ambasadës. Trupat u nisën drejt Çekisë me rrugë tokësore, pas 12 ditëve qëndrimi në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

POLICIA E PUKËS, NDALON 5 KAMIONË ME LËNDË DRUSORE

Policia e Pukës ka ndaluar 5 kampionë me lëndë drusore kontrabandë. Sipas policisë, disa mjete nuk kanë dokumente për të qarkulluar. Ndaj drejtuesve të mjeteve ka nisur menjëherë procedimi penal. Sipas policise behet me dije se lenda drusore po transportohej nga Puka ne drejtim te Shkodres me qellim shitjen ne tregun e lendeve drusore ne qarkun e Shkodres ne kudershtim te plote me ligjin dhe pa asnje dokumentacion perkates.

TENTUAN TË IKNIN PËR AZIL, ARRESTOHEN NË BAJZË

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili do të transportonte persona që synonin të këroknin azil në vendet e Bashkimit Europian. Në pranga ka rënë Mirsad Shabanaj, 27 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor “Bajzë-Hot”, në vendin e quajtur “Tek rrethrrotullimi i Bajzës”,  me  automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, furgon “Vito”, me targë AA550KC,

ANTI KANABIS NË PUKË, ARRESTOHEN 2 PERSONA

Në vijim të operacioneve të Policisë së Shkodrës, lufta ndaj kanabis sativës, pervec asgjesimit te parcelave ka vene ne pranga edhe dy shtetas. Sipas njoftimit te policise se Shkodres behet me dije se nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Nikoll Lazri , 56 vjeç, banues në Pukë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara në tokën e tij u gjeten

AZILI NË SHTETIN E GJERMANISË, 22 MIJË SHTETAS PËR 6 MUAJ

Më shumë se 22 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani në 6 muajt e parë të 2015. Shifrat e gjysmës së parë të vitit janë bërë publike nga ministria e Brendshme Gjermane ku Shqipëria renditet e treta për numrin e azilkërkueseve. Sipas autoriteteve gjermane në të njëjtën periudhë të 2014-ës në Gjermani aplikuan për azil 3913 shqiptarë, por këtë vit shifra u shtatëfishua.

SHKODËR, VIJONË OPERACIONET NË LUFTËN ANTI KANABIS

Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :

SHKODËR, FINALIZOHET ME SUKSES OPERACIONI “RRJETA”

Nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorine e Polisise Vendore Shkodër, u finalizua me sukses operacioni i koduar, "Rrjeta", ku u arrestua në flagrancë shtetasi : Ardit Kopriva, 28 vjeç, banues në Shkodër. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi : E.S., 28 vjeç, banues ne Shkoder.

TURISTËT HUMBIN DREJTIMIN, POLICIA NË NDIHMË TË TYRE

Policia e Shtetit ka ndihmuar dhe shpëtuar një çift turistesh francezë, të cilët kishin humbur rrugën në zonën e Valbonës në Tropojë. Mësohet se rreth orës 16:40 të së dielës u njoftua Salla Operative e Policisë së Malësisë së Madhe se një çift turistësh francezë kishin  humbur rrugës, nga Thethi  për në Valbonë dhe kërkuan ndihmën e Policisë pasi nuk orientoheshim dot për drejtimin e lëvizjes dhe nuk dinin vendndodhjen.

SHKODËR – VELIPOJE, AKSIDENTOHET DEPUTETI TOM DOSHI

Deputeti Tom Doshi është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e së dieles në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në vendin e quajtur Qafë-Shtiqen.

BOTA