KËRKOHEJ NË MAQEDONI, ARRESTOHET NË SHKODËR
HAMIT AJRULAI KËRKOHEJ PËR PENGIMIN E ZGJEDHJEVE DHE VOTIMEVE. Kërkohej nga Maqedonia për pengimin e zgjedhjeve dhe votimeve në shtetin fqinj, por arratinë e kishte kaluar në Velipojë të Shkodrës ku kishte nisur punë edhe në një lokal.
“ARREST NË BURG” PËR SOKOL MJAÇAJ
SEANCA NË SHKALLËN E PARË U ZHVILLUA ME DYER TË MBYLLURA. “Arrest në burg” është masa e sigurisë për Sokol Mjacaj dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër. I dyshuari kryesor për vrasjen e dy turistëve çek mbërriti në gjykatë nën masa të rrepta sigurie nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Seanca për dhënien e masës së sigurisë për Sokol Mjacaj u zhvillua me dyer të mbyllura.
SOKOL MJAÇAJ TË MËRKURËN PARA TOGAVE TË ZEZA
MBI TË RËNDOJNË DY AKUZA “GRABITJE ME PASOJË VRASJEN” DHE “ARMËMBAJTJE PA LEJE”. Sokol Mjacaj, pritet të dalë te merkuren para gjykatës së Shkodrës ku do të njihet me akuzën e “Grabitjes me pasojë vrasjen në dëm të dy turistëve Çeke” dhe “Armëmbajtje pa lejë”. I riu gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë duke pohuar se ka dashur ti grabisë makinën, por djali që ndodhej në timon ka dashur ti marrë me forcë armën, dhe për pasojë ai i ka qëlluar me armë, duke i lënë të vdekur në vend.
MINISTRIA E DREJTËSISË, URDHËR INSPEKTIMI PËR GJYKATAT
GRUPI DO TË VERIFIKOJË VENDIMET E SHKALLËS SË PARË DHE APELIT PËR MJAÇAJ. Ministria e Drejtësisë urdhëron nisjen e inspektimit lidhur me vendimet gjyqësore dhënë ndaj Sokol Mjacajt, autorit të vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit. Ministria kërkon që inspektimi të kryhet lidhur me verifikimin e vendimeve që janë dhënë ndaj 20-vjeçarit si nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër, ashtu edhe nga Gjykata e Apelit në këtë rreth.
SOKOL MJAÇAJ, NJË EMËR I NJOHUR PËR DREJTËSINË SHQIPTARE
MJAÇAJ, I DËNUAR PËR VRASJEN NË VITIN 2010 TË 13 VJEÇARIT NË PJOLLË. Sokol Mjacaj, që sipas policisë është autori i vrasjes makabër të ndodhur të premten në Dukagjin nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Mjacaj, i cili ekzekutoi me plumba pas koke dy turistët çekë dhe besohet se këtë e ka bërë në tentativë për të grabitur makinën e tyre, ka qenë i përfshirë në vrasjen e një fëmije 13-vjeç, nodhur 5 vite më parë. Në shtator të vitit 2010, Mjacaj ishte pjesë e krimit monstruoz ku u masakrua për vdekje Agim Lerajn.
POLICIA GJEN RROBAT E GJAKOSURA TË MJAÇAJ
BLUTË E SHKODRËS PO HETOJNË PËR PËRFSHIRJEN E PERSONAVE TË TJERË. Policia e shtetit po vijon hetimet ne lidhje me zbardhjen e plote te ngjarjes se vrasjes së dy turistëve çek. Gjatë ditës së hënë blutë e Shkodrës, kanë bërë të mundur gjetjen e rrobave të gjakosura të autorit të kësaj ngjarje të rëndë shtetasit Sokol Mjaçaj.
20 VJEÇARI MJAÇAJ PRANON KRIMIN PARA HETUESVE
MJAÇAJ: DOJA TË MERRJA MAKINËN E ÇEKËVE, TENTUAN TË MË MERRNIN ARMËN. 20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve në ambientet e policisë së Shkodrës se është ai autori i vrasjes së 2 turistëve çekë mbrëmjen e së premtes. Ai ka treguar se u fut në makinën e turistëve nën kërcënimin e armës në fshatin Lotaj. Sipas tij pranë fshatit Prekal,
Deklarate e drejtorit te pergjithshem te policise Haki Çako
Falënderon qytetaret dhe forcat e policisë për kapjen e autorit te vrasjes se dy turisteve Çek. Do hetohet tha Çako mbi ngjarjen nëse ka bashkëpunëtore dhe pse autorit I krimit gjendej I lire duke qene se ka kryer edhe një krim te mëparshm.
MBERRIN NE KOMISARIATIN E SHKODRES AUTORI I VRASJES
Pas një aksioni prej 4 orësh Sokol Mjacaj u arrestua nga policia. Autori i vrasjes së dy turistëve çek në Prekal të komunës Postribë u fsheh në fshatin Grudë e Re. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen forca të shumta policie, FNSH dhe RENEA zhvilluan kontrolle të rrepta në atë zonë. Aksioni nisi që nga fillimi i fshatit dhe gradualisht është krehur e gjithë zona.
VRASJA E ÇEKËVE, ARRESTOHET SOKOL MJAÇAJ
350 FORCA POLICIE DHE 5 SNAJPER NË OPËRACIONIN NË FSHATIN GRUDË E RE.Dy ditë pas vrasjes së turistëve çek ne nje aksion te nisur nga mbremja e se shtunes, policia ka mundur te arrestojë rreth ores 16:00 te se dieles autorin që ekzekutoi me kallashnikov dy të rinjtë nga brenda makines se tyre. 20-vjeçari Sokol Mjacaj lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit u kap ne nje banese dy kateshe ne fshatin Grude e Re ku rreth 350 forca te policise lokale,