INTENSIFIKOHEN HETIMET PËR VRASJEN E ÇEKËVE
POLICIA IDENTIFIKON NJË PËRSON SI TË DYSHUAR, FNSH DHE RENEA NË ZONË. Policia e Shkodrës ka një emër si të dyshuar në lidhje me vrasjen makabre të dy turistëve çekë Michal Svato dhe Anna Kosinova, por për arsye hetimi ky emër nuk bëhet i ditur, madje mbahet sekret hetimor dhe dihet vetëm nga një numër i kufizuar drejtuesish të policisë. Burime konfidenciale pohuan se policia ka një emër që ka dyshime të forta se personi në fjalë ështe autor ose ka lidhje të forta me ngjarjen.
Bllokohet fshati Grude e Re nga policia.
AKSIDENT NË SHKODËR- KOPLIK , NJË I PLAGOSUR
NË GJËNDJE TË RËNDË 34 VJEÇARI, ARRESTOHET AUTORI I AUTOMJETIT. Një 34 vjecar ndodhet në gjendje kritike për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Shkodër- Koplik.
OPERACIONI PER ARRESTIMIN E SOKOL MJAÇAJ
ASGJESOHEN 6138 BIMË KANABIS SATIVA
POLICIA E SHKODRES AKSIONE INTENSIVE NË KAPJEN E AUTORËVE. Një sasi prej 6138 bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme në vende të ndryshme në qytetin e Shkodrës.Burime nga policia bëjnë me dije se në vendin e quajtur Kroi i Dervishajve në fshatin Mazrek, komuna Gur i Zi, janë gjetur dhe asgjësuar 14 parcela me 1030 rrënjë bimë narkotike, ndërsa në vendin e quajtur Lejthizë, në fshatin Palaj komuna Shosh janë gjetur dhe asgjësuar 3 parcela me 4300 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
SHKENDIJA ELEKTRIKE, PANIK NË POLIKLINIKË
FLAKËT E ZJARRIT NEUTRALIZOHEN NGA ZJARRFIKËSIT.
VRASJA E TURISTËVE ÇEK, JEHONË NDËRKOMBËTARE
MEDIAT MË PRESTIGJOZE I KUSHTOJNË VËMËNDJE NGJARJES TRAGJIKE. “Në malet e Shqipërisë u grabitën dhe u vranë dy turistë çekë”. Ky është titulli që të gjitha mediat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato çeke e kanë pasqyruar lajmin e vrasjes së turistëvë në Dukagjin. Prestigjozja britanike Daylimail shkruan se dy turistë çekë u vranë në malet e Shqipërsë, ndërsa autorët për të fshehur krimin e kanë rrokullisur makinën që ngjarja të dukej si aksident.
“MALLKIMI” I TURISTËVE ÇEK NË VERI TË SHQIPËRISË
5 TË VDEKUR NË DY VITET E FUNDIT, ENDE E PAZBARDHUR NGJARJA E 2001. Çekët duke se i ndjek “mallkimi” kur vijnë për të eksploruar në tokën shqiptare. Në dy vitet e fundit 5 turistë çekë kanë humbur jetën në vendin tonë. Ja çekët që kanë humbur jetën në Shqipëri në 2 vitet e fundit 1 Qershor 2014- turisti çek David Polack vdes në Dukagjin pasi makina e tij bie aksidentalisht në greminë 15 gusht 2014 -turistja çeke 26 vjeçare Martina Mala plagoset në një local në plazhin e Velipojës.
ÇIPA: 30 MIJË EURO PËR ÇDO INFORMACION
VRASJA E TURISTËVE ÇEKË, POLICIA NË NDJEKJE TË AUTORËVE. Policia e shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve duke ofruar 30 mijë euro shpërblim per cdo informacion per vendodhjen e autoreve te ngjarjes se rende te prekalit.keshtu u shpreh drejtori I pergjithshem I krimit te organizuar dhe krimet e renda Ardian Çipa ne nje deklarate per mediat.
“PËRSHËNDETJA NGA BALLKANI” QË I MORI JETËN
ÇIFTI ÇEK QË PËRFUNDOI PUSHIMET ME TRAGJEDI, NJË KËMBANË E FORTË ALARMI. Vetëm dy ditë para se të vriteshin, çifti nga Çekia Michal Svatos dhe Anna Kosinova kishin publikuar në faqen e tyre ne Facebook një album të titulluar “Përshëndetje nga Ballkani”. Për këtë album ata kishin zgjedhur fotot më të bukura nga udhëtimi i tyre turistik në Malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit. Në fillim, çifti çek ka udhëtuar drejt plazhit të Rrjollit në Velipojë ku kanë publikuar dhe foto nga bukuritë e kësaj zone. Më pas, ata janë nisur drejt zonës së Vermoshit, për të përfunduar në zonën e Dukagjinit, që për fat të keq rezultoi me udhëtimin e tyre të fundit.