SITUATA E RENDIT DHE E SIGURISË NË SHKODËR

KONTRABANDA, DY NË PRANGA Policia e Shkodres ka kryer arrestimin ne flagrance te shtetasve Haxhi Sufaj, vjeç 53, banues në Fshatin Vorfe, Malesi e Madhe dhe Perparim Sufaj, vjeç 45, banues po ne Malesine e Madhe. Ndalimi i keture shtetasve u be, pasi sepse në aksin rrugore Hani i Hotit - Koplik dhe pikerisht në qytetin Koplik, Malesi e Madhe, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Komisariatit Policise Malesi e Madhe, në automjetin që po udhetonin keto dy shtetas, ju gjeten dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale : 31 kuti me nga 100 cope llampa elektrike secila, gjithsejt 3100 llampa elektrike, për te cilat nuk kishin dokumentacion perates dhe ishin futur kondrabande nga Mali i Zi.

AKSIDENTOI TË MOSHUARËN, ARRESTOHET

ILIR HYKAJ, ËSHTË ARRESTUAR NGA POLICIA. VDES 71 VJEÇARJA. Nje 71 vjecare eshte aksidentuar per vdekje, gjate se dieles ne aksin rrugor Shkoder Vraka.

ZJARR NË NJË BANESË 3-KATËSHE

PRONARI I SHTËPISË DEBATON ME DREJTORIN E ZJARRËFIKËSVE. Një shtëpi 3-katëshe është përfshirë nga flakët natën e kaluar.

17 VJEÇARJA PREJ 3 DITËSH E HUMBUR

POLICIA ARRESTON SHTETASIN KRESHNIK VOLUMI PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE. Drejtoria rajonale e policisë së Shkodrës bën të ditur se një shtetas 52 vjeçar me inicialet SH.H, banues në fshatin Vukatanë të Komunës Guri Zi, ka bërë kallëzim se me datën 9 janar të këtij viti i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetësja E.H, vjeç 17.

POLICIA, OPERACION “BLIC” NË TË GJITHË VENDIN

POSTBLLOQE NË HYRJE DALJET E QYTETEVE, ARRESTOHEN 4 TË KËRKUAR.Me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme, kryepolici i vendit ka firmosur një plan konkret operacional që ka startuar në orën 19.00 të së premtes.

BUSHAT, ZJARRI SHKRUMBON BANESËN

SHKAK I FLAKËVE TË ZJARRIT DYSHOHET TË JETË ENERGJIA ELEKTRIKE. 16 anëtarë të familjës Puka ne Komunën Bushat kanë shpëtuar për mrekulli, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët rreth oreve te pasdites te se enjtes.

MASAKRA E PUKËS, EKSTRADOHET 36 VJEÇARI

SOKOL PERMARKAJ U ARRESTUA NË GREQI, AUTOR I VRASJES PARA DY VITESH.Një 36 vjeçar i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare dhe i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Pukës, është ekstraduar sot nga Greqia për në Shqipëri.

LOJRAT E FATIT, SËRISH SEKUESTRIME

Blute e Shkodres kane nisur serish kontrollet ndaj lojrave te fatit. Sipas njoftimit te policise se Shkodres bejne me dije se ka nisur procedimi penal ndaj nje 21 vjecari banues në Shkoder, sepse në lagjen « 3 Herojt » Shkoder, në lokalin e tij u gjeten e sekuestruan në cilesinë e proves materiale : 1 kompjuter, 1 priter skedinash, 2 televizor njeri LG 42 polësh dhe tjetri i markes bejko 32 polesh.

HASHASHI, 6 TË RINJ NË PROÇEDIM PENAL

Blute e shkodrës kane nisur procedimin penal ne gjendje te lirë në ngarkim te 6 shtetasve, te moshes nga 17 -22 vjec, te gjithe keta banues ne qytetin e Shkodres.

LËVIZTE ME ARMË, ARRESTOHET

Policia e Shkodres ka kryer arrestimin në flagrancë i shtetasit Aleksander Ilia, vjeç 48, banues në Fshatin Juban, Komuna Guri i Zi, Shkodër, pasi në bazë të informacioneve të marra nga ana e Specialistëve të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, se ky shtetas po levizte në kembë nga sheshi « Luigj Gurakuqi » Shkodër në drejtim të « Ish kryqezimit të degës » Shkoder, me një çantë sportive, me ngjyrë të zezë, ku sipas informacioneve mbante armë.

BOTA