POLITIKE

ILIR META SQARON POZICIONIN E TIJ NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN “ÇEZ”

Kreu i Kuvendit Ilir Meta mbajti një fjalim të gjatë para deputetëve ku tha të vërtetat e tij përballë skandalit të CEZ që ka shpërthyer e ku opozita i kërkon të dorëhiqet.

RAMA NË “ZËRIN E AMERIKËS” PËR ÇËSHTJEN CEZ

Kryeministri, Edi Rama në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar se nuk e mbështet idenë e hetimit ndërkombëtar për çështjen “CEZ”, por theksoi se për hetimin e kësaj çështjeje nuk ka asnjë pengesë. Rama tha se Shqipëria është vend që pret të hapë negociatat me BE-së dhe ka të gjithë kuadrin ligjor për të hetuar këdo.  

SKANDALI ME CEZ, BRUKSELI ISHTE NË DIJENI

Vetëm pak ditë pasi drejtori ekzekutiv i Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë, Janez Kopac, deklaroi se marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe CEZ, ishte si kusht për dhënien e statusit kandidat, reagon Bashkimi Europian.

ZBARDHET DËSHMIA E TOM DOSHIT NË POLICI

 Zbardhet dëshmia e Vojsava Ismailajt dhënë sot në policinë e Tiranës. “Nuk jam kërcënuar nga askush. Në qoftëse jeta ime do rrezikohej kjo gje nuk do te ndodhte as nga Doshi e as nga Prifti” . Kjo është një pjesë nga dëshmia e Vojsava Ismailaj dhënë para oficereve të policisë gjyqësore.

DODANI: UNË NUK DO KANDIDOJ PËR KRYETAR TË PS

Ardian Dodani nuk do të jetë një prej kandidaturave për të drejtuar partinë socialiste të Shkodrës.

GRETA BARDELI: S’KA KOALICION TË FSHEHTË PD-PS NË SHKODËR

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Shkodrës Greta Bardeli, njëkohësh edhe kryetare e këshillit të Qarkut mohon se në këtë qytet ka një koalicion të fshehtë mes dy forcave më të mëdha politike, partisë socialiste dhe demokratike.

ANËTARËSIA E PS, FILTRIMI SHTYHEN PËR NË 5 TETOR

PS ka shtyrë për në 5 tetor afatin e filtrimit të anëtarësisë të PS, por edhe regjistrimin elektronik të emrave të rinj në partinë të majtë më të madhe në vend.

DEPUTETJA MESILA DODA LARGOHET NGA PARTIA DEMOKRATIKE

Pas 25 vitesh krah te djathtes deputetja Mesila Doda largohet nga Partia Demokratike. Përmes një letre të hapur të cilën e ka postuar në profilin zyrtar të saj në Facebook, deputetja Doda thotë se largohet me keqardhje nga partia të cilën e bashkëthemeloi me të djathtët 25 vite më parë.

PS NIS PËRGATITJET PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME 2017

Partia Socialiste nisi këtë të hënë përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Kryeministri Edi Rama, kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi dhe nënkryetari Taulant Balla kanë drejtuar së bashku një mbledhje organizative në selinë e kësaj force politike. Në mbledhjen që zgjati përreth 60 minuta ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ministrat Klosi, Tahiri e Nikolla dhe kryebashkiakët e tre bashkive të mëdha, asaj të Tiranës, Erion Veliaj, ai i Durrësit Vangjush Dako dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

ROZAFA ZMIJANI: PS NË SHKODËR KA MUNGESË OPTIMIZMI

“Partia Socialiste e Shkodrës momentalisht ka mungesë optimizmi për të ardhmen”. Këtë përceptim ka ish-kandidatja për deputete në 2013-ën Rozafa Zmijani vetëm pak ditë pas mbledhjes që PS zhvilloi për riorganizimin.PS nuk duhet të kthehet në një oaz të PD shprehet Zmijani ndërsa deklaron se aktualisht socialistët shkodran përsa i takon nivelit lënë shumë për të dëshiruar.

BOTA