POLITIKE

PROTESTA NË SHKODËR, BERISHA: FILLOI REVULUCIONI

PËR ISH-KRYEMINISTRIN BERISHA, PROTESTA E SOTME NË SHKODËR ËSHTË FILLIMI I NJË REVOLUCIONI. NË QËNDRIMIN E TIJ TË BËRË PUBLIK NË FACEBOOK,

PËRÇARJA, PS-LSI KOALICION APO DASHURI ME URREJTJE?!

Të gjithë çuçurasin për një përçarje në mes të koalicionit PS dhe LSI por ende askush nuk ka guximin ta pranojë publikisht. Duket si një dashuri e sforcuar që përbrenda ka akumuluar shumë urrejtje. Kjo ndjenjë kombëtare për plasaritjen e PS me LSI mesa duket ka mbërritur edhe në Shkodër. Në fakt ka shumë kohë që përflitet se administrate në Shkodër dhe shumë drejtori do jenë pjesë e disa ndryshimeve jo të vogla. Këtë e zyrtarizoi me gojën e tij Ditmir Bushati, koordinatori i dërguar nga qendra për zgjedhjet e PS në Shkodër dhe Kukës.

STERKAJ: NUK JAM PESIMIST, PS DUHET TË REFORMOHET

Deputeti i Partisë socialiste nuk e quajti veten pessimist pas mbledhjes që u zhvillua me partinë socialiste të Qarkut Shkodër. Deputeti Sterkaj u shpreh se thjeshtë ka nisur puna për reformimin dhe riorganizimin brenda PS në Shkodër.

PS SHKODËR, DITMIR BUSHATI: TË SHIHET RAPORTI ME LSI PËR PUNËSIMIN

Me debate dhe sinjale të forta është shoqëruar mbledhja e parë e koordinatorit të Partisë Socialiste Ditmir Bushati i cili është i deleguar i qendrës për Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet që PS do bëjë brenda llojit. Bushati e ka nisur mbledhje duke thënë se tashmë nuk do ketë më një lojë ku lidershipi paracakton se kush do drejtojë partinë socialiste në rrethe. “Na duhen më shumë forca në terren. Do bëjmë verifikimin për vetë partinë.

DEPUTETËT E PD: NDAJ BIZNESEVE TERROR QEVERITAR E TATIMOR

“Terror qeveritar, tatimor dhe policor”- e ka quajtur deputeti i partisë demokratike Helidon Bushati aksionin e ndërmarrë nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve për kontrollin e bizneseve në qytetin e Shkodrës.

NIS SEZONI MËSIMOR, PD DENONCON SHKARKIMET NË ARSIM

http://www.youtube.com/watch?v=UTjLu-RYXRs

PUKA, GJONAJ: 60 MLN BORXHI I LËNË NGA ARIFAJ

I sapo ardhur në krye të bashkisë Pukë Gjon Gjonaj akuzon ish-kryebashkiakun e mëparshëm Beqir Arifaj se ky i fundit e ka lënë në borxh këtë bashki në kohën kur e drejtonte. Kryebashkiaku aktual Gjonaj thotë borxhi është 600 milion lekë të vjetra dhe jo 260 milion siç pretendon ish-kreu i bashkisë Pukë Beqir Arifaj.

PARTIA DEMOKRATIKE DREJT NJË KOALICIONI NË SHKODËR ?!

Shtatori ka nisur dhe së bashku me te politika mund te ofroje rezultate nga me pritshmet por edhe nga me te cuditshmet. Si nen z\e, ne Shkoder flitej prej kohesh per nje koalicion te PD-se me nje tejter subject politike, por askush nuk e besonte, sidomos pas atij rezultati, te zgjedhjeve te 21 Qershorit, ku jo vetem fitoi Voltana Ademi ne garen per zgjedhjet per pushtetin vendor, por PD, fitoi e vetme perballe dy forcave te tjera poltiike, Partise Socialiste dhe Levizjes socialiste per integrim, ne garen per keshill. Megjithate, faktet jane kokeforte, dhe gjithcka, duket sikur po shfaqet edhe ne siperfaqe.

PRESIDENTJA JAHJAGA: VENDI I SHQIPËRISË DHE KOSOVËS NË BE

Presidentja e Kosovës Atifeta Jahjaga erdhi në Shkodër duke përmbyllur vizitën e saj të parë zyrtare në Shqipëri. Duke folur për marrëdheniet mes dy shteteve Kosovës dhe Shqipëri presidentja Jahjaga tha se janë të shkëlqyera ndërsa deklaroi se këto dy shtete kanë një rrugë të përbashkët që është antarsimi në bashkimin europian.

PD, KOPLIKU AKUZON DAR PËR PUNËSIMIN E 50 MËSUESVE

Partia demokratike e Shkodrës ka denoncuar futjen në punë të mësuesve në kundërshtim me ligjin. Deputetja e PD Irma Kopliku akuzoi drejtorinë rajonale të Shkodrës dhe ministrinë e arsimit.Deputetja Kopliku po ashtu akuzon se qeveria jashtë të gjitha normave ka hequr pagesën e transportit për mësuesit  që punojnë në zonat jashtë qendrave urbane deri në 5 kilometër.

BOTA