POLITIKE

HAFIZI: PS KA NA SHKODËR SHUMË FIGURA PËR KRYETAR

Deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi nuk e quan një process të vështirë riorganizmin e kësaj force politike në Shkodër. Deputetja Hafizi shprehet se procesi sapo ka nisur dhe socialistët shkodran po bëjnë një lloj verifikimi për të vijuar më pas deri në përzgjedhjen e kryetarit të ri të PS-së për Shkodrën.

BASHA NGA SHKODRA: QEVERIA DREJTOHET NGA KRIMINELËT

Qeveria po drejtohet nga trafikantët dhe bandat kriminale. Kështu iu drejtua kryetari i opozitës Lulëzim Basha demokratëve shkodran nga Postriba.Kryetari i PD Basha kërkoi nga demokratët shkodran dhe shqiptar që të gjithë sëbashku të çohen për të larguar nga pushteti atë që e quajti diktaturë e krimit.

SINDIKATA E ARSIMIT: MUNGOJNË TEKSTET SHKOLLORE

Sindikata e arsimit hedh akuza për mungesën e teksteve shkollore tek distributorët por edhe në shkollat e qytetit. Arjan Peraj që drejton sindikatën e arsimit thotë se alterteksti është një projekt i dështuar i qeverisë. Peraj po ashtu deklaron se qeveria po tenton që të heqë pagesën e transportit për mësuesit, një vendim që sipas sindikatës së arsimit nëse merret është absurd.

HAFIZI PËR TATIMET: I GJITHË BIZNESI PËRPARA LIGJIT

“Për herë të parë i gjithë biznesi në Shqipëri do të vihet në vijë të drejtë përpara ligjit”. Kështu e komenton deputetja e partisë socialiste Mimoza Hafizi aksionin që po ndërmerret në të gjithë vendin në luftën ndaj informalitetit.Deputetja Hafizi i përgjigjet edhe akuzave të opozitës se po ushtrohet terror.

PS SHKODËR, SHTYHEN AFATET PËR KRYETARIN E RI TË PARTISË

Zyrtarisht partia socialiste e Shkodrës ka nisur procesin që pritet të zgjasë jo pak për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj jo vetëm të kryetarëve por edhe të hallkave të tjera të kësaj force politike. Nga sa mësohet pak ditë më parë në praninë e deputetëve të PS kanë zhvilluar një mbledhje në selinë rozë në Shkodër, drejtuesit më të lartë të socialistëve bashkë me ish-kryetarët e komunave të majta.

EDI RAMA MERR PËRSIPËR SHKODRËN PËR 2017-tën ?!

Partia Socialiste ndez motorët për përballjen elektorale të viti 2017. Partia më e madhe e mazhorancës po ristrukturohet tërësisht, duke shpërndarë burimet njerëzore dhe njerëzit që gjenerojnë pushtet. Kryetari i kësaj partie, Edi Rama, së bashku me kryetarin e Asamblesë, Gramoz Ruçi kanë prezantuar skemën e re mbi të cilën do të jenë të organizuara për dy vitet e ardhshme degët e PS-së. Sipas skemës së re të drejtimit të partisë, Shqipëria do të ndahet në 6 rajone, ku secili do të përbëhet nga dy rajone fqinje.

PD, NË SHTATOR NIS ANALIZA E DEGËVE PËR ZGJEDHJET

Degët e Partisë Demokratike janë gati për analizën e shtatorit. Burime pranë PD bëjnë të ditur se të gjitha degët kanë përfunduar raportet përkatëse për rezultatin që prodhuan zgjedhjet si dhe relacionin për seksionet dhe grup/seksionet në çdo degë. Kjo e fundit është në funksion të ‘vlerësimit’ që do të shkojë për krerët e seksioneve dhe grup/seksioneve në secilën prej degëve.

ADMINISTRATORI CENI THUMBON KËSHILLTARËT E PD

Prezantimi i administratorit të ri Arben Ceni në Anën e Malit është shoqëruar me disa batuta që natyrisht i japin një lloj kuptimi situatave që kanë ndodhur më përpara por edhe ngjarjeve në të ardhmen. Administratori Ceni duke falenderuar anëtarin e këshillit bashkiak Marin Pema i cili ishtë i 21-ti në listën e PD,

ANA E MALIT, PREZANTOHET ADMINISTRATORI ARBEN CENI

Arben Ceni do të jetë administratori në njësinë Ana e Malit. Ish-kryetari i asaj komune Xhevat Mollca ishte i pranishëm për t’i dorëzuar detyrën ashtu siç administrator Ceni ia dorëzoi atij para 4 viteve. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se sfida me bashkinë e re është më e madhe.Deputeti Helidon Bushati tha se Ana e Malit do të ketë një zhvillim pozitiv.

RAMA: NUK E GËZON KUSH PRONËN E VJEDHUR

Qeveria shqiptare do të ndërmarrë një operacion të gjerë në mbrojtje të të drejtës së pronës, duke goditur çdo rast abuzimi.Nga Vlora kryeministri Rama deklaroi se vendi ynë duhet të shkëputet njëherë e mirë nga kjo histori skandaloze. Sipas Ramës çështja e pronave është kthyer në pengesë serioze edhe për ekonominë e vendit, ndërsa përgjegjësinë për kaosin e krijuar ndër vite e gjen tek ekzekutivi dhe gjyqësori.

BOTA