POLITIKE

PD, BARDELI, GURAZIU E RUPA NË GARË PËR KËSHILLIN E QARKUT

Në shtator pritet që të nisë gara edhe për kryetarin e ri të këshillit të qarkut. Teksa krye aktual Maxhid Cungu është drejt përfundimit të mandatit të tij tashmë priten zgjedhjet për emrin që do e zëvendësojë. Vëmendja më e madhe është e përqendruar tek Partia Demokratike duke qenë se ka shumicën e e anëtarëve të këshillit të qarkut të cilat sapo janë zgjedhur në 5 njësitë vendore të qarkut Shkodër.

SAMITI I VJENËS, SHQIPËRIA DO MBËSHTETJË NË KATËR FUSHA

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen në Vjenë më 26 gusht në forumin e dytë të Samitit të Vjenës, i cili do të organizohet nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe asaj gjermane Merkel. Duke folur për pjesmarrjen e Shqipërisë në Samitin e Vjenës Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati është shprehur se, Shqipëria në këtë Samit do të kërkojë mbështetje në katër fusha kryesore, në infrastrukturën rrugore, në projekte për procesin e infrastructures energjetike, kapitalet njerëzore, arsimimi dhe edukimi dhe në fund turizmi.

EMRAT E MUNDSHËM PËR ADMINISTRATOR TË NJËSIVE VENDORE

Menjëherë pas konstituimit të këshillit bashkiak dhe nisjes zyrtarisht të punës nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi kanë nisur që të përfliten se kush mund të jenë administratorët e 10 njësive vendore që i janë bashkuar bashkisë së re të Shkodrës. Në dy prej 3 njësive më të rëndësishme siç janë Dajçi, Velipoja dhe Rrethinat duket se gara është më e fortë.

XHEMAL BUSHATI: POSTI IM PËRGJEGJËSI NDAJ QYTETARËVE

“Është një përgjegjësi e madhe dhe do jemë gjithnjë në shërbim të qytetarëve”. Kështu e komenton postin e partë politik Xhemal Bushati teksa u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak me 28 vota përballë 22 votave të Luan Hetës.I pyetur për garën brenda PD për kandidaturën për këshillin bashkiak, Bushati thotë se ai ka qenë kandidatura e vetme.

LUAN HETA E PRANON: MUND TË KETË RRJEDHJE VOTASH NGA PS

“Partia Socialiste mund të ketë patur rrjedhje votash gjatë votimit për anëtarët e këshillit të qarkut Shkodër”. Pohimi vjen nga kreu i grupit të këshilltarëve të PS Luan Heta, njëkohësisht edhe kandidati i të majtëve që humbi garën për kryetarin e këshillit bashkiak.

KB, VOTIMI PËR KËSHILLIN E QARKUT MES PAZAREVE POLITIKE

Këshilli i Bashkisë Shkodër në mbledhjen e konstituimit ka votuar edhe për përzgjedhjen e 7 anëtarëve që do jenë pjesë e këshillit të Qarkut. Partia Demokratike me ndihmën e Partisë Socialiste arriti që të kalojë të gjithë primtshmëritë. Jo vetëm se mori të 7 anëtarët e këshillit të qarkut por koleksionoi edhe rreth 15 vota në total mbi numrin e koalicionit të djathtë. Greta Bardeli mori 31 vota, Vildana Gushta 30, Mark Rupa 30, Maxhid Cungu 29, Filip Guraziu, Bujar Hoti dhe Mhill Prroni nga 28 vota ndërkohë që të djathtët nuk kanë më shumë se 27 vota në total.

I BUZËQESHUR LUKA I DORËZON DETYRËN VOLTANA ADEMIT

I buzëqeshur e ka dorëzuar detyrën ish-kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka i cili priti kryetaren e re të këtij institucioni Voltana Ademi. Menjëherë pas betimit të saj përpara këshilltarëve dhe fjalimit zyrtar, Ademi ngjiti shkallët për të shkuar në zyrën e saj të re. Luka u shpreh krenar që për 8 vite i shërbeu qytetarëve të Shkodrës.Ish kryebashkiaku Luka i uroi suksese e mbarësi pasardhëses së tij Voltana Ademi.

MALËSI E MADHE, MBLIDHET PËR HERË TË PARË KËSHILLI BASHKIAK

Këshilli i Bashkisë së Malësisë së Madhe është mbledhur për herë të parë pas konstituimit të tij. Kryetari i Këshillit, Ilir Halaj ka drejtuar mbledhjen e radhë ku në pikën e parë të rendit të ditës ka qenë zgjedhja e sekretarit te ri te keshillit te bashkise M.Madhe. Me 28 vota pro, eshte zgjedhur z, Emiljano Hasmujaj.

KA NISUR KONSTITUIMI I KËSHILLIT TË BASHKISË SË SHKODRËS

Ashtu siç ishte parashikuar sot ka nisur konstituimi i Keshillit te ri te Bashkise se Shkodres. Siç ishte percaktuar dhe ne rendin e dites, ajo eshte drejtuar nga keshilltari me i vjeter ne moshe, Renato Radoja. Fillimisht eshte bere , ngritja e komisionit te verifikimit te mandateve ku gjate procesit ka patur dhe tre doreheqje te keshilltareve te zgjedhur.

ZBARDHEN KANDIDATURAT PËR KRYETAR TË KËSHILLIT BASHKIAK

Gjithçka është gati për mbledhjen e 20 gushtit nga ku do të bëhet konstituimi i këshillit të ri bashkiak të Shkodrës dhe kryetares që fitojë betejën e 21 qershorit Voltana Ademi. Stafi i Bashkisë Shkodër këto ditë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe tashmë pret vetëm zhvillimin e mbledhjes.

BOTA