POLITIKE

NURJA: OPOZITA DHE MAZHORANCA MARRËVESHJE TË FSHEHTË

“Opozita dhe mazhoranca lokale në qytetin e Shkodrës kanë bërë marrëveshje të fshehtë për të shkëmbyer votat mes tyre duke ndarë larg syve të publikut kryetarin e ri të këshillit bashkiak dhe atë të këshillit të qarkut”. Një ditë përpara mbledhjes së këshillit bashkiak për konstituimin është anëtari i FRD Fatlum Nurja që hedh këtë supozim të tijin.

TOPALLI KËRKON NË FB “ZGJIMIN” E OPOZITËS

Ish kryetarja e Parlamentit dhe ish numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkon reagimin e opozitës në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend. Deputetja e shkodrës duket se nuk është aspak e kënaqur me kryetarin e Partisë Demokratike dhe punën që po bën opozita sot në Shqipëri. Ajo nëpërmjet një statusi në Facebook, lë të nënkuptojë se opozita duhet ti përgjigjet situatës duke mos ndenjur në heshtje. Konkretisht në Facebook, Topalli shkruan.

18 GUSHTI AFATI PËR TË APLIKUAR NË KONKURSET E UNIVERSITETIT

Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim për datat e konkurseve dhe tarifat e regjistrimit  për disa programe studimi si në Universitetin e Arteve apo atë të Sporteve.Ministria e Arsimit njofton të gjithë kandidatët nga trojet, kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh dhe program të dytë studimi, si dhe kandidatët e kategorive të veçanta, që dëshirojnë të aplikojnë në programe studimi që parashikojnë konkurs pranimi, se duhet të aplikojnë pranë universiteteve përkatëse për konkursin e pranimit si dhe të gjithë kandidatët e tjerë, konform udhëzimit përkatës të konkurseve deri në datën 18 gusht.

PUNËSIMET NË BASHKI, PROVIZORE DERI NË DHJETOR

Strukturat e reja në 61 bashkitë e vendit do të jenë provizore, funksionale deri në dhjetor të këtij viti.Ministri i Çështjeve Vendore nëpërmjet Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale ka shpërndarë një shkresë për 61 kryebashkiakët e rinj duke i shpjeguar mënyrën e emërimeve në administratën e re, duke i kërkuar që skema e aplikimit të jetë provizore, jo përfundimtare. Kjo skemë do të jetë funksionale deri në miratimin e strukturave përfundimtare në çdo bashki apo dhe njësive administrative që do të nisin punën duke filluar nga muaji janar i vitit 2016.

PS SHKODËR, PRITEN ZGJEDHJET BRENDA PARTISË

Partia e Socialiste për Bashkinë Shkodër është vënë në lëvizje për një riorganizim të ri. Edhe pse ende nuk është thënë publikisht nga kreu I PS Edi Rama njëkohësh edhe kryeministër i Shqipërisë, shumë shpejt pritet që brenda të majtëve të nisë gara për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë. Socialistët e Shkodrës në bazë të sinjaleve nga qendra duhet që brenda datës 20 shtator të kenë përfunduar procesin e zgjedhjeve

PRESIDENTI BUJAR NISHANI KTHEN LIGJIN PËR ARSIMIN E LARTË

Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, ligjin për Arsimin e Lartë, të miratuar në seancën plenare të 21 Korrikut, vetëm me votat e mazhorancës. Presidenti Nishani argumenton se ligji bie ndesh me Kushtetutën, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese dhe të GJEDNJ -së dhe ligje të tjera në fuqi.

RADOVANI: DO TË KEMI NJË KËSHILL TË BRISHTË

Ky është mendimi qe prefekti I Qarkut te Shkodrës ka për këshillin e ri te Bashkise se Shkodres. Sipas tij, ky këshill nuk do te jete I thjesht për tu menaxhuar ne asnjë prej partive politike, pasi asnjë subjekt nuk bën I vetëm mazhorances, kjo për shkak te zgjedhjes qe vete qytetaret, bene ne zgjedhjet e 21 Qershorit.

NJOFTOHEN KËSHILLTARËT, KONSTITUIMI NË DATËN 20 GUSHT

Konstituimi I Këshillit të Bashkisë së Shkodrës, është caktuar për datën 20 Gusht. Ky është njoftimi që I është depozituar këshilltarëve të zgjedhur të Bashkisë së Shkodrës, e cila në qarkun e Shkodrës, ka ngelur e fundit në radhë edhe pse është bashkia më e rëndësishme. Kjo mbledhje pritet të drejtohet ashtu sic është e përcaktuar në ligj, nga këshilltari më I vjetër në moshë dhe fillon punën me zgjedhjen e komisionit të vertetimit të mandateve.

KONSTITUIMI I KËSHILLIT BASHKIAK, PREFEKTI KUNDËR DATËS

Gjatë kësaj të marte-je, është mësuar që 20 Gushti do të jetë data për të cilën institucioni I Bashkisë së Shkodrës e më konkretisht, Sekretari I këshillit të Bashkisë së Shkodrës ka kërkuar që të bëhet mbledhja për konstituimin e bashkisë, por ende pa u vendosur mirë, prefekti Paulin Radovani, në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se kjo datë nuk është e ligjshme duke pretenduar për datën 18.

MARINAJ NIS PUNËN PËR STRUKTURËN E RE TË BASHKISË

Jane ditët e para te fillimit te punës ne krye te bashkise M.Madhe te z, Tonin Marinaj, dhe natyrisht veshtersit e fillimit , jane nga me te ndryshmet, por per te patur nje ecuri te mbare kërkohet dhe nje fillim I mbare, Kesisoj nder vendimet e para te rendesishme te firmosura nga Kryetari I bashkise z, Tonin Marinaj, mesohet te jene emerimi I disa prej administratorve ne ish komunat e M,madhe.

BOTA