POLITIKE

BRAHIMI : PS MORI VOTA NE BERDICE FALE MEJE

Në asamblenë e partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër Besnik Brahimi, ishte ndër zërat me kritik në atë mbledhje. Në një dalje për mediat, kryekomunari i Bërdicës thotë se ish-kandidatja e PS Keti Bazhdari mori votat në Bërdicë falë kontributit të tij. Humbja e socialist në Shkodër thotë Brahimi erdhi si shkak i mos vlerësimit të simpatizantëve të PS duke përmendur se nuk janë punësuar ata që dhanë kontribute.

AKUZA DHE DEBATE NË ASAMBLENË E PS SHKODËR

Me akuza dhe kundërakuza është shoqëruar mbledhja e asamblesë së PS Shkodër. Përkundër asaj çfarë deklaruan në përfundim, gjatë mbledhjes ka patur debate të forta. Figura të partisë socialiste që janë lënë disi të mënjanuar kanë kritikuar ashpër qoftë për listën e këshillit bashkiak që për shumë kënd nuk ka përfaqësuar socialistët e Shkodrës por edhe për kandidaten duke thënë se nuk është pyetur baza e partisë.

DEPUTETI KOPLIKU: KETI BAZHDARI E LUAN HETA MIQTË E MI

Dy deputetët e PS Namik Kopliku e Mimoza Hafizi përmes ironisë e sarkazmës i janë shmangur situatës të nxehtë gjatë mbledhjes së asamblesë së PS qytet. Edhe pse deputeti Kopliku zhvilloi një debat me Keti Bazhdarin, pas mbledhjes tha se është ndër miket e tij më të mira ndërsa nuk dha një mendim për asamblenë.

PS SHKODËR, ZHVILLOHET ASAMBLEJA PËR BASHKINË

Partia Socialiste e Shkodrës ka thirrur Asamblenë e Qytetit për të diskutuar lidhur me rezultatin në zgjedhjet lokale të 2015-ës. Mbledhja e asamblesë u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. Në këtë asamble që ishte thirrur nga deputeti Namik Kopliku morën pjesë përveç antarëve të asamblesë kryetari i PS Andi Halluni, koordinatori Luan Heta, Keti Bazhdari që kandidoi për Bashkinë Shkodër dhe deputetja Mimoza Hafizi.

ANALIZA E ZGJEDHJEVE, NGA E HËNA NË PARTINË SOCIALISTE

Partia Socialiste, nuk do të humbasë kohë për të kaluar në sitë, rezultatin e 21 qershorit, duke i hapur udhë analizës, që nga fillimi i javës së ardhshme. Mësohet se nga e hëna Asambletë në Rrethe të PS, do të bëjnë një bilanc të arritjeve dhe dobësive të partisë më të madhe në pushtet, për t’I paraprirë kështu zgjedhjeve të brendshme dhe betejës së 2017-ës.

MALËSI E MADHE, BASHKËPUNIMI PS – LSI SOLLI FITOREN

Fitorja ne Malësinë e Madhe, erdhi si rezultat I një bashkëpunimi te ngushte mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes socialiste për integrim.

MBLIDHET ASAMBLEJA KOMBËTARE E PARTISË SOCIALESTE

Asambleja Kombëtare e Partia Socialiste nisi punimet, ku në qendër të diskutimeve të saj ishte analiza e rezultatit zgjedhor të 21 Qershorit. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij tha se me zgjedhjet e 21 qershorit PS-ja fitoi sfida të rëndësishme, por ka ende shumë punë përpara për të bërë e për të ecur në drejtimin e duhur.

ANALIZA E ZGJEDHJEVE, PD NË SHTATOR “NË SITË” TË GJITHË REZULTATIN

Në zgjedhjet e 21 qeshorit, Partia Demokratike, nuk ju afrua rezultatit të pritshëm , duke fituar  15 nga 61 bashkitë e vendit. Rezultati që në disa zona ishte surprise dhe disa zona të tjera mjaft i pritshëm do të kalojë në një analizë të hollësishme, duke filluar nga java e parë e shtatorit. Grupet e punës që do të ngrihen për këtë proces, do te marrin në dorë rezultatet për cdo qendër votimi për të analizuar faktorët e cuan ne humbje ne pjesen me te madhe te vendit por do te analizohet edhe fitorja ne 15 bashki.

ZGJEDHJET PASOJNË ME NEGOCIATAT PËR POSTET NË BASHKI

Votuesit përcaktuan qeverisjen e 61 bashkive dhe këshillave bashkiakë, ndërsa administratorët për shkak të ndarjes së re territoriale do të emërohen nga kryetarët e Bashkive, natyrisht me bekimin e partive që ato përfaqësojnë.

VAU DEJËS, BANORËT NË FESTËN E FITORES

KRYETARI I RI I BASHKISË VAU DEJËS, FALENDERON TË GJITHË VOTUESIT. Kjo ka qene festa e fitores se partise Demokratike ne Bashkine Vau Dejes. Ne nje concert festiv, kryetari I Bashkise Vau Dejes, Zef Hila ka flaenderuar te gjithe ato te cilet besuan tek program I partise demokratike, dhe vlerat e kandidatit te kesaj force politike qe u legjitimuan ne 21 Qershor.

BOTA