POLITIKE

M.MADHE, MARINAJ TAKOHET ME BANORË TË KOMUNËS GRUEMIRË

STERKAJ: VETËM ME TONIN MARINAJ, MUND TI JAPIM ZHVILLIM BASHKISË MALËSI E MADHE. Tonin Marinaj kandidati i partise socialiste per kryetar bashkise malesi e madhe, ka vijuar turin e takimeve ne zonat e kesaj bashkie te madhe tashme ne Qarkun e Shkodres.

LLALLA: KANDIDATË TË INKRIMINUAR, ENDE ASNJË REZULTAT

PROKURORIA E PËRGJITHSHME VAZHDON HETIMET PËR KANDIDATËT NË 21 QERSHOR. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për disa kandidatë të cilët dyshohet se janë me precedentë penalë e që garojnë për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Deklaratën e dha kryeprokurori Adriatik Llalla por u kujdes të mos bëjë publik asnjë emër për mediat. “Nuk kemi rezultate konkrete, vazhdojnë hetimet”, tha Llalla.

ZEF HILA ME BANORËT E KINOKLUBIT NË VAU DEJËS

KANDIDATI I PD, MERR MBËSHTETJE PËR PROJEKTET DHE ZHVILLIMIN E TË GJITHË BASHKISË. Kandidati i Partisë Demokratike në Bashkine Vau Dejës, ka marre garancinë e banorëve të lagjes kinoklubit pranë Bashkisë Vau Dejës.

BAZHDARI: SHËRBIMET SOCIALE PRIORITETI YNË

http://www.youtube.com/watch?v=b_4yOMqCMzs

GJOKË LLESHI MIRËPRITET MASIVISHT NË RRANZA TË BUSHATIT

BANORËT DUAN NDRYSHIMIN, PREMTOJNË VOTËN KANDIDATIT TË PS PËR VAU DEJËSIN. Fshati Rranza në Komunën e Bushatit ka mirëpritur në mënyrë masive kandidatit e PS për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi. Banorët u shprehën se vota e tyre do të shkojë vetëm për Gjokë Lleshin dhe se do kërkojnë ndryshimin duke qenë se deri mësot janë ndjerë të persekutuar.

FSHATI VIG, MBËSHTET ZEF HILËN DHE PD-në

BANORËT SHPREHIN MBËSHTETJEN MAKSIMALE NË ZGJEDHJET E 21 QERSHORIT. Nga një fshat në tjetrin, mbështetja është maksimale për kandidatin e Partisë Demokratike në Bashkinë Vau Dejes Zef Hila. E tille ka qene vëmendja edhe ne fshatin Vig, në Komunën Vig Mnele. Një zone e cila per vite është lëne ne harrese te plote, dhe nuk është ndërhyre për krijimin e sherbimeve me minimale.

BASHA & ADEMI, NJIHEN ME PROBLEMET E TREGTARËVE

KANDIDATJA E PARTISË DEMOKRATIKE GARANTON MBËSHTETJE PËR BIZNESIN E VOGËL. Kryetari i PD-së dhe kandidatja për kryetare të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi u takuan edhe me tregtarë të vegjël dhe të mesëm të qytetit të Shkodrës ku janë njohur me problemet dhe shqetësimet e tyre, që nga rritja e taksave, rritja e çmimit të dritave rënia e fuqisë blerëse.

BAZHDARI: RINIA E SOTMJA DHE E ARDHMJA E SHKODRËS

KANDIDATJA E MAZHORANCËS MERR PJESË NË ORGANIZIMET E FRESH. Nën moton rinia është e sotmja dhe e ardhmja e Shkodrës kandidatja për kryetare bashkie znj.Keti Bazhdari mori pjesë në disa organizime masive me të rinjtë e FRESSH nga Shkodra,Postriba, Rrethinat dhe Bërdica të cilet, inaguruan disa prej qëndrave të tyre , respektivisht në Shkodër,Trush, Shtoj të ri dhe në Mes në kuadër të përhapjes së programit dhe vizionit për drejtimin e bashkisë në katër vitet e ardhshme.

MJEDË, GARANCI PËR FITORE MASIVE TË KANDIDATIT LLESHI

BANORËT DHANË MBËSHTETJE MAKSIMALE PËR KANDIDATIN E PS GJOKË LLESHI. Kandidati i koalicionit të majtë Gjokë Lleshi për Bashkinë Vau Dejës po merr kudo mbështetjen për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kandidati Lleshi u prezantua përpara banorëve të fshatit Mjedë nga deputeti i PS Namik Kopliku.

BASHA NGA SHKODRA: KJO QEVERI KA ZHYTUR VENDIN NË PAPUNËSI

KRYETARI I PARTISË DEMOKRATIKE SË BASHKU ME VOLTANA ADEMIN TAKOHEN ME TË RINJTË. Nga Shkodra ku është ndalur në një bashkëbisedim me të rinjtë Basha theksoi se kjo qeveri e ka zhytur vendin në gropën e papunësisë, varfërisë dhe pamundësisë, ndërkohë që sipas tij nuk ka projekt për rimëkëmbje.

BOTA