POLITIKE

ZEF HILA TAKOHET ME BANORË TË BARBULLUSHIT

KANDIDATI I PD-së MERR MBËSHTETJE NGA BANORËT PËR DREJTIMIN E BASHKISË. Fshati Barbullush ne Komunen e Bushatit, ka qene ndalesa e radhes e kandidatit te Partise Demokratike per Bashkine Vau Dejes. Si ne shtepine e tij, kandidati i PD-se eshte pritur mes entuziazmit nga banoret e barbullushit te cilet me pjesmarrjen e tyre, kane dhene mbeshtetjen e tyre per kandidatin e partise demokratike ne zgjedhjet e 21 Qershorit.

ZEF HILA TAKOHET ME BANORË TË BASHKISË VAU DEJËS

HILA GARANTON BANORËT PËR PROJEKTE AMBICIOZË PËR ZHVILLIMIN E ZONËS. Kanddiati i Partisë Demokratike në Bashkinë Vau Dejës, Zef Hila ka marrë mbështetjen e banorëve të Vau Dejesit ne garen per zgjedhjet e 21 Qershorit.

ANTON KOKAJ, MIRËPRITET NË KOMUNËN SHKREL

KOKAJ: FITORJA DO TË JETË E PËRBASHKËT PËR TË GJITHË MALËSINË. Në kuadër të takimeve me strukturat e PD- së në rrethin e Malësisë së Madhe, kandidati I PD- së për këtë bashki Anton Kokaj ka zhvilluar një takim me strukturat e Shkrelit. Kanë qënë drejtuesit e PD- së në Malësinë e Madhe, dhe kryekomunari I Shkrelit që kanë kërkuar angazhim maksimal për të fituar me 21 Qershor kandidati I PD- së Anton Kokajn.

KETI BAZHDARI, NE PLATFORMËN PËR ARSIMIN

BAZHDARI: TI JAPIM DREJTIMIN E DUHUR ZHVILLIMIT TË ARSIMIT, BASHKIA KA SHUMË MUNDËSI. Arsimi, ka qene ne fokus te takimit te radhes se kandidates se mazhorances ne Bashkine e Shkodres, Keti Bazhdari. Ne nje takim me arsimtare, te mbajtur ne sallen e teatrit Migjeni, jane diskutuar problematikat e arsimit por edhe mundesite te cilat i ofrohen pushtetit vendor per zhvillimin e arsimit.

VOLTANA ADEMI TAKOHET ME KREUN E KMSH

KANDIDATJA PËR BASHKINË SHKODËR, PJESËMARRËSE NË AKTIVITETIN E KOMUNITETIT MUSLIMAN. Kandidatja e Partisë Demokratike për Kryetare të Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi sëbashku me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha dhe me kandidatin për Kryetar të Bashkisë Tiranë z. Halim Kosova, morën pjesë në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Kongreseve në nderim të përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed a.s.

ANTON KOKAJ, TAKON STRUKTURAT E PD-së NË KELMEND

KOKAJ: GJITHÇKA DO TË VLERËSOHET MBI BAZËN E MERITAVE TË GJITHSECILIT. Takimi me strukturat e partisë demokratike në komunën e Kelmendit ka qënë ndalesa e radhës për kandidatin e selisë blu për bashkinë e Malësisë së Madhe Anton Kokajn.

PUKË, JEP DORËHEQJEN KANDIDATI I PS RRUSTEM STRUGAJ

NJOFTON PËRMES FACEBOOK, STRUGAJ: KAM PROBLEME SHËNDETËSORE. Rrustem Strugaj dorëhiqet si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e re të Pukës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Strugaj u zyrtarizua nga deputetja e PS-së për Qarkun Shkodër Mimoza Hafizi në një dalje të saj publike.

PD, NË VAU DEJËS FITORJA E SIGURTË

HILA: SË BASHKU DO TË KTHEJMË KËTË QYTET NË NJË PAMJE TJETËR. Përvec angazhimit te kandidatit, edhe strukturat e Partisë Demokratike janë vënë në lëvizje në Bashkinë Vau Dejes.

ANTON KOKAJ PREZANTOHET PARA STRUKTURAVE TË PD

KOKAJ: ME MBËSHTETJEN E TË GJITHËVE DO TË SHKOJMË DREJT FITORES. Anton Kokaj, kandidati I PD- së për bashkinë e Malësisë së Madhe është prezantuar përpara strukturave të partisë demokratike të qytetit të Koplikut.

RAMADAN LIKA: NUK DO TË KANDIDOJ I PAVARUR

KRYETARI I BASHKISË KOPLIK HEDH POSHTË ZËRAT QË QARKULLOJNË. Kryetari i Bashkisë së Koplikut Ramadan Lika ka hedhur poshte zerat qe qarkullojne per nje kandidim te mundshem te tij si kandidat I pavarur ne bashkine Malesi e Madhe.

BOTA