POLITIKE

ZEF HILA MERR MBËSHTETJE NË NËNSHAT

KANDIDATI I PD-së VIJON TAKIMET ME BANORË TË ZONËS SË BASHKISË SË RE VAU DEJËS. Fshati Nënshat, është në mbështetje të plotë, të kandidatit të Partisë Demokratike Zef Hila. Ka qenë ky motivi i takimit të organizuar në fshatin Nenshat te Komunes se Hajmelit nga kandidati I PD-se Zef Hila. Gjate fjalës se tij kandidati i Partise Demokratike ka deklaruar se marrëveshje qe ato do te lidhin se bashku, është ne shërbim te banoreve.

BRAHIMI PËR GODINËN NË BËRDICË: NUK ËSHTË SHKOLLË

REAGON KRYETARI I KOMUNËS: PD KËRKON QË TË NXISË PROBLEME NË FUSHATË. Kryekomunari i Bërdicës Besnik Brahimi shprehet se as PD dhe askush tjetër nuk do mund të nxisë probleme gjatë fushatës elektorale.

GJOKË LLESHI MERR MBËSHTETJEN E BARBULLUSHIT

KANDIDATI I PS PËR BASHKINË VAU DEJËS: DO TA NDRYSHOJ SITUATËN. Fshati Barbullush ka pritur me entuziazëm kandidatin e koalicionit të majtë Gjokë Lleshi për Bashkinë Vau Dejës. E pranishme në këtë takim që kandidati Lleshi zgjodhi ta niste me Barbullushin ishte edhe deputetja e PS Mimoza Hafizi e cila tha se Gjokë Lleshi është zgjidhja e duhur.

PËRMIRËSIMI I PROGRAMIT PËR BASHKINË SHKODËR

KRYETARI I KOMISIONIT TË VEPRIMTARIVE PRODHUESE NË STAFIN E KETI BAZHDARIT. Përmirësimi i programit drejtues të bashkisë Shkodër pas konsultimeve me grupet e interesit vijon të jetë qendër te vëmendjes së stafeve të punës pranë kandidates për kryetare Bashkie znj.Keti Bazhdari. Pjesë e takimeve për këtë çështje u bë  edhe deputeti Eduard Shalsi njëherësh edhe kryetar i komisionit të veprimtarive prodhuese, tregtisë dhe mjedisit ne kuvend.

MALËSIA E MADHE, NJË GARË NË HESHTJE TË PLOTË !

ASNJË NGA KANDIDATËT NUK SHFAQ TRANSPARENCË ME PUBLIKUN, FUSHATA “NËN TAVOLINË”. Nese në bashkinë Shkodër dhe Vau Dejës, gara për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, por merr te perpjeten e saj ne nje gare te ndezur mes dy kampeve politike, një gjë e tillë nuk mund të thuhet në një tjetër Bashki të madhe, në Bashkinë Malesi e Madhe.

ADEMI: NË ÇDO RAJON DO TË NGRIHET NJË QËNDËR PËR FAMILJEN

KANDIDATJA E PD-së MESAZH PËR TË GJITHË NË DITËN E FAMILJES. pranë qendrës polivalente të lagjes Mark Lula, kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Zj. Voltana Ademi zhvilloi një takim me anëtarë të komunitetit të kësaj lagje. Takim u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Familjen dhe rëndësisë që ka promovimi i vlerave të familjes në zhvillimin e komunitetit tonë.

VOLTANA ADEMI, ME BANORËT NË SHTOJ TË RI DHE DOBRAÇ

BANORËT SHPREHIN MBËSHTETJEN, E NJOHIN ATË ME PROBLEMATIKAT. Fshatrat Dobrac dhe Shtoji I Ri në Komunën Rrethina, kane qene ndalesat e radhes se candidates se partise Demokratike Voltana Ademi ne takimet me banoret e Bashkise se Re te Shkodres. Gjate ketyre takimeve kandidatja e PD-se Voltana Ademi eshte njohur me problemet qe shqetesojne kete komunitet.

PD: SHKOLLAT PO PËRDOREN PËR FUSHATË ELEKTORALE

SIPAS KËSAJ FORCE POLITIKE, SKANDALET KANË PËRFSHIRË MAZHORANCËN.

NË DHEUN E LEHTË, VOTAT DO SHKOJNË PËR ZEF HILËN

BANORËT GARANTOJNË MBËSHTETJEN MAKSIMALE, GATI PROJEKTET PËR ZONËN. Kandidati i Partisë Demokratike Zef Hila, në vijim të takimeve me banorëe te fshatrave që do të jenë pjesë e Bashkise së Re te Vau Dejesit, eshte ndalur se bashku me ekipin e tij në fshatin Dheu i Lehte ne Komunen e Hajmelit. Gjate ketij takimi me banore te zones, Zef Hila ka garantuar se shume shpejt do te marrin zgjidhjen perfundimtare ceshtja e vaditjes se tokave, por edhe ceshtja e regjistrimit te pronave.

PS, PREZANTON SKUADRËN E KËSHILLTARËVE TË BASHKISË

BAZHDARI: JEMI NJË EKIP ME NJË VIZION TË QARTË, E DUAM KËTË QYTET ME ZEMËR. 51 emrat E Listes shumë emerore, të Partisë Socialiste ne Bashkine e Shkodres, jane mbledhur se bashku, per te ecur ne drejtimin e duhur ne nje gare qe ka nisur drejt zgjedhjeve te 21 Qershorit. Kane qene deputetet e Qarkut te Shkodres, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku ato te cilet kane prezantuiar listen e keshilltareve qe do te perfaqesoje Partine Socialiste ne Keshillin e Bashkise se Shkodres.

BOTA