POLITIKE

VOLTANA ADEMI, PREZANTON PROJEKT PROGRAMIN PËR ARTIN DHE KULTURËN

ADEMI: BASHKIA DO TË MBËSHTESË DHE NXISË ZHVILLIMIN E ARTIT DHE KULTURËS. Znj. Voltana Ademi, kandidatja e Partisë Demokratike për kryetare e Bashkisë së Shkodrës, zhvilloi takimin me aktore dhe punonjës të Teatrit “Migjeni” si dhe me artiste të Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci” dhe te Qendrës kulturore te fëmijëve. Znj. Ademi theksoi se një pike kryesore e programit, që ka fokus Artin dhe Kulturën, është menaxhimi gjithëpërfshirës dhe profesional i tyre.

KETI BAZHDARI TAKOHET ME PEDAGOGËT E UNIVERSITETIT TË SHKODRËS

BAZHDARI: LIDHJA BASHKI – UNIVERSITET, I JEP FRYMËMARRJE ZHVILLIMIT TË SHKODRËS. Universiteti I Shkodres, si qendra akademike e Veriut te Shqiperise, I jep frymemarrje dhe zhvillim te metejshem Bashkise se Re te Shkodres. Ka qene ky fokusi I diksutimit qe Kandidatja e mazhorances Keti Bazhdari ka zhvilluar me pedagoge te Universitetit te Shkodres.

ZEF HILA TAKOHET ME BANORËT NË STAJKA

HILA: DO TË MARRË FUND PROBLEMI I VADITJES DHE KULLIMIT. Në vijim te turit te takimeve ne te gjitha zonat e Bashkise së Re te Vau Dejesit, kandidati I Partisë Demokratike Zef Hila, eshte takuar me banoret e fshatit Stajka ne Komunen e Bushatit. Kandidati I PD-se, Zef Hila, ka garantuar banroet qe ashtu sic ka funksionuar edhe me perpara ato do te lidhin se bashku nje kontrate bashkepunimi.

ADEMI MBËSHTET SHËRBIMIN SHËNDETËSOR KOMUNITAR

NË FOKUS TË STRATEGJISË SË MENAXHIMIT TË BASHKISË EDHE SHËNDETËSIA. Nismes se Malteser dhe Fakultetit te Infermierise per te ofruar falas sherbimet baze shendetesore per gjithe komunitetin ne diten boterore te infermierit iu bashkua edhe kandidatja e PD per Bashkine e Shkodres Voltana Ademi.

VOLTANA ADEMI PREZANTON PROJEKT PROGRAMIN PËR ARSIMIN

ADEMI: ARSIMI ËSHTË PRIORITETI YNË, NJË SFIDË E TË GJITHËVE PËR ZHVILLIM. Voltana Ademi kandidatja e Partisë Demokratike për Kryetare të Bashkisë së Shkodrës, ka zhvilluar një takim ne Hotel Colosseo me edukues dhe mësues qe kane kontribuar nder vite në fushën e arsimit në Shkodër.

FSHATI RRANXA NË MBËSHTETJE TË PLOTË PËR ZEF HILËN

KANDIDATI I PD-së PREMTON RIKONSTRUKSIONIN E PLOTË TË QËNDRËS SË FSHATIT. Në vijim te turit te takimeve ne te gjitha zonat e Bashkise së Re te Vau Dejesit, kandidati I Partisë Demokratike Zef Hila, eshte takuar me banoret e fshatit Rranxa.

VOLTANA ADEMI ME BANORËT E KOMUNËS POSTRIBË

KANDIDATJA E PD-së GARANTON MBËSHTETJE PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË KËTO ZONA. Komuna e Postribes, ka qene ndalesa e radhes e turit te takimeve qe kandidatja e Partise Demokratike, Voltana Ademi, po zhvillon me banroe te zonave te Bashkise se Re te Shkodres.

GJOKË LLESHI PREZANTOHET NË QENDËR TË VAU DEJËSIT

I PRANISHËM KREU I LSI ILIR META, LLESHI: DO ZGJIDH PROBLEMET E KËTYRE 25 VITEVE. Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi u prezantua në qendër të këtij qyteti nga kryetari i Parlamentit Ilir Meta, njëherësh kreu i LSI.

PS PUBLIKON LISTËN PËR KËSHILLIN BASHKIAK

ZBARDHEN EMRAT NË RADHËT E TË MAJTËVE, LISTA ME SURPRIZA. Partia Socialiste e Shkodrës publikon listën e saj për Këshillin Bashkiak. Pas përfundimit të afatit të fundit 9 majit, i vendosur nga KQZ për ndonjë verifikim të mundshëm, edhe lista e socialistëve zyrtarizohet. Në krye të kësaj liste është një mjek. Për PS i pari është Gëzim Galiqi, një emër i njohur në Shkodër. E dyta në renditje patjetër që është një femër si shkak i formulës së re ku 50% duhet të jenë femra. Në këtë mënyrë e dyta renditet Senida Mesi, një prej personave që po merret me programin e candidates së koalicionit të majtë Keti Bazhdari.

BOTA