TREGJET NË SHKODËR, “NË PIKË TË HALLIT”

ASKUSH NUK JEP PËRGJIGJE SE KUR DO TË NDËRHYHET. Tregjet e fruta perimeve në Shkodër vazhdojnë të jenë në një gjëndje aspak të mirë.

NJË TJETËR HAPËSIRË E GJELBËRT PËR SHKODRËN

NË HYRJE TË QYTETIT TE SHKODRËS, INVESTIMI ME VLERË 3 MLN LEK. Qytetit te Shkodres I eshte shtuar nje tjeter hapesire e gjelbert mes blloqeve te pallateve. Kesaj here radha ka qene ne hyrje te qytetit te Shkodres, ku eshte kryer rikonstruksioni I plote I sheshit, por edhe vendosja e stolave dhe hapesira e gjelbert.

25 VITE PËR EKSPERIMENTIN LHC

DOBRZYNSKI SHKENCËTARI QË KONTRIBUOI PËR KËTË ZBULIM. Konferenca shkencore “mbi ndikim e astrofizikes tek shkencat mjekesore” ka vijuar siten e saj te dyte me referimin e profesoreve dhe shkencetareve nga cern dhe institute I astrofizikes ne paris.

SHKOLLAT PROFESIONALE MUND TË ZHVENDOSEN

PRITET VENDIMI NGA MINISTRY VELIAJ DERI NË VITIN E ARDHSHËM AKADEMIK. Në një kohë ndoshta jo shumë të gjatë shkollat profesionale në qytetin e Shkodrës bashkë me disa prej konvikteve mund të transferohen. Kjo me qëllimin që të ketë një rehabilitim më të mirë të këtyre shkollave dhe konvikteve.

KEPI: BORXHET REFRENI JONË

DREJTORI I UJËSJELLËSIT: NUK MENAXHOHET VENDOSJA E MATËSVE. “Borxhet e qytetarëve janë refren i përditshëm”. Kështu deklaron drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve në Shkodër, Leonard Kepi. Sipas tij nuk ka rënie të arkëtimeve por situata nuk është e kënaqshme.Sa i përket vendosjes së matësve ka probleme në menaxhim dhe ende nuk është arritur që të vendosen në të gjithë qytetin.

MAS NË SITË ARSIMTARËT

MËSUESIT QË SKANË KUALIFIKIMET E DUHURA DO LARGOHEN NGA PUNA. MAS ka nisur kontrollet mbi kualifikimin e 39 mije mesuesve te arsimit parauniversitar. Deri ne mbyllje te muajit tetor do te behen publike te dhenat konkrete rreth kontratave dhe punesimeve abuzive. Rreth 3900 mesues rrezikojne vendin e punes pasi japin mesim jashte profilit te tyre.

MUÇMERAJ: SHKOLLAT PRIVATE TË SIGURTA

KOLEGJI TURK “HASAN RIZA PASHA” I PAJISUR PËR MBROJTJEN NGA ZJARRI.
Shkollat jo publike në qytetin e Shkodrës janë një histori tjetër sa i përket sigurisë në rast të rënies së zjarrit. Pjesa më e madhe e tyre plotësojnë pothuajse të gjitha kushtet që duhen në mënyrë që nxënësit të jenë të sigurtë.

SMAJLI: SHKOLLAT TË PASIGURTA NGA ZJARRET

GOGAJ: PO KONTROLLOHEN TË GJITHA IINSTITUCIONET DIDAKTIKE.
Të gjitha institucionet didaktike duke nisur nga kopshtet e deri tek universitetet në Shkodër por edhe në të gjithë Shqipërinë janë të detyruara që të pajisen me mjetet e domosdoshme për shuarjen e zjarrit dhe mjete për shpëtimin në raste emergjente.

RRUGA E DRAÇINIT E AMORTIZUAR

SHKJAU: UJI QË DERDHET NGA AI AKS DËMTON UNAZËN E QYTETIT
Kjo deklaratë e antarit të këshillit bashkiak Xhemal Shkjau ka shumë kohë që përsëritet, me qëllimin që Bashkia Shkodër të bëjë të mundur rikonstruksionin e rrugës së Draçinit në qytetin e Shkodrës.

BOTA