VLLAZNIA NË KORÇË PËR RINGRITJE
DREJTUESIT QETËSOJNË GJAKRAT, FALIN LOJTARËT E DËNUAR. Vllaznia do të luajë një transfertë shumë të vështirë ndaj Skendërbeut ditën e shtunë. Pas tre humbjeve radhazi, një ndaj Laçit, e dy ndeshje brënda në “Loro Boriçi” me Partizanin e Mamurrasin, pritet që skuadra të tregojë një tjetër paraqitje.
VENDIMI, SHQIPËRIA HUMBET 3-0 NË TAVOLINË ME SERBINË
SERBIA GJOBITET ME 100 MIJË EURO, 2 NDESHJE PA TIFOZË DHE -3 PIKË. Komisioni i disiplinës pranë UEFA-s ka penalizuar Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke i dhënë kësaj të fundit fitoren 3-0. Në vendimin e shpallur mëngjesin e së premtes, UEFA nga ana tjetër i ka hequr 3 pikë Serbisë dhe e ka dënuar këtë kombëtare me dy ndeshje pa tifozë.
RIPAROHET PARKETI I PALLATIT TË SPORTIT
CILËSI E DOBËT E PUNIMEVE, PRITEN NDËRHYRJE TË TJERA. Parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” është riparuar në pjesët ku ai ka shfaqur probleme. Kompania e cila ka realizuar punimet e këtij pallati, ka bërë disa ndrhyrje në pjesët e dëmtuara të parketit duke bërë që ai ti rikthehet sipas tyre gjëndjes së mëparshme.
“UEFA: SERBIA FITON PA PIKË!”
MEDIAT SERBE, KOMENTOJNË VENDIMIN E UEFA-s, FSF DO TË APELOJË. “UEFA: Serbia fiton pa pikë!,” raportoi agjensia serbe e lajmeve B92. Serbia e ka fituar ndeshjen e ndërprerë me 3 pikë në tavoline sepse skuadra shqiptare ka braktisur ndeshjen, por ato i janë hequr për shkak të dhunës.
FUTBOLL FEMRA, DERBI VERIOR NË “LORO BORIÇI”
VLLAZNIA – “JUBAN-DANJA” TË DIELËN NË ORËN 14:00. Kampionati kombëtar i futbollit të femrave pritet ka përcaktuar një ndër ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave, që do të zhvillohet ditëne dielë. Ekipi i Vllaznisë do të presë në këtë derbi veriorë ekipin e “Juban-Danjës”.
JUVE NUK ËSHTË GATI PËR NË EUROPË
REALI KALON LEHTËSISHT LIVERPULIN.Italia nuk bind në Europë, pas disfatës së Romës mbrëmë, sonte ka qenë radha e Juventusit për t’u mposhtur nga grekët e Olimpiakosit me rezultatin minimal 1-0. Për ironi të fatit heroi i takimit ishte lojtari me origjinë shqiptare Pajtim Kasami.
SERBI-SHQIPËRI, UEFA SHTYN VENDIMIN PËR NESËR
SHKAK DOSJA VOLUMINOZE E DORËZUAR NGA TË DY PALËT. Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, duhet të merrte një vendim gjatë ditës së sotme, për rezultatin e ndeshjes së 14 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre pas incidenteve në fushë, por me sa duket vendimi është shtyrë për nesër.
RAINERI SQARON MEDIAT SPORTIVE
“DEKLARATA KUNDËR DREJTUESVE ËSHTË KEQINTERPRETUAR”. Trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri ka reaguar pas një shkrimi të botuar tek një prej të përditshmeve sportive, ku sipas tij deklarata nuk ka qenë ashtu siç është interpretuar.
VENDIMI I UEFA, PRESIM 3 PIKËT
ARBITRI I NDESHJES NUK KA QENË I DREJTË NË RAPORT. Një ditë para vendimit që do të marrë UEFA, për ndeshjen Serbi-Shqipëri, kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se pritet një vendim i drejtë. Sipas kreut të FSHF-së është bërë një lojë fjalësh në raportin e dorëzuar nga arbitri i ndeshjes. Duka zbuloi se arbitri në raportin e tij ka shkruar se Shqipëria refuzoi të futej në fushë për të luajtur.
BAYERN SHKATËRRON ROMËN 1-7
FITOJNË BARÇA, PSG E ÇELËSI, NDALET CITY.Bayern Munich del i pamposhtur nga “Olimpico” duke shkatërruar Romën me rezultatin e thellë 1-7 përmes të cilit u ka dërguar një sinjal të qartë kampionëve në fuqi të Champions League se nuk do ta kenë të lehtë që të përsërisin suksesin.