PËRFAQËSUESJA,SERBËT NUK GARANTOJNË SIGURINË

KTHENI BILETAT, ASNJË TIFOZ SHQIPTAR S’KALON KUFIRIN. Serbia duket se është e vendosur të mos lejojë tifozët shqiptarë të shkelin në tokën e saj për të përcjellë ndeshjen kualifikuese të 14 tetorit.

KAMPIONATI BOTËROR I BODYBUILDING PËR FEMRA

DORINA MEMA RRËMBEN KUPËN E FITNESS. Kampionati Kombëtar i Bodybuilding në Shqipëri u zhvillua në 4 tetor ku e veçanta e tij ndryshe nga vitet e tjera ishte pjesëmarrja e femrave. Modeleja e fitness-it Dorina Mema ishte një prej 5 femrave të tjera që merrnin pjesë në këtë kampionat.

KUQEBLUTË, DY PROVA PËR RIKUPERIM

VLLAZNIA NË FUNDJAVË DY MIQËSORE NDAJ ADËS DHE TËRBUNIT.Pavarësisht ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të përfaqesuesve, Vllaznis do të vijojë të mbajë ritmin pasi ka planifikuar të zhvillojë dy ndeshje miqësore. Kështu, duke u nisur nga programi stërvitor i javës që ëshëtë publikuar nga ana e trajnerit Raineri, konstaton se të premten dhe të shtunën do të organizohen dy ndeshje miqësore. Të premten pritet që kuqeblutë të luajnë me Adën ndërsa të shtunën me Tërbunin.

AKADEMIA, U-19 NË HAPIN E PRETENDENTES

U-17 HUMBET, TAKIMI U GJYKUA NGA TRE PROGRADECARË. Akademia e Vllaznisë nuk ka mundur dot të ruajë ritmin e fitoreve me të dy moshat. Të rinjtë kanë vijuar suksesshëm ndërkohë që paratërinjtë janë mundur duke patur dhe kontestime të mëdha për gjykimin.  Të rinjtë kanë fituar ndaj Pogradecit me rezultatin e ngushtë 1-0. Pavarësisht problemeve në gjykim, trajneri Samuel Nikaj bëson se ekipi do të vijojë serinë e fitoreve. 

MIQËSORE NË KUJTIM TË ZAMIR SHPUZËS

KUPA U ORGANIZUA NË GJERMANI NGA MIQTË E TIJ.Një ndeshje mjaft interesante dhe njëkohësisht shumë domethënëse është organizuar në Gjermani. Një ndeshje në kujtim të ish- futbollistit të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare Zamir Shpuza, I ndarë nga jeta disa muaj më parë në mënyrë krejt të papritur.

VLLAZNIA NDALET NË LAÇ, HUMBET 3-0

KUQEBLUTË TË PAFUQISHËM, SULMI INEKZISTENT. Vllaznia është ndalur pas disa rezultatesh pozitive radhazi. Humbja është shënuar në Laç, ku skuadra është mundur 3-0. Armando Cungu, ish lojtar dhe trajner i Vllaznisë, ka triumfuar me laçianët, duke i treguar shkodranëve se këtu fillon prova e së vërtetës për ekipin. Në fakt që në start, kuqeblutë kanë synuar të arrinin të paktën një barazim në këtë përballje.

VLLAZNIA MERR PJESË NË TURIN ÇIKLISTIK

HOXHA: SYNOJMË TË HYMË NË PESË VENDET E PARA. Ekipi i Vllaznisë në  çiklizëm do të marrë pjesë në Turin çiklistik të Shqipërisë që starton ditën e hënë.

VLLAZNIA PËR PIKË NË LAÇ

RAINERI: UNË VAZHDOJ PUNËN PAVARËSISHT LËVIZJEVE.Skuadra e Vllaznisë kërkon të mos kthehet pa pikë në ndeshjen e ditës së dielë ndaj Laçit. Kuqeblutë të drejtuar nga Baldo Raineri janë optimistë se do të arrijnë një rezultat. Për këtë në konferencën për shtyp, tekniku ka bindjen se ekipi i tij do të bëjë maksimumin. 

STARTON KAMPIONATI NË FUTBOLL PËR FEMRA

VLLAZNIA E “JUBAN-DANJA” E NISIN ME FITORE.Ka startuar kampionati i 6-të kombëtar i futbollit të femrave i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Këtë edicion marrin pjesë 12 ekipe, çka tregon se ka patur një rritje të numrit të ekipeve pjesmarrëse. Ndeshja e parë e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” ka qenë mes ekipit të Vllaznisë dhe Bilisht Sport, takimi ka përfunduar me rezultatin e thellë 9-0 për vajzat  kuqeblu.

VLLAZNIA DËNOHET ME 10 NDESHJE PA TIFOZË

KOMISIONI I DISIPLINËS DËNON ASHPËR TË DY EKIPET.
Komisioni i disiplinës, ka marrë sot vendimin lidhur me ngjarjet që ndodhën në 11 shtator, në “Loro Borici” të Shkodrës: Pasi analizoi gjithë ngjarjen, komisioni vendosi:

BOTA