AKADEMIA VLLAZNIA SHËNON FITORE TË DYFISHTË

U-19 NUK NJEH KUNDËRSHTAR, U-17 RIKTHEHET BINDSHËM.Akademia e Vllaznisë ka shënuar fitore të dyfishtë me të dy moshat në përballjen që kanë patur ndaj ekipeve të Dinamos.

“AS”: SERBIA DHE SHQIPËRIA MUND TË PËRJASHTOHEN

MEDIAT SPANJOLLE U REFEROHEN BURIMEVE PRANË UEFA-S. Skuadrat e futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë mund të përjashtohen nga eliminatoret për kampionatin europian Francë 2016 pas incidenteve të ndodhura në fushën e blertë të Beogradit. Kështu shkruan gazeta madrilene AS, suke cituar burime zyrtare të UEFA-s. Komiteti i Disiplinës i UEFA-s do të mblidhet sot në Zvicër për të analizuar raportin e arbitrit të ndeshjes Serbi-Shqipëri (anglezit Martin Atkinson) dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been.

BALA RRËFEN “LUFTËN” NË BEOGRAD

SULMUESI SHKODRAN I KOMBËTARES SQARON GJITHÇKA PËR STAR PLUS TV  

KUQEZINJTË, PRITEN SI HERONJ NË RINAS

STAR PLUS TV, NDEJK NGA AFËR MBËRRITJEN E “GLADIATORËVE”.Vërtet Shqipëria nuk pati mundësi të kishte mbështetjen e tifozëve në stadiumin Partizani në Beograd, por në aeroportin “Nënë Tereza” mbi 3 mijë tifozë e shndërruan si asnjëherë më parë Rinasin në një stadium të vërtetë për të pritur rreth orës 03:30 të mëngjesit lojtarët e kombëtares sonë. Menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Rinasit, Presidenti i Federatës Armando Duka, trajneri Gianni De Biasi si dhe kapiteni Lorik Cana të shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministrja e Arsimit dhe Spoteve Lindita Nikolla, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

MEDIAT, PASQYROJNË SKANDALIN NË SERBI

PRESTIGJOZET MEDIATIKE, “KRYEQËZOJNË” SERBËT PËR SJELLJEN. Incidenti në stadiumin “Partizani” të Beogradit ku u ushtrua dhunë ndaj kombëtares shqiptare ka pushtuar mediat e mbarë globit.

NDESHJA, REAGON UEFA DHE FIFA

BLATTER: FUTBOLLI NUK KA LIDHJE ME POLITIKËN.Harry Been, delegat i UEFA-s në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian të futbollit, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë,  ka thënë se situata e djshme  është për keqardhje.

SKANDALI NË SERBI, REAGON POLITIKA

KRERËT E SHTETIT DHE TË POLITIKËS DËNOJNË DHUNË.Valëvitja e flamurit të Shqipërisë së madhe, me foton e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinin, solli shpërthimet e komenteve në “Facebook” të politikanëve shqiptarë. Komentet e tyre janë bërë edhe për çështjen e incidenteve në stadium, ku u goditën futbollistët e kombëtares shqiptare.

UEFA NDAL NDESHJEN, FESTË NË SHKODËR

QINDRA QYTETARË FESTOJNË VENDIMIN PËR PEZULLIMIN E NDESHJES.Vendimi i UEFA-s për ndërprerjen e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë pas incidentit në fushë është pritur me festë në disa qytete të vendit.Kryeqendra e festimeve ka qenë Shkodra, ku qytetarë të shumtë kanë dalë në shesh duke festuar këtë vendim që përkthehet në një fitore ne tavolinë për ekipin tonë kombëtar, vendim që merret nga Uefa. 

SERBI – SHQIPERI, “FLAMURI” NDËRPRET NDESHJEN

SHENJA DHUNE NDAJ LOJTARËVE, KUQEZINJTË NUK LEJOJNË PËRBALTJEN E FLAMURIT. Ndeshja Serbi-Shqipëri që në fillimin e saj u pa se do të ishte e tensionuar. Himni ynë kombëtar u vërshëllye gjatë nga tifozët serbë, të cilët vijuan më pas me sharje në kor ndaj shqiptarëve. Ky presion i madh ndikoi edhe te lojtarët vendas, të cilët mesa duket morën zemër nga kjo eufori e tepruar e tifozëve dhe bënë disa ndërhyrje tepër të ashpra ndaj lojtarëve tanë2 rastet e Canës dhe Mavrajt, në minutat e 35’ dhe 38’, e agravuan situatën te tifozeria serbe, e cila filloi të hidhte në fushë sende të forta dhe fishekzjarre.

ISLANDA E MREKULLUESHME, MUND EDHE HOLANDËN

ITALIA ZHGËNJEN POR FITON NË FUND NDAJ MALTËS.Islanda nuk është më një surprizë. Në kualifikueset e Brazil 2014 ata ishin në grup me kombëtaren shqiptare, së bashku me Zvicrën dhe Norvegjinë dhe arritën fazën e play-off-it, por nuk ia dolën të shkonin më tej.Ndërsa pas 3 ndeshjeve eliminatore të Euro 2016, Islanda kryeson në një grup të vështirë me  pikë të plota dhe me një golavarazh fantastik 8-0. 

BOTA