HAXHINASTO: AEROPORTI I KUKËSIT DO NDËRTOHET

VEQ TJERAVE NDËRTIMI I KËTIJ AEROPORTI SJELL 250 VENDE TË REJA PUNE. Ditën e sotme është nënshkruar udhëzimi për t’u vënë në punë aeroporti i Kukësit. Nisma është ndërmarrë nga ministri i Financës, Shkëlqim Cani, dhe ai i Transporteve, Edmond Haxhinasto, të cilët kanë firmosur udhëzimin që përcakton se administrimi i aeroportit të Kukësit i kalon Aviacionit Civil. Ky udhëzim është firmosur në Fletoren Zyrtare ku përcakton se “Deri në vënien në punë të Aeroportit të Kukësit, Autoriteti i Aviacionit Civil, do të përballojë shpenzimet e administrimit të tij nga fondet e veta të programuara”.

XHAFA: “KUMANOVA”,SAJESË POLITIKE

SHQIPTARËT E MAQEDONISË VAZHDOJNË TË JENË PA PËRKRAHJE. Ngjarjet e ndodhura se fundmi ne Kumanove shihen me nje sy krititik ne opnioni e gjere public dhe akademik ne Shkoder.Ne syte e historianeve kjo ngjarje eshte nje tejeter element qe shqiptaret e Maqedonise nuk perkrahen nga shteti ku jetojne dhe integrimi I tyre me vendin fqinj eshte thuajse I pamundur.

PRESIDENTI TURK, ERDOGAN NË SHQIPËRI

PRESIDENTI TAKOHET ME HOMOLOGUN SHQIPTAR, DO TË VENDOS GUR THEMELIN E XHAMISË. Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan mbërriti këtë të mërkurë në Shqipëri në një vizitë zyrtare një ditore, ku pritet të ketë takime me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe liderët politikë të vendit. Kreu i shtetit turk vjen në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, ku në orën 10:00 u prit në ceremoninë zyrtare në ambientet e Presidencës.

“ARREST SHTËPIE” PËR DURIM BAMIN

GJYKATA E LARTË NDRYSHON MASËN E SIGURISË PËR PERSONIN QË AKUZOHET PËR KALLZIM TË RREMË. Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë për Durim Bamin.

KQZ ZËVËNDËSON SOT 8 VENDET NË PARLAMENT

NË SHKODËR, NË VEND TË VOLTANA ADEMIT DO TË JETË IRMA KOPLIKU. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zëvendësojë sot 8 vendet në parlament që do të lihen bosh nga deputetët që kanë vendosur të garojnë për kryetar bashkie.4 deputet janë në kampin e majtë dhe 4 në kampin e djathtë.Në kampin e mazhorancës , largohet si deputet për të garuar në 21 qershor në Fier, Armando Subashi i cili do të zëvendësohët nga Bujar Cela.

BRAHIMI: PATENTAT,30 PIKË PËR DREJTUESIT KORREKT

Nese drejtuesi I mjetit rezulton pa snje shkelje ne qarkullimin rrugor ne cdo dy vite do te përfitoje nje bonus prej 2 pikesh ne lejen e tij te drejtimit.Keshtu shprehet fisnik brahimi I cili eshte specilisti I lejeve te drejtimit prane drejtorise se sherbimeve te qarkullimit rrugor Shkoder.Brahimi njofton te gjithe drejtuesit se piket maksimale qe mund ti shtohet nje patente prej 20 pikesh eshte plus 10.

MBËRRIN NË PROKURORI, DOSJA “FRROKU” NGA BELGJIKA

AUTORITETET BELGA KANË SJELLË NJË DOSJE VOLUMINOZE PREJ 2500 FAQESH. Dosja hetimore në ngarkim të deputetit kristian-demokrat Mark Frroku për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti 16 vite më parë në Belgjikë, mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare.

RAMA, LAJMËRON AKSIONIN PËR HIDROKARBURET

KRYEMINISTRI DEKLARON SE NUK DO TË KETË TOLERIME PËR ASKËND.  Pas aksionit të energjisë elektrike dhe për ndërtimet pa leje, qeveria ka nisur një tjetër aksion të paralajmëruar dhe më herët, atë për cilësinë e naftës. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat tha se tani ka ardhur momenti për të kthyer sektorin e naftes në binaret E shtetit.

ÇËSHTJA “DOSHI” PROKURORIA TËRHIQET NGA DY AKUZA

MBI DEPUTETIN E SHKODRËS RËNDON VETËM AKUZA E KALLËZIMIT TË RREMË. Prokuroria e Përgjithshme tërhiqet nga dy prej tre akuzave që çuan në arrestimin e deputetit Tom Doshi në 26 mars të këtij viti dhe i qëndron vetëm asaj të “kallëzimit të rremë”.

BASHA ME DEPUTETËT, ME 21 QERSHOR REAGIM NDAJ QEVERISË

KREU I PD : VOTA ËSHTË INSTRUMENTI MË I MIRË PËR TË NDRYSHUAR VENDIN.   “Qytetarët nuk mund ta bekojnë me votë këtë pushtet po do ta hedhin pas si një aksident. T’i ndalim! Kjo është thirrja e shqiptarëve. Punë, zhvillim dhe dinjitet, kjo është oferta jonë. Edhe socialistët ata që nuk janë pjesë e panairit të krimit janë bërë pjesë me ne. E vërteta e mbështetur me fakte nuk mund të mos jetë përbashkuese.

BOTA