QEVERIA NUK MBLEDH TË ARDHURAT E PLANIFIKUARA

Edhe pse rishikoi buxhetin në muajin korrik, qeveria përsëri nuk arriti të mbledhë të ardhurat e planifikuara nga tatimet e doganat. Sipas treguesve buxhetorë, të sapo publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e munguara për muajin gusht në total arrijnë 25 milionë dollarë. Totali i të ardhurave, edhe pas aktit normativ të qeverisë rezulton 1.1% më i ulët nga buxheti i rishikuar.

RAPORTI I OSBE, FLET RAUNIG : THELBI TEK DREJTËSIA

Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, vë theksin tek drejtësia. Duke përshëndetur operacionet e qeverisë për energjinë elektrike dhe antikanabis, OSBE vëren se, edhe pse ka pasur ndjekje penale për zyrtarë të niveli të mesëm, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë mungon.

EUROSTAT, SHQIPTARËT TË TRETËT PËR KËRKESAT PËR AZIL

Institucioni i statistikave në Bashkimin Evropian ka publikuar të dhënat për azilkërkuesit në vendet e BE-së për 3-mujorin e dytë të vitit 2015. Nga të dhënat e EUROSTAT rezulton se, gjatë kësaj periudhe 17 700 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE. Shqiptarët përbëjnë 8% të kërkesave për azil dhe janë të tretët pas qytetarëve nga Siria dhe Afganistani.

RAMA: LUFTË NDAJ EVAZORËVE TË MËDHENJ TË BIZNESIT

Operacionet më të bujshme që qeveria ka ndërmarrë nga koha e ardhjes në pushtet, ajo kundër vjedhjeve në sektorin e energjisë elektrike dhe së fundi kundër informalitetit në biznese, do të shkojnë deri në palcë. Me këtë deklaratë kryeministri Rama paralajmëroi fazën e re të aksionit kundër informalitetit, atë të ndëshkimit të evazorëve të mëdhenj.

RAMA: LE TA MARRIN VESH TË GJITHË KUSH ËSHTË KOKA E DROGËS

KRYEMINISTRI SHOQËROHET NGA AMBASADORËT NË ANALIZËN E POLICISË.

GJERMANI PEZULLON SHENGENIN PËR EMIGRANTËT

Gjermania do të pezullojë përkohësisht marrëveshjen e Shengenit për shkak krizës së emigrantëve që ka përfshirë Europën. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizière ka bërë të ditur në një deklaratë në datën 13 shtator se kjo masë do të përqendrohet kryesisht në kontrollet në pikat kufitare me Austrinë, nga ku hyjnë edhe pjesa më e madhe e emigrantëve, të cilët më pas aplikojnë për azil.

NISHANI TAKOHET ME PRESIDENTEN E KOSOVËS JAHJAGA

NISHANI SHPREH SHQËTËSIM PËR SITUATËN E SHQIPTARËVE NË PRESHEVË  

LIDHJET E TRAFIKUT TË DROGËS MES SHQIPËRISË DHE ITALISË

Rajoni i Lombardisë në Itali konfirmohet si tregu i artë për prodhuesit e trafikantët e drogës. Ky fakt është konfirmuar sot nga e përditshmja prestigjoze italiane “Corriere della Sera”, e cila në artikullin“Narkotrafikatët, Lombardia e para për sekuestrimin e heroinës“, merr në analizë raportin mes Shqipërisë e rajonit të Lombardisë në trafikimin e lëndëve narkotike.

VJESHTA DO TË NIS ME PROTESTA PËR PARTINË DEMOKRATIKE

Vjeshta e këtij viti do të jetë stine protestash për opozitën. Sipas kryetarit Basha, dy shtyllat kryesore të protestave që do të organizohen në disa rrethe të vendit do të jenë largimi i kryeparlamentarit Meta dhe ministrit të Brendshëm Tahiri, por edhe votimi i ligjit për dekriminalizimin.

KRYEMINISTRI RAMA TAKOHET ME BASHKIAKËT

UNDP DO TË BËJË EVIDENTIMIN E GJËNDJES REALE NË BASHKI

BOTA