ZBARDHET KËRKESA E PROKURORISË, PRENGA PERSON I RREZIKSHËM

Deputeti Armando Prenga paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ka plagosur një person me armë pa leje dhe ka kërcënuar me jetë anëtarë të tjerë të fisit “rival” për peshkimin në Patok. Këto janë disa nga argumentet përmes të cilave Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin per arrestimin e deputetit socialist i cili u përfshi në një përleshje të armatosur të shtunën pas mesnare para ambienteve të komisariatit të Kurbinit.

TË HËNËN NIS SESIONI I V-të I KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se Sesioni i V-të i Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Shqipërisë nis të hënën, 7 shtator 2015, në orën 17:00 Ky sesion pritet të jetë i nxehtë politikisht dhe kjo për shak të projektligjeve qe priten te diksutohen dhe qe kane shkaktuar shume debat. Fillimisht jane dy dekrete te Presidentit dhe 10 projktligje.

RAMA – VUÇIÇ NË DEBATIN TELEVIZIV “OKRUZENJE”

Gjatë punimeve të Samitit të Vjenës, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç ishin të ftuar në një debat përballë njëri-tjetrit në emisionin “Okruzenje”, ku folën për sfidat ekonomike dhe politike në marrëdhëniet mes dy popujve. Kryeministri Rama tha se është hapur një faqe e re në marrëdhëniet mes dy vendeve.“Ne nuk kemi shpikur këtë nismë. Ne themi gjënë e duhur kur themi që Shqipëria dhe Serbia, por edhe shqiptarët dhe serbët në tërësi, mund të bëjnë për Ballkanin atë që bënë francezët me gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore.”, tha Rama.

MBYLLET SEZONI, RËNDOHET QARKULLIMI NË RRUGËN E KOMBIT

Mbyllja e sezonit turistik eshte shoqëruar me trafik te rënduar ne rrugen e Kombit, ku vargu i automjeteve shkonte deri në 2 km. Fluksi fillonte nga Superstrada Balldre-Laç si dhe rrugët që kanë lidhje me plazhet e Shëngjinit dhe Tales në Lezhë, të cilat për disa orë u bllokuan plotësisht një natë më parë.

EMIGRANTËT MINORENË, NJË DRAMË QË TRONDIT ITALINË

Një dramë brënda dramës e kanë përkufizuar autoritetet italiane fenomenin e emigrantëve minorenë të pashoqëruar që mbërrijnë çdo ditë në territorin italian. Fëmijë e adoleshentë që me ëndërrën e një jetë më të mirë përballojnë shpesh herë një udhëtim të gjatë e të rrezikshëm. Fluksi i madh i emigrantëve e problematikat e emigracionit me të cilat po përballet aktualisht Europa,

RAMA PËR “IL MATTINO”: EUROPA PËR SHQIIPËRINË NJË PROJEKT I MADH

Kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për gazetën italiane “Il Mattino” deklaron se Evropa ka humbur në egoizëm. Rama thekson se sot BE është më shumë taktike dhe më pak strategjike. Rama thotë se kriza e emigrantëve në Mesdhe vë në pah hendekun dramatik që ekziston në Evropë prej kohësh ka humbur në egoizëm, nacionalizëm, taktika politike dhe elektorale që konsumohen në vende të veçanta anëtare në BE.

RRUGA E KOMBIT DREJT KONCENSIONIT, 5 EURO TARIFA

Në shtator pritet të nisë aplikimi i tarifës 5 euro për kalimin në Rrugën e Kombit. Katër kompani kanë dorëzuar ofertat pranë Ministrisë së Transportit për t’u bërë pjesë e garës së dhënies me koncesion të autostradës Milot­Morinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj. Burime nga Ministria e Transportit, bëjnë të ditur se hapja e ofertave dhe vlerësimi i tyre do të bëhet më datë 15 shtator, në mënyrë që ky aks të kalohet vetëm duke paguar një taksë të caktuar.

INFORMALITIETI NË EKONOMI, DHTI PRO REFORMAVE LIGJORE

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë mbështet qeverinë në luftën e saj ndaj informalitetit në ekonomi dhe evazionit fiskal. Kreu i kësaj dhome, Nikolin Jaka në një konferencë për mediat deklaroi se ekonomia dhe sipërmarrja kanë probleme të shumta, më i rëndi informaliteti dhe evazioni fiskal e për këtë arsye mbështet çdo reformë ligjore të ndërmarrë nga qeveria shqiptare.

MEDIAT GJERMANE: SHQIPËRINË NJË VEND PA TË ARDHME

E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë të titulluar “vendi pa të ardhme” tek i cili ngre pyetjen “pse ikin shqiptarët”. Duke marrë shkas nga numri i madh i kërkesave për Azil në Gjermani, mediat nuk kanë nguruar të bëjnë një rrugë drejt Shqipërisë për të parë nga afër situatën. Ajo që ofron vendi i ynë për këdo që vjen nuk është e vështirë për t’u zbuluar.

OSHEE, RAPORTON 24 RASTE VJEDHJEJE TË ENERGJISË NË 7 DITË

Në harkun kohorë të një jave nga puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHE-së “Evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike” janë evidentuar 47 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 47 autorë. Në të gjithë vendin kanë operuar çdo ditë 95 grupe të përbashkëta të Policisë me OSHEE-në dhe kanë kryer kontrolle në 5.109 raste.

BOTA