SHQIPTARËT DREJT GJERMANISË, ZERO NË 2013 NË 22 MIJË NË 2015
Në vitin 2012 në Gjermani nuk ka patur asnjë kërkesë për azil nga qytetarët shqiptarë. Statistikat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane tregojnë mungesën e interesit të shqiptarëve për të kërkuar azil 3 vite më parë në Gjermani. Edhe për vitin 2013-të numri i kërkesave për azil nga Shqiptarët ka qenë zero.
VAJZA I KËRKON TË ATIT 400 MIJË EURO, STIMULON RRËMBIMIN
Aventura e një vajze me të dashurin e saj për t’i marrë të atit, biznesmen i njohur në fushën e imobilerisë, një shumë të madhe parash ka përfunduar keq, me arrestimin e të dyve dhe shokut të tyre. N.Ç dhe O.H të dashuruar kishin dy tre ditë që mendonin të grabisnin një shumë lekësh të atit, një biznesmen i njohur në fushën e imobilerisë. Vendosën të stimulonin rrëmbimin e saj. Pasi bëjnë planin 18 vjeçari O.H kërkon ndihmën e shokut të tij K.Gj 19 vjeç.
DRAMA E 23 VJEÇARES SHQIPTARE NË GJERMANI
Drama e largimit nga vendi kthehet në një tragjedi të vërtetë për 23 vjeçareN shqiptare e cila kërkonte azil në Gjermani.Vajza me emrin Ela Haziraj udhëtoi së bashku me të fejuarin e saj drejt një jete më të mirë me shpresën se kjo do të realizohej por në fakt nuk ndodhi kështu.Atë e shtypi treni pak pasi mori refuzimin e qëndrimit në Gjermani. Ngjarja, sipas mediave gjermane, ndodhi në orën 16.00 të së mërkurës në Frankfurt.
FITUESIT E UNIVERSITEVE SHPALLEN NË 3 SHTATOR
22 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve me 12 tetor. Udhëzimi i ministres së Arsimit Lindita Nikolla përcakton se universitete do të hapin dyert në javën e dytë të tetorit. Ndërkohë që emrat e studentëve që do të fitojnë konkurrimin do të shpallen më datën 3 shtator. Gjithashtu janë përcaktuar dhe procedurat që do të ndiqen për regjistrimin e studentëve të rinj.
GJYKATA LË SËRISH NË BURG DEPUTETIN MARK FRROKUN
Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Lartë për deputetin Mark Frrokun, ku do të rishikohej masa e sigurisë për akuzat belge, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Nën masa të rrepta sigurie Frroku është paraqitur në ambjentet e Gjykatës rreth orës 10:00 ashtu siç edhe ishte parashikuar. Frroku ka paraqitur një kërkesë më 21 Gusht, ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, atë me arrest shtëpie dhe një garanci prej 10 mijë Eurosh.
AP, PUBLIKON PROTESTEN NË SHQIPËRI NË VITIN 1997
Associated Press vazhdon të publikojë video të ndryshme që kanë të bëjnë me periudha të ndryshme kohore në Kosovë dhe në Shqipëri. Të fundit që e transmetojnë mediat, është një video që paraqet Shqipërinë në prill të vitit 1997. Në prill të vitit 1997, teksa Shqipëria gjendej e zhytur në kaos për shkak të shembjes së firmave priamidale, Leka Zogu mbërriti në Tiranë.Ai morri pjesë në fushatën elektorale për zgjedhjen e formës së regjimit nëse Shqipëria duhet të ishte Monarki apo Republikë.
REFUGJATËT NË GJERMANI, 4 VJEÇARI JEP PËRGJIGJEN PËRFEKTE
Çështja e emigrantëve në Gjermani është duke marrë një vemendje të madhe në shtetin Gjerman. Edicione informative e shumë programe televizive i kushtojnë hapësira të kondsiderueshme këtij fenomeni. Sigurisht të prekur nga çdo veprim i gjermanëve jemi dhe ne Shqiptarë të cilët kemi një numër në rritje nga dita në ditë të azilkërkuesve.
BIEN INVESTIMET, QEVERIA UL INVESTIMET ME 20% PËR 7-MUJORIN
Ekonomia shqiptare rrezikon të bjerë në stanjacion si pasojë e uljes së investimeve se vazhdueshme te investimeve.Të dhënat tregojnë se për 7 mujorin e parë të këtij viti janë realizuar 20% me pak se plani, nderkohe qeveria pertej moerealizimit, parashikon edhe ulje ne zerin e investimeve gjate tre viteve ne vazhdim. Rritja ekonomike gjatë viti 2015 vihet në pikpyetje nga realizimi i investimeve.
MOTRAT KAJTAZI, 18 VJEÇARJA NË BURG PA AFAT
Burg pa afat ka vendosur gjykata për 18 vjeçaren Orialda Kajtazi më të madhen e familjes Kajtazit të akuzuar për shkatërrimin dhe vjedhjen e banesës së saj Ndërkohë, Klevisa Kajtazi për 14 vjeçaren prokuroria vendosi masën ‘detyrim paraqitje’. Prokuroria e qytetit bregdetar ka theksuar në dhënien e akuzës se Orialda është një person me rrezikshmëri të lartë.
MOTRAT KAJTAZI RRËFEN NË 88 MINUTA VIDEO NË YOUTUBE
Motrat Kjatazi kanë shokuar sërish opinionin public teksa kanë publikuar në youtubë plot 4 viedo dhe 88 minuta rregjistrim duke hedhur akuza të rëndan ndaj prindërve të tyre. Dy motrat Oriada dhe K. Kajtazi kanë publikuar në datën 11 gusht 4 video në Youtubë, 2 prej të cilave janë vetëm audio. Në këtë datë motrat Kajtazi ishin ende në arrati. ë këto 4 video, motrat me një gjuhë urrejtje kanë nxjerrë të gjitha të “palarat” e familjes së tyre, të prindërve dhe të motrës së tyre më të madhe.