LEJET E NDËRTIMIT, QEVERIA LEJON 14 NGA 61 BASHKI
Pas pezullimit të lejeve të ndërtimeve në të gjithë vendin nga Këshilli Kombëtar i Territorit pak kohë më parë, tashmë qeveria përmes një vendimi lejon ndërtimet në 14 nga 61 bashki. Këto njësi vendore mund të japin leje vetëm për objekte deri në 5 kate. Ky vendim është pasqyruar në fletoren zyrtare.
ÇAKO INSPEKTON DOGANËN NË RINAS, THIRRJE NDAJ AZILANTËVE
ÇERTIFIKOHEN ZGJEDHJET, LUZI: U ARRITËN STANDARTET
PRESIDENTI NISHANI, KTHEN LIGJIN PËR TURIZMIN
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Turizmin. Nëpërmjet një dekreti Presidenti jep edhe 3 arsyet e kthimit të këtij ligji, i cili është në kundërshtim. Presidenti kundërshton pikën 4 të nenit 31 të ligjit, që parashikon se, fondi i posaçëm për Ministrinë e Turizmit mund të përdoret pa iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik.
SHQIPËRIA THIRRJE QYTETARËVE, STOP AZILIT
Zv.ministrja e Punëve Brendshme, Elona Gjebrea ka inspektuar punën në pikën kufitare të Kakavijës ku bashkëpunojnë edhe punonjës të Policisë Federale gjermane me Policinë e Shtetit shqiptar me synim luftimin e migracionit të paligjshëm. Gjebrea u ka bërë apel qytetareve që të mos ndërmarrin aventurë në Gjermani pasi të gjithë do të kthehen
ITALI, SHQIPTARËT “IMITOJNË” VRASJEN E SANTOS
Dy shqiptarë me skafandra të zeza në kokë, me motor të modifikuar dhe të armatosur lëvizin nëpër rrugët e qytetit në Barleta të Italisë. Dy shqiptarët tashmë të identifikuar si vrasës me pagesë dhe të arrestuar, sipas policisë italiane ishin pjesë e planit për ekzekutimin e politikanit lokal Pasquale Ventura. Atentati ndaj Venturës u bë më 20 janar të këtij viti, ndërsa fatmirësisht ai mundi të shpëtojë dhe tashmë në pranga për këtë krim është dhe ish bashkëshortja e tij e cila kish kontraktuar dy shqiptarët për vrasjen.
GJERMANIA, VIDEO SENSIBILIZUESE PËR AZILKËRKUESIT
Në përgjigje të kërkesave në rritje të azilkërkueve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministria e Brendshme gjermane ka publikuar një video sensibilizueze. Në filmimin e shkurtër, autoritetet gjermane informojë të gjithë emigrantët për shanset e pakëta që kanë për të përfituar azil dhe që për më tepër rrezikojnë edhe të penalizohen nëse nuk respektojnë rregullat e kthimit.
MEDIAT ÇEKE, SHQIPTARËT DONIN TË GRABISNIN ZV/KRYEMINISTRIN
Një bandë e përbërë nga 9 persona shumica shqiptarë akuzohet se ka planifikuar të grabisë vilat e njerëzve më të pasur në Pragë, mes tyre dhe atë të ministrit të Financave njëkohësisht zv/kryeministrit çek Andrej Babis. Gjithashtu banda kishte planifikuar të rrëmbente fëmijën e tij. Lajmi publikohet sot nga media çeke Respekt.cz dhe i referohet informacioneve nga shërbimet sekrete.
PAGESA PËR TU KTHYER, SHQIPTARËT KTHEHEN NGA AZILI
Gjermania do të vazhdojë me procedurat për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në atdhe. Mediat vendase raportojnë se qeveria gjermane ka hartuar një program për t’i ofruar 600 euro çdo azilkërkuesi që largohet me dëshirë. Deri më tani janë rreth 107 persona që kanë pranuar ofertën dhe pritet që shumë shpejt të kthehen në atdhe. Këto masa vijnë pas dyfishimit të numrit të azilkërkuesve shqiptarë për gjysmën e parë të 2015, krahasuar me një vit më parë.
TË ARDHURAT, NË ARKË JANË 86 MLN $ MË PAK
Në gjashtë muajt e parë të vitit Qeveria ka arkëtuar 86 milionë dollarë me pak të ardhura nga sa planifikoi me implementimin e paketës së re fiskale në fund të 2014. Nga treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar për periudhën janar-qershor 2015, të sapopublikuar nga Ministria e Financave, rezulton se të ardhurat janë 86 miliardë lekë, ose 4.5% më të ulëta se plani. Sipas treguesve, të ardhurat nga tatimet e doganat janë përgjegjëset kryesore për këtë mosrealizim, duke qenë se të dyja kanë derdhur në buxhet 13.4 miliardë lekë (afërsisht 134 milionë dollarë) më pak se plani për gjashtë muajt e parë të vitit.