KQZ ZËVËNDËSON SOT 8 VENDET NË PARLAMENT
NË SHKODËR, NË VEND TË VOLTANA ADEMIT DO TË JETË IRMA KOPLIKU. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zëvendësojë sot 8 vendet në parlament që do të lihen bosh nga deputetët që kanë vendosur të garojnë për kryetar bashkie.4 deputet janë në kampin e majtë dhe 4 në kampin e djathtë.Në kampin e mazhorancës , largohet si deputet për të garuar në 21 qershor në Fier, Armando Subashi i cili do të zëvendësohët nga Bujar Cela.
BRAHIMI: PATENTAT,30 PIKË PËR DREJTUESIT KORREKT
Nese drejtuesi I mjetit rezulton pa snje shkelje ne qarkullimin rrugor ne cdo dy vite do te përfitoje nje bonus prej 2 pikesh ne lejen e tij te drejtimit.Keshtu shprehet fisnik brahimi I cili eshte specilisti I lejeve te drejtimit prane drejtorise se sherbimeve te qarkullimit rrugor Shkoder.Brahimi njofton te gjithe drejtuesit se piket maksimale qe mund ti shtohet nje patente prej 20 pikesh eshte plus 10.
MBËRRIN NË PROKURORI, DOSJA “FRROKU” NGA BELGJIKA
AUTORITETET BELGA KANË SJELLË NJË DOSJE VOLUMINOZE PREJ 2500 FAQESH. Dosja hetimore në ngarkim të deputetit kristian-demokrat Mark Frroku për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti 16 vite më parë në Belgjikë, mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare.
RAMA, LAJMËRON AKSIONIN PËR HIDROKARBURET
KRYEMINISTRI DEKLARON SE NUK DO TË KETË TOLERIME PËR ASKËND. Pas aksionit të energjisë elektrike dhe për ndërtimet pa leje, qeveria ka nisur një tjetër aksion të paralajmëruar dhe më herët, atë për cilësinë e naftës. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat tha se tani ka ardhur momenti për të kthyer sektorin e naftes në binaret E shtetit.
ÇËSHTJA “DOSHI” PROKURORIA TËRHIQET NGA DY AKUZA
MBI DEPUTETIN E SHKODRËS RËNDON VETËM AKUZA E KALLËZIMIT TË RREMË. Prokuroria e Përgjithshme tërhiqet nga dy prej tre akuzave që çuan në arrestimin e deputetit Tom Doshi në 26 mars të këtij viti dhe i qëndron vetëm asaj të “kallëzimit të rremë”.
BASHA ME DEPUTETËT, ME 21 QERSHOR REAGIM NDAJ QEVERISË
KREU I PD : VOTA ËSHTË INSTRUMENTI MË I MIRË PËR TË NDRYSHUAR VENDIN. “Qytetarët nuk mund ta bekojnë me votë këtë pushtet po do ta hedhin pas si një aksident. T’i ndalim! Kjo është thirrja e shqiptarëve. Punë, zhvillim dhe dinjitet, kjo është oferta jonë. Edhe socialistët ata që nuk janë pjesë e panairit të krimit janë bërë pjesë me ne. E vërteta e mbështetur me fakte nuk mund të mos jetë përbashkuese.
ZGJEDHJET VENDORE, KANDIDATËT AFAT DERI NË 4 MAJ
ZËDHËNËSJA E KQZ NJOFTON SE ZYRTARISHT FUSHATA NIS ME 22 MAJ.
FREEDOM HOUSE: SHQIPËRIA ME LIRI TË PJESSHME
VITI 2014 KA SHËNUAR PËRKEQËSIM TË SITUATËS MEDIATIKË NË PËRGJITHËSI NË BOTË. Shqipëria është një vend më liri të pjesshme shtypi dhe radhitet në vendin e 97. Ky është klasifikimi dhe kongluzioni për lirinë e medias në vendin tonë në raportin e fundit të publikuar nga Freedom House. Sipas organizatës, viti 2014 ka shënuar përkeqësim të situatës mediatikë në përgjithësi në botë, duke arritur pikën më të ulët në 10 vjetët e fundit.
RAMA VIZITË ZYRTARE NË GJERMANI
TAKOHET ME KRYEMINISTRIN E LANDIT WINFRIED KRETSCHMANN, FTON BIZNESMENËT. Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje vizite ne Baden Vutemberg te shtetit Gjerman. Aty u takua me Kryeministrin e ketij landi Winfried Kretschmann Gjate takimit, Rama vleresoi bashkepunimin mes dy vendeve si nje eksperience shume e mire qe do ndihmonte Shqiperine.
LARGIMI I SHQIPTARËVE, DEBATE NË KUVEND
RAMA DHE BERISHA REPLIKOJNË ME NJËRI TJETRIN PËR FAJIN E AZILKËRKUESVE .