TAHIRI PËRSHËNDET VENDIMIN E ARTAN DIDIT

MINISTRI I BRËNDSHËM DEKLARON SE KY ISHTE NJË AKT PËRGJEGJSHMËRIE.

JEP DORËHEQJEN DREJTORI I POLICISË SË SHTETIT

SHKAK ËSHTË BËRË ARRESTIMI I SHEFIT TË INTERPOL TIRANËS. Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

GJYKATA E LARTË, LË NË BURG DURIM BAMIN

DURIM BAMI ËSHTË I VETMI NË ÇËSHTJEN “DOSHI” QË NDODHET ENDE NË PARABURGIM. Ndërsa dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku qëndrojnë në arrest shtëpie për historinë e atentatit që akuzohen se sajuan, 36-vjeçari nga Fushë-Kruja Durim Bami do të qëndrojë në burg. Ky është verdikit që dha këtë të hënë Gjykata e Lartë duke vendosur masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj Bamit, duke e kthyer sërish në paraburgimin e Fushë-Krujës, ku ndodhej prej mbrumes së 3 marsit kur u arrestua.  

KVV, KËRKON NDRYSHIMET E SHPEJTA TË KODIT ZGJEDHOR

21 QERSHORI NJË PIKË KYÇE PËR INTEGRIMIN E SHQIPËRISË PAS MARRJES SË STATUSIT. Koalicioni i Vëzhguesve Vendore kerkon nga parlamenti miratimin sa me te shpejte te ndryshimeve ne kodin zgjedhor me qellim percaktimin e kuadrit rregullator te gares elektorale. Gerta Meta drejtore e Shoqates per Kulture Demokratike kritikoi neglizhencen e miratimit nga parlamenti te ligjit per ngritjen e Komsioneve zonale te administrimit te zgjdhore.

KËSHILLI I IMUNITETIT MBLIDHET SËRISH PËR MARK FRROKUN

TASHMË DO TË DISKUTOHET KËRKESA E PROKURORISË PËR ARRESTIMIN, PËR NGJARJEN NË BELGJIKË. Këshilli i Imunitetit do të mblidhet sërish ditën e sotme në orën 16:00, për të vendosur në lidhje me një tjetër kërkesë të prokurorisë së përgjithshme për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

BASHA NGA KUKËSI : VENDI PO DREJTOHET NGA BANDAT

KREU I DEMOKRATËVE I KA KËRKUAR QYTETARËVE QË TË NDËSHKOJNË ME VOTË KËTË QEVERI.

KRYEMINISTRI RAMA NË ITALI, THIRRJE SIPËRMARRËSVE ITALIANË

SIPAS MEDIAVE ITALIANE RAMA DEKLAROI SE ËSHTË KOHA PËR PROJEKTE KONKRETE. Me një ceremoni mikpritëse ka nisur në komunën e Peskarës në Itali, vizita e kryeministrit Edi Rama

RRUGA DREJT BE, VJEN NË SHQIPËRI PROKURORI QË ARRESTOI ISH KRYEMINISTRIN KROAT

PREJ DY DITËSH NDODHET NË SHQIPËRI DINKO CVITAN I CILI 5 VITE MË PARË KA URDHËRUAR ARRESTIMIN E ISH KRYEMINISTRIT IVO SANADER.

MANDATET E FRROKUT DHE DOSHIT, DULE NUK JEP DETAJE

MBLEDHJA E KOMISIONIT TË MANDATEVE DO TË MBAHET TË HËNËN NË ORËN 10:00. Kryetari i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Vangjel Dule nuk e komentuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për autorizimin për arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut.  Nga Korça, Dule, njëherësh dhe kryetari i PBDNJ-së, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje ka nguruar të jap detaje.

SHQIPËRI – KOSOVË, TË HËNËN MBLEDHJA DY PALËSHE

I GJITHË KABINETI I KOSOVËS DO TË JETË TË HËNËN NË TIRANË. Kabineti qeveritar i Kosovës me në krye kryeministrin Isa Mustafa do të ushëtojë të hënën drejt Tiranës, ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive. Shefi i qeverisë kosovare është shprehur optimist për këtë takim, duke ndarë bindjen se kjo mbledhje do të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy shteteve shqiptare.

BOTA