OPOZITA, JAVËN TJETËR NË KUVEND

FLECKENSTEIN : JAM OPTIMIS PËR NJË MARRËVESHJE MES PALËVE. Deputeti i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein duket se e ka arritur misionin e tij në Tiranë për të “pajtuar” qeverinë me opozitën dhe për të thyer bojkotin parlamentar të demokratëve të nisur prej muajit korrik.

MASTERPLANI PËR GAZIFIKIMIN E SHQIPËRISË

AZERBAJAXHANI PARTNER, PËR DY VITE NIS GAZIFIKIMI I PLOTË I VENDIT. Brenda 2 viteve përfundon masterplani për gazifikimin e Shqipërisë.

RAMA BËN PUBLIKE SHPËRBLIMET

KRYEMINISTRI EVIDENTON TË GJITHA KATEGORITË QË PËRFITOJNË.Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit bëri publik shumën e të gjitha shpërblimeve të fundvitit për kategoritë që përfitojnë nga vendimi i qeverisë marrë të mërkurën.

HAPJA E DOSJEVE, SIPAS MODELIT GJERMAN

VELIAJ: KA ARDHUR KOHA TË PËRBALLEMI ME TË KALUARËN.Hapja e dosjeve, do të kalojë përmes ngritjes së një institucioni të besueshëm bazuar në modelin gjerman të trajtimit të dosjeve. Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, nga tryeza e organizuar mbi të drejten e informimit per dosjet e sigurimit te shtetit ka theksuar se ka ardhur koha të përballemi me të kaluarën.

ZGJEDHJET, NISHANI SOT DEKRETON DATËN

MEDIAT RAPORTOJNË SE PRITET QË DATA E ZGJEDHJEVE LOKALE TË JETË 21 QERSHORI. Presidenti Bujar Nishani pritet të dekretojë sot datën e zgjedhjeve vendore të 2015. Mediat e shkruara publikuan sot në mëngjes 21 qershorin si datën që Presidenti do të përcaktojë që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit. Është Kodi Zgjedhor që e detyron kreun e shtetit, që të caktojë ditën kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhurit vendorë.

INTEGRIMI NË BE, ÇALOJMË NË KRITERIN POLITIK

BREGU: QEVERIA DUHET TË KETË PRIORITET KRYESOR INTEGRIMIN. Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu është ulur sot në një tyrezë me përfaqësues të qeverisë për të folur mbi integrimin e Shqipërisë.

BOJKOTI, PARTITË PRANË MARRËVESHJES

NDËRKOMBËTARËT PO NEGOCIOJNË QË OPOZITA TË JETË NË KUVENDOpozita dhe mazhorancë janë afër një marrëveshje me garancinë dhe të partneritetin europian për t’i dhënë fund krizës poltike dhe rikthimit të normalitetit në parlament.Gjithacka ka nisur rreth një javë më parë kur kryetarja e Komisionit të Intëgrimit Majlinda Bregu, zhvilloj takime intensive me raportuesin për Shqipërinë

VJEDHJA E BANKËS, PROKURORIA KËRKON 55 VITE BURG

VENDIMI PËRFUNDIMTAR PRITET TË JEPET NË DATËN 26 DHEJTOR.Prokuroria ka kërkuar 55 vite burg në total për 10 ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë të cilët kanë pranuar akuzën e Prokurorisë për shpërdorim detyre, duke kërkuar në seancën e 27 nëntorit edhe gjykim të shkurtuar. Në seancën e kaluar Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë prej 10 nga 15 ish-punonjësit e BSh të cilët akuzohen për shpërdorim detyre,

RRITJA E PUNËSIMIT, RAMA: SUKSES I MODELIT

KRYEMINISTRI VLERËSON MODELIN EKONOMIK, LUFTË SKLLAVËRISË.Një ditë pas publikimit të INSTAT të anketës, ku tregohej se është rritur punësimi në Shqipëri, kreu i qeverisë Shqiptare pasi e vlerësoi këtë anketë deklaroi se kjo ka ardhur si pasojë e modelit të ri ekonomik që po ndjek qeveria, dhe luftës kundër skllavërisë.

BOJKOTI, ÇFARË RREZIKON OPOZITA

PD KËRKON DEKRIMINALIZIMI I PARLAMENTIT DHE NJË MEKANIZËM TË RI. Tashmë prej 5 muajsh opozita ka braktisur Kuvendin, dhe për të thyer bojkotin e saj parlamentar, demokratët kanë rreshtuar një sërë kushtesh, dy prej të cilave janë plotësuar nga mazhoranca. Në seancën plenare të 23 tetorit, me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi, mazhoranca votoi për miratimin e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, atë për serverat e tatimeve dhe për administratën publike.

BOTA