MAZHORANCA DHE OPOZITA, JASHTË VËNDIT
RAMA NË BRUKSEL, BASHA NË GJERMANI PËR BOJKOTIN.Bojkoti parlamentar i opozitës, dhe rikthimi i marrëdhënieve të komunikimit mes dy kampeve politik, besohet të jetë fokusi i bisedimeve të Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Bruksel me kryetarin e grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian, Manfred Veber.
8 DHEJTORI, RAMA: SIMBOL I FUQISË SË RINISË
24 VJETORI I LËVIZJES STUDENTORE 90’ – TË, AKTIVITETE PËR TË RINJTË.Kryeministri Edi Rama zgjodhi 8 Dhjetorin, 24-vjetorin e lëvizjes Studentore të ’90-ës, për t’i bërë apel të rinjve që të bëhen pjesë e politikës e për të sjellë kështu ndryshimin që ata shpresojnë për vendin e tyre.
8 DHEJTORI, BASHA: NUK KTHEHEMI NË DIKTATURË
KRYETARI I OPOZITËS, AKUZA TË ASHPRA NDAJ DYSHES RAMA - META.Ne kete menyre Demokratët festojnë 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, dhe 24 vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. 24 vite më parë një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të “Qytetit Studenti”,
OPOZITA NË KUVEND, VETËM NGA NDËRKOMBËTARËT
MEDIU: NË PRITJE TË REAGIMIT TË BRUKSELIT, NE KEMI KUSHTET TONA.Opozita kërkon një marrëveshje me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, për të thyer bojkotin e parlamentit. Qëndrimi ka ardhur nga kryetari i Republikanëve Fatmir Mediu, pas takimit me kryetarin e PD Basha dhe aleatët e tjerë opozitarë.
KOD I RI SJELLJEJE PËR DEPUTETËT
NUK DO TË KËTË MË TELEFON, POR EDHE VESHJA DO TË JETË ZYRTARE.Kodi i ri i miratuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do t’i ndalojë deputetët gjatë seancave plenare të përdorin aparatët e tyre celularë. Ligjvënësit me kodin e ri do të kufizohen edhe në veshje, duke e pasur si detyrim veshjen zyrtare në ambientet e brendshme të Kuvendit.
ERE, DEBAT PËR ÇMIMIN E ENERGJISË
SINDIKATAT KUNDËR, KËRKOJNË RISHIKIM EDHE NJËHERË TË SITUATËS.Enti Rregullatori i Energjisë pritet të bëjë publike tarifën e re të cmimit të energjisë elektrike.
SHQIPËRIA DEMONTON 17 TON MUNICIONE
KODHELI: ME KËTË PROJEKT PËR SHQIPËRINË MUNDËSI TË REJA. Shqipëria përfundon me sukses të plotë agjësimin e 17 ton municioneve të ardhura nga Mali i Zi. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministria e Mbrojtjes e cila thekson se demontimin i municioneve është kryer në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit.Sipas Ministrisë, finalizimi i këtij projekti është i një rëndësie të veçantë, pasi e kthen Shqipërinë në një qëndër të specializuar demontimi, duke rritur njëkohësisht mundësinë për hapjen e vendeve të reja pune.
RAMA LANÇON :KUTINË E SHËRBIMEVE PUBLIKE”
KRYEMINISTRI FTON TË GJITHË QYTETARËT TË DENONCOJNË ABUZIMET. Çdo qytetar i cili has vonesa ligjore nga shërbimi i institucioneve të shtetit nga sot do të ketë mundësinë t’ia adresojë ankesat vetë kryeministrit apo krerëve të dikastereve përkatëse të qeverisë. Kjo do të realizohet përmes nismës më të re “Kutia e Shërbimeve Publike”, një hapësirë e veçantë online ku çdo personi i jepet mundësia të ankohet kundër shkeljeve që mund të hasë në marrjen e shërbimeve në polici, gjykata apo institucione të tjera.
ENERGJIA, PËRPLASEN RAMA – BASHA
KRYEMINISTRI AFAT PËR KAMATVONESAT, BASHA: ATO TË FALEN.
RAPORTI I TIA, SHQIPËRIA NË ZONËN E KUQE
KORRUPSIONI ËSHTË PROBLEM PËR TË GJITHA EKONOMITË BOTËRORE. Organizata Transparency International ka publikuar sot Indeksin e perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014.Më shumë se dy të tretat e 175 vendeve të vlerësuara radhiten nën shifrën 50 në indeksin prej 0 pikësh që përshkruan vendet me korrupsion të lartë, deri në 100 pikë, që vlen për vendet e pastra.