METOLLARI: SYNOJMË TË ZBUSIM VARFËRINË, TULA: TË MERRET SHEMBULL.Fondacioni “Aleanca Civile Drejt Integritetit” ka bërë shpërndarjen e ndihmave të para për 140 familjet e varfëra nga zonat më problematike të veriut të Shqipërisë.
Zëdhënësja e këtij fondacioni Doriana Metollari tha se pikërisht ky është qëllimi zbutja e varfërisë për këto 140 familje.E pranishme ishte edhe drejtorja e shërbimit social Valbona Tula e cila falenderoi fondacionin “Aleanca Civile Drejt Integritetit” për këto ndihma.Pakot e dhuruara për 140 familjet përmbanin produktet kryesore ushqimore. Fondacioni “Aleanca Civile Drejt Integritetit” u themelua para pak ditësh nga biznesmenia Keti Bazhdari me qëllimin për t’i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/VJKseOrY7go” frameborder=”0″ allowfullscreen ]