SPECIALISTËT: DUHET T’I TRAJTOJMË FËMIJËT ME AUTIZËM SI TË BARABARTË. “Cati Youth” pjesë e fondacionin “Cati Foundation” organizoi një takim sensibilizues për ditën botërore të Autizmit, Shumë të rinj e specialistë të fushës, diskutuan rreth këtij fenomeni me qëllim evidentimin e faktorëve që e shkaktojnë dhe mënyrat e trajtimit të autizmit. Sa i përket anës shëndetësore një shpjegim dha Artan Mesi, shefi i epidemiologjise në drejtorinë e shëndetit publik.

Sa i përket trajtimit social dhe kujdesit e vëmendjes që duhet treguar me fëmijët që janë të prekur nga autizmi foli psikologia Brikena Mustafa. Tema e aktivitetit të zhvilluar nga të rinjtë e “Cati Youth” ishte “Fëmija im ka Autizëm, po fëmija yt çfarë superfuqie ka ? ” Gjatë këtij takimi sensibilizues u kërkua që fëmijët e prekur nga autizmi të cilësohen e të trajtohen si e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë si e vetmja mundësi për t’i ndihmuar ata.

Artikulli paraprakBANORËT E NËNSHKODRËS: S’KEMI FRIKË, GATI PËR PROTESTË
Artikulli tjetërZMIJANI I BINDUR PËR SUKSES NDAJ TEUTËS