Pothuajse çdo familje nga Malësia e Madhe do të ketë përfaqësuesin e saj në protestën e opozitës, e cila pritet të zhvillohet të shtunën e 27 janarit në Tiranë. Kjo është deklarata e kryetarit të PD Malësi e Madhe, Anton Kokaj. Ndër të tjera, Kokaj shprehet se protesta, e cila do të udhëhiqet nga Partia Demokratike, do të jetë një protestë për të gjithë popullatën, pasi aktualisht vendi po drejtohet nga një qeveri e korruptuar.
Kokaj shprehet se vetëm kohët e fundit nga Malësia e Madhe janë larguar një numër prej 3 mijë të rinjsh, të cilët kanë humbur shpresën tek qeveria dhe vetë shteti. Partia Demokratike dhe i gjithë kampi opozitar pritet të jenë në shesh për të protestuar kundër qeverisë. Nga qarku Shkodër, kësaj proteste pritet t’i bashkohen një numër i madh qytetarësh.