Rreth 6,500 foshnja kanë lindur në Turqinë jugore që nga tërmetet shkatërrimtare që tronditën rajonin në fillim të këtij muaji. Lajmin e bërëi me dije ministri turk i Shëndetësisë.
“Gjithsej 6447 foshnja kanë lindur në rajonin e tërmetit që nga dita e parë e fatkeqësisë. Çdo fëmijë i lindur është një shpresë”, tha Fahrettin Koca në Qendrën Koordinuese të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në provincën jugore të Hatay.
Duke i uruar foshnjave jetë të mirë dhe të gjatë, Koca tha se fëmijëve dhe nënave të tyre do t’u ofrohen shërbimet e nevojshme shëndetësore pa ndërprerje. Lidhur me kujdesin e maternitetit, ministrja e Shëndetësisë tha se në rajonin e goditur nga tërmeti janë kryer 10,489 vëzhgime të shtatzënisë dhe numri i ndjekjeve pas lindjes ishte gjithashtu mbi 10,000.